Makita 9566CVR Instruction Manual page 26

Hide thumbs Also See for 9566CVR:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Për modelin 9566CVR
Fig.5
Shpejtësia e rrotullimit mund të ndryshohet duke e
kthyer çelësin e rregullimit të shpejtësisë në një numër
të caktuar nga 1 deri në 5.
Shpejtësia më e lartë përftohet kur çelësi kthehet në
drejtim të numrit 5. Shpejtësia më e ulët përftohet kur ai
kthehet në drejtim të numrit 1.
Referojuni tabelës për lidhjen ndërmjet vendosjes së
numrave në çelës dhe shpejtësisë së përafërt të rrotullimit.
Numri
1
2
3
4
5
006409
KUJDES:
Nëse pajisja përdoret vazhdimisht në shpejtësi të
ulët për një kohë të gjatë, motori do të
mbingarkohet dhe do të nxehet.
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet
deri në 5 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas
5 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të shpejtësisë
nuk do të funksionojë.
Veglat të cilat janë të pajisura me funksionin elektronik
përdoren lehtë për shkak të karakteristikave të
mëposhtme.
Kontrolli elektronik i shpejtësisë konstante
E mundur për të marrë rezultate të mira, sepse
shpejtësia e rrotullimit mbahet konstante, madje
edhe në kushte kur vegla është e ngarkuar.
Tipari i ndezjes së ngadaltë
Ndezje e ngadaltë për shkak të tronditjes së
mbytur të ndezjes.
Mbrojtësi nga mbingarkesa
Kur ngarkesa në vegël i tejkalon nivelet e
pranueshme, ulet fuqia që i shkon motorit për ta
mbrojtur motorin nga mbinxehja. Kur ngarkesa
kthehet në nivele të pranueshme, pajisja do të
funksionojë si normalisht.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe hequr
nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Instalimi i mbajtëses (dorezës) anësore
Fig.6
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja anësore është
instaluar siç duhet përpara përdorimit.
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
-1
min
(RPM)
4000
5000
6500
8000
10 000
26
Instalimi ose heqja e mbrojtëses së diskut
(për disk të shtypur në qendër, multidisk /
disk smerilues prerës, disk diamanti)
Për vegël me mbrojtëse disku të llojit me levë
mbërthyese
Fig.7
Fig.8
PARALAJMËRIM:
Mbrojtësja e diskut duhet të përshtatet me veglën
në mënyrë të tillë që pjesa e mbyllur e mbrojtëses
të jetë gjithmonë e drejtuar nga përdoruesi.
Kur përdorni disk smerilues prerës / disk diamanti,
sigurohuni të përdorni vetëm mbrojtësen e
posaçme të diskut të projektuar për përdorim me
disqe prerëse. (Në disa shtete evropiane kur
përdoret disku i diamantit mund të përdoret dhe
mbrojtëse e zakonshme. Ndiqni rregullat e shtetit
ku ndodheni.)
Lironi levën në mbrojtësen e diskut. Montojeni
mbrojtësen e diskut me të dalën në shiritin e mbrojtëses
së diskut të rreshtuar në një vijë me dhëmbin e kutisë
mbajtëse. Në vijim rrotullojeni mbrojtësen e diskut me
180°. Shtrëngoni levën për të mbërthyer mbrojtësen e
diskut. Nëse leva është shumë e shtrënguar ose shumë
e lirë për të mbajtur mbrojtësen e diskut, lironi ose
shtrëngoni vidën për të rregulluar shtrëngimin e
mbrojtëses së diskut.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Instalimi ose heqja e diskut lëmues me
qendër të shtypur/multidiskut (aksesor)
Fig.9
Montoni flanxhën e brendshme në bosht. Futni diskun
në flanxhën e brendshme dhe vidhosni dadon bllokuese
te boshti.
Për ta shtrënguar dadon bllokuese, shtypni bllokimin e
boshtit aq fort sa boshti të mos rrotullohet më, pastaj
përdorni çelësin e dados së bllokimit dhe shtrëngojeni
mirë në drejtim orar.
Fig.10
Për ta hequr diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
Flanxha e sipërme
Modelet me shkronjën F janë pajisur si standard me një
super flanxhë. Krahasuar me llojin tradicional, nevojitet
vetëm 1/3 e forcës për të kthyer mbrapsht dadon e
kyçjes.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

9566cr

Table of Contents