Makita UC3050A Instruction Manual page 44

Electric chain saw
Hide thumbs Also See for UC3050A:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Krasitja e rrënjëve të dukshme: Nisni me rrënjët
më të mëdha. Në fillim bëni prerjet vertikale, më
pas ato horizontale.
Fig.27
Bëni një prerje të pjerrët: Kjo prerje e pjerrët
përcakton drejtimin në të cilin do të bjerë pema dhe e
udhëzon. Ajo bëhet nga ana nga ku do të bjerë pema.
Bëjeni këtë prerje të pjerrët sa më afër tokës. Në fillim
bëni prerjen horizontale në një thellësi 1/5-1/3 të
diametrit të trungut. Mos e bëni prerjen e pjerrët
shumë të madhe. Më pas bëni prerjen diagonale.
Bëni prerjet korrigjuese të kësaj prerjeje të pjerrët
në gjithë gjerësinë e saj.
Fig.28
Prerjen e pasme bëjeni pak më lart se prerja bazë
e prerjes së pjerrët. Prerja e pasme duhet të jetë
krejtësisht horizontale. Lini afërsisht 1/10 e
diametrit të trungut ndërmjet prerjes së pasme dhe
prerjes së pjerrët.
Fibrat e drurit në pjesën e paprerë të trungut
shërbejnë si menteshë. Në asnjë rrethanë mos i prisni
të gjitha fibrat, sepse pema mund të bjerë në mënyrë
të pakontrolluar. Fusni pyka në prerjen e pasme.
Për të mbajtur prerjen e pasme të hapur mund të
përdoren vetëm pyka plastike ose alumini.
Përdorimi i pykave prej hekuri është i ndaluar.
Qëndrimi në anë të pemës që bie. Mbani një zonë
të pastër pas pemës që shembet deri në një kënd
prej 45 ° nga secila anë e boshtit të pemës
(referojuni figurës për "zonën e prerjes"). Bëni
kujdes nga rënia e degëve.
Duhet të planifikohet dhe pastrohet një rrugë
largimi sipas nevojës para se të nisin prerjet.
Rruga e largimit duhet të kalojë nga pas dhe
diagonalisht me pjesën e pasme të linjës ku pema
pritet që të bjerë, siç ilustrohet në figurë.
Fig.29
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr
nga
korrenti
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Vini gjithmonë doreza kur kryeni një inspektim ose
mirëmbajtje.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Punët e mirëmbajtjes që përshkruhen më poshtë kryejini në
intervale të rregullta. Pretendimet për garanci do të pranohen
vetëm nëse këto veprime janë kryer rregullisht dhe siç duhet.
Përdoruesi mund të kryejë vetëm punët e mirëmbajtjes
të përshkruara në këtë manual përdorimi. Çdo veprim
tjetër duhet të kryhet nga qendrat e autorizuara të
shërbimit MAKITA.
përpara
se
kryeni
Pastrimi i sharrës me zinxhir.
Sharrën pastrojeni rregullisht me një copë të pastër.
Dorezat në veçanti, nuk duhet të jenë kurrë me vaj.
Kontrolli i folesë plastike
Kryeni inspektime vizuale të rregullta të të gjitha pjesëve
të folesë. Nëse ndonjë nga pjesët është dëmtuar,
riparojeni menjëherë dhe siç duhet në qendrat e
shërbimit të autorizuara MAKITA.
Mprehja e sharrës me zinxhir
KUJDES:
Hiqeni gjithmonë prizën dhe vishni doreza sigurie
kur kryeni punime në zinxhirin e sharrës.
Fig.30
Mprihni sharrën me zinxhir kur:
Prodhohet tallash i grimcuar kur pritet dru i lagësht;
Zinxhiri e depërton drurin me vështirësi, edhe kur
ushtrohet presion i lartë;
Tehu prerës duket që është dëmtuar;
Kur sharra tërheq majtas ose djathtas në dru.
Arsyeja për këtë sjellje është mprehja jo e
barabartë e zinxhirit të sharrës ose dëmtimi i tij
vetëm në një anë.
Mprihni vazhdimisht zinxhirin e sharrës, por pas
çdo mprehjeje hiqni vetëm nga pak material.
Dy ose tre kalime me limë zakonisht mjaftojnë për
mprehje rutinë. Kur zinxhiri i sharrës është mprehur disa
herë, dërgojeni për ta mprehur te një qendër e
autorizuar shërbimi MAKITA.
Kriteret e mprehjes:
Të gjitha gjatësitë e prerësit duhet të jenë të
barabarta. Prerësit me gjatësi të ndryshme nuk
lejojnë që zinxhiri të punojë pa probleme dhe
mund të shkaktojnë prishjen e tij.
Mos e mprihni zinxhirin kur është arritur gjatësia
minimale prej 3 mm për një prerës. Në këtë rast
duhet të vihet një zinxhir i ri.
Trashësia e ashklës përcaktohet nga distanca
ndërmjet matësit të thellësisë (hundëzës së
rrumbullakët) dhe tehut prerës.
Rezultatet më të mira të prerjes arrihen në
distancat e mëposhtme ndërmjet tehut prerës dhe
matësit të thellësisë.
Tehu i zinxhirit 91PX: 0,65 mm
Fig.31
PARALAJMËRIM:
Një distancë e tepërt rrit rrezikun për kundërveprim.
Këndi i mprehjes prej 30° duhet të jetë i njëjtë për të
gjithë prerësit. Ndryshimet në kënd bëjnë që zinxhiri
të ketë probleme gjatë punës, përshpejtojnë
konsumimin e tij dhe çojnë në prishje të zinxhirit.
Këndi i pllakës anësore të prerësit përcaktohet
nga thellësia e depërtimit të limës së rrumbullakët.
Nëse lima e specifikuar përdoret siç duhet, këndi i
saktë i pllakës anësore prodhohet automatikisht.
44

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents