Makita 9031 Instruction Manual page 12

Hide thumbs Also See for 9031:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi ose heqja e rripit abraziv
► Fig.3: 1. Pulexha e pasme 2. Pulexha e përparme
Lidheni rripin në pulexhën e përparme. Mbajeni veglën
siç tregohet në figurë dhe shtypeni për ta tërhequr
pulexhën e përparme në mënyrë që të rrëshqisni skajin
tjetër të rripit në pulexhën e pasme. Kur shtypni veglën
bëni kujdes që mos të lejoni që pulexha e përparme
të kthehet në mënyrë të papritur duke bërë që ju të
humbisni kontrollin mbi veglën.
SHËNIM:
Shigjeta në anën e brendshme të rripit dhe ajo
që është shënuar në pulexhën e pasme duhet të
tregojnë të njëjtin drejtim.
► Fig.4: 1. Shigjeta
Lidhja me fshesën me korrent
Makita
KUJDES:
Mbylleni gjithmonë kapakun e hundëzës kur
fshesa me korrent nuk është lidhur në hundëz.
Asnjëherë mos fusni gishtin në hundëz.
Një smerilim më i pastër mund të kryhet duke e lidhur
smeriluesin me rrip me një fshesë me korrent Makita.
► Fig.5: 1. Kapaku i hundëzës 2. Hundëza
Kur e lidhni me fshesën me korrent Makita, nevojitet një
tub opsional me diametër të brendshëm 28 mm.
► Fig.6: 1. Hundëza 2. Tubi 19 3. Tubi i fshesës me
korrent 4. Fshesa me korrent
Kur e lidhni me një thithës pluhuri Makita (Modeli 420S),
tubi i thithësit të pluhurave nuk është i nevojshëm. Mund
ta lidhni smeriluesin me rrip direkt me tubin opsional 28.
► Fig.7: 1. Hundëza 2. Tubi 19 3. Thithësi i pluhurit
PËRDORIMI
KUJDES:
Siguroni materialin e punës me morseta etj.,
nëse ka mundësi që ai të lëvizë gjatë punës.
Vegla nuk duhet të jetë në kontakt me sipërfaqen
e materialit të punës kur ju e ndizni ose e fikni
veglën. Përndryshe smerilimi përfundimtar mund
të jetë i dobët, mund të dëmtohet rripi ose mund
të humbasë kontrolli i veglës.
Kur punoni me veglën kini kujdes që të
shmangni çdo kontakt të veglës dhe rripit me
ndonjë pjesë të trupit tuaj ose me ndonjë ose
diçka afër jush.
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën
ndihmëse) dhe gjatë përdorimit mbajeni veglën fort nga
mbajtësja anësore dhe nga doreza e çelësit. Ndizni
veglën dhe prisni derisa ajo të marrë shpejtësinë e
plotë. Vendoseni me ngadalë veglën në materialin
e punës dhe lëvizeni veglën përpara dhe mbrapa.
Shtyjeni rripin lehtësisht mbi materialin e punës.
Ushtrimi i forcës së tepërt mund të dëmtojë rripin ose të
shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
► Fig.8: 1. Shenja kufizuese
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën
e kufizimit. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të
hyjnë lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat
duhen zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
► Fig.9: 1. Kapaku i mbajtëses së karboncinave
2. Kaçavida
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Rripat abraziv
Tubi 28
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato
mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
12 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents