Makita 4350T Instruction Manual page 19

Hide thumbs Also See for 4350T:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
KUJDES:
Mbajeni veglën fort me një dorë në dorezën
kryesore gjatë kohës që vegla është në punë.
Nëse është e nevojshme, pjesa e përparme e
veglës mund të mbështetet me dorën tjetër.
Mbajeni gjithmonë bazën ngjitur me materialin.
Moskryerja e këtij veprimi mund të thyejë fletën
duke shkaktuar dëmtime serioze.
► Fig.8: 1. Vija e prerjes 2. Bazamenti
Ndizni veglën dhe prisni derisa fleta të marrë
shpejtësinë e plotë. Më pas vendoseni bazën e veglës
mbi material dhe lëvizeni veglën me ngadalë përpara
përgjatë vijës së prerjes të shënjuar më parë. Kur prisni
me kthesa, shtyjeni veglën përpara shumë ngadalë.
Prerje me buzë
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga priza përpara se të anoni
bazën.
Me bazën të anuar, ju mund të bëni prerje me kënd nga
0° deri në 45° (majtas ose djathtas).
► Fig.9
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal. Lëvizeni bazën në mënyrë të tillë
që buloni të pozicionohet në qendër të folesë së buzëve
në bazë.
► Fig.10: 1. Bazamenti 2. Buloni 3. Çelësi heksagonal
Anoni bazën derisa të arrini këndin e dëshiruar të
buzëve. Dhëmbëza në formë V-je e dhomës së
ingranazhit tregon këndin e buzëve me gradim. Më pas
shtrëngoni fort bulonin për të siguruar bazën.
► Fig.11: 1. Gradimi 2. Foleja e prerjes 3. Bazamenti
4. Foleja e ingranazhit 5. Kanali në formë
V-je 6. Buloni
Prerje me pjesën e përparme të
puthitur
► Fig.12: 1. Bazamenti 2. Buloni 3. Çelësi heksagonal
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal dhe rrëshqisni bazën nga pas deri
në fund. Më pas shtrëngoni bulonin për të siguruar
bazën.
Prerje e pjesshme
Prerjet e pjesshme mund të bëhen sipas metodës A
ose B.
A) Shpimi i një vrime fillestare:
► Fig.13: 1. Vrima e nisjes
Për një prerje të pjesshme të brendshme pa prerje
hyrëse në anë, shponi paraprakisht një vrimë
fillestare me diametër 12 mm ose më shumë.
Futeni fletën në këtë vrimë për të nisur prerjen
tuaj.
B) Prerje me temperim:
► Fig.14
Nuk është nevoja që të shponi një vrimë fillestare ose të bëni
një prerje hyrëse nëse bëni me kujdes veprimet e mëposhtme.
(1) Anoni veglën nga lart me anën e përparme
të bazës dhe majën e fletës të pozicionuar
mbi sipërfaqen e materialit.
Ushtroni presion mbi vegël në mënyrë që ana
(2)
e përparme e bazës të mos lëvizë kur të ndizni
veglën dhe ulni me ngadalë skajin fundor të veglës.
Ndërkohë që fleta shpon materialin, ulni me ngadalë
(3)
bazën e veglës mbi sipërfaqen e materialit të punës.
(4) Përfundoni prerjen në mënyrë normale.
Përfundimi i skajeve anësore
► Fig.15
Për të prerë skajet anësore ose për të bërë rregullime
dimensionale, vendoseni fletën lehtësisht te anët e prera.
Prerja e metaleve
Përdorni gjithmonë një ftohës të përshtatshëm (vaj
prerjeje) kur prisni metal. Mos kryerja e këtij veprimi do
ta konsumojë shumë fletën. Pjesa e poshtme e materialit
të punës mund të lyhet me graso në vend të ftohësit.
Heqja e pluhurave
► Fig.16: 1. Hundëza e pluhurit 2. Bazamenti
► Fig.17
Hundëza për pluhurin (aksesor) rekomandohet për të
kryer prerje të pastra.
Për të montuar hundëzën e pluhurit në vegël, fusni
grepin e hundëzës së pluhurit në vrimën në bazë.
Hundëza e pluhurit mund të instalohet në anën e majtë
ose të djathtë të bazës.
Më pas lidhni një fshesë me korrent Makita me
hundëzën e pluhurit.
► Fig.18: 1. Hundëza e pluhurit 2. Tubi për fshesën me korrent
KUJDES:
Nëse mundoheni ta hiqni hundëzën e pluhurit
me forcë, grepi i hundëzës së pluhurit mund të
zvogëlohet dhe hiqet vetvetiu gjatë punës.
Grupi i planit lëvizës (aksesor opsional)
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
e hequr nga priza përpara se ta instaloni ose
hiqni aksesorët.
1. Prerjet e drejta
► Fig.19: 1. Riga drejtuese
► Fig.20: 1. Çelësi heksagonal 2. Buloni 3. Udhëzuesi
i rigës drejtuese
Kur prisni vazhdimisht gjerësi prej 160 mm ose më pak,
përdorimi i planit lëvizës siguron prerje të shpejta, të pastra dhe
të drejta. Për të instaluar planin lëvizës në vrimën drejtkëndore
në anë të bazës së veglës me udhëzuesin e planit të drejtuar
poshtë. Rrëshqisni planin lëvizës në pozicionin e dëshiruar për
gjerësinë e prerjes, më pas shtrëngoni bulonin për ta siguruar.
19 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

4350ct4350fct

Table of Contents