Download Print this page

Makita DUC353 Instruction Manual page 34

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for DUC353:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
► Fig.3: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
SHËNIM: Vegla nuk punon vetëm me një kuti baterie.
SHËNIM: Kushtojini kujdes pozicionit të gishtave kur
instaloni baterinë. Butoni mund të shtypet pa dashje.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë
punës nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas
një prej kushteve të mëposhtme. Treguesit ndizen në
rrethana të caktuara.
Mbrojtja nga mbingarkesa
Nëse vegla përdoret në mënyrë të tillë që të kërkojë
nivele të larta anormale rryme, ajo ndalon automatikisht
dhe llamba e rrymës kryesore do të pulsojë. Në këtë
situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që shkaktoi
mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën për ta
rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla mbinxehet, vegla ndalon automatikisht
dhe llamba e treguesit të kapacitetit do të pulsojë
siç ilustrohet. Në këtë situatë, lëreni veglën të ftohet
përpara se ta ndizni sërish veglën.
Statusi i treguesit të kapacitetit
Ndezur
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, vegla ndalon
automatikisht. Nëse produkti nuk funksionon edhe kur
shtypen çelësat, hiqni bateritë nga vegla dhe ngarkojini
ato.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
► Fig.4: 1. Butoni i kontrollit 2. Treguesi i kapacitetit
Kapaciteti i mbetur i baterisë shfaqet ndërsa
shtypni butonin e kontrollit. Treguesit e kapacitetit i
korrespondojnë secilës bateri.
Statusi i treguesit të kapacitetit
Ndezur
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.5: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
34 ALBANIAN
Fikur
Duke pulsuar
Fikur
Duke pulsuar
Statusi
I mbinxehur.
Kapaciteti
i mbetur i
baterisë
50% deri
100%
20% deri 50%
0% deri 20%
Ngarkojeni
baterinë

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Duc303Duc400