Makita HS012G Instruction Manual page 43

Cordless circular saw
Hide thumbs Also See for HS012G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për veglën me unazë
► Fig.23: 1. Boshti i montimit 2. Flanxha e brendshme
3. Fleta e sharrës së rrumbullakët
4. Flanxha e jashtme 5. Buloni hekzagonal
6. Unaza
PARALAJMËRIM:
SHTRËNGONI BULONIN HEKZAGONAL NË
MËNYRË TË SIGURT. Gjithashtu kini kujdes të
mos e shtrëngoni bulonin me forcë. Nëse ju
rrëshqet dora nga çelësi hekzagonal mund të
shkaktoni lëndime personale.
PARALAJMËRIM:
të montuar diskun në bosht, sigurohuni gjithmonë
që ndërmjet flanxhës së brendshme dhe asaj të
jashtme të jetë instaluar unaza e duhur për vrimën
e boshtit të diskut që keni ndër mend të përdorni.
Përdorimi i unazës së gabuar për vrimën e boshtit
mund të rezultojë në montim të pasaktë të diskut që
çon në lëvizje të diskut dhe dridhje të rënda, të cilat
mund të sjellin humbje të kontrollit gjatë punës dhe
lëndime personale të rënda.
Heqja e fletës së sharrës së
rrumbullakët
1.
Lironi levën në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni
bazën poshtë.
2.
Shtypni plotësisht bllokuesin e boshtit në
mënyrë që boshti i montimit të mos rrotullohet dhe
përdorni çelësin fiso hekzagonal për të liruar bulonin
hekzagonal. Më pas hiqni bulonin hekzagonal, flanxhën
e jashtme, fletën e sharrës së rrumbullakët dhe unazën
(sipas shtetit).
3.
Instaloni sërish flanxhën e jashtme dhe bulonin
hekzagonal. Shtypni bllokuesin e boshtit dhe shtrëngoni
bulonin hekzagonal.
Pastrimi i mbrojtëses së diskut
Kur ndërroni fletën e sharrës rrethore, sigurohuni
gjithashtu që të pastroni tallashin e grumbulluar në
mbrojtësen e sipërme dhe të poshtme të fletës, siç
diskutohet në seksionin Mirëmbajtja. Këto veprime nuk
shmangin nevojën për të kontrolluar funksionimin e
mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.
Lidhja me një fshesë me korrent
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një fshesë
me korrent Makita me veglën.
Vendosni hundëzën e pluhurit në vegël duke përdorur
vidën.
► Fig.24: 1. Hundëza e pluhurit 2. Vida
Lidhni tubin e fshesës me korrent me hundëzën e
pluhurit duke përdorur unazën e përparme 24 (aksesor
opsional).
► Fig.25: 1. Hundëza e pluhurit 2. Unazat e përparme
24 3. Tubi i fshesës me korrent
SIGUROHUNI QË TA
Nëse nevojitet unaza për
PËRDORIMI
Kjo vegël është prodhuar për të prerë produkte
druri. Me fletët e përshtatshme origjinale të sharrave
të rrumbullakëta Makita mund të sharrohen edhe
materialet e mëposhtme:
Produktet e aluminit
Referojuni uebsajtit tonë ose kontaktoni me distributorin
lokal të Makita për fletët e duhura të sharrës rrethore që
do të përdoren për materialin që do të pritet.
Kontrollimi i funksionit të
mbrojtëses së fletës
Hiqni kutinë e baterisë.
Vendosni këndin e prerjes së pjerrët në 0°, dhe më pas
tërhiqeni mbrojtësen e poshtme manualisht deri në fund
dhe lëshojeni. Mbrojtësja e poshtme funksionon mirë
nëse;
është tërhequr mbi bazë pa pengesa dhe;
kthehet automatikisht dhe kontakton me
bllokuesin.
► Fig.26: 1. Mbrojtësja e sipërme 2. Mbrojtësja e
poshtme 3. Baza 4. Bllokuesi 5. Hapur
6. Mbyllur
Nëse mbrojtësja e poshtme nuk funksionon siç duhet,
kontrolloni nëse është grumbulluar pluhur sharre
brenda mbrojtëseve të sipërme dhe të poshtme. Nëse
mbrojtësja e poshtme nuk funksionin siç duhet edhe
pas heqjes së pluhurit, kërkoni nga qendra e shërbimit
të Makita të kryejë shërbimin e veglës.
Operacioni i prerjes
KUJDES:
Mbani maskë kundër pluhurit kur
kryeni operacionin e prerjes.
KUJDES:
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara
lehtë dhe në vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
SHËNIM: Vegla mund të mos funksionojë me
kapacitet të plotë kur temperatura e kutisë së
baterisë është e ulët. Në këtë moment, për shembull,
përdoreni veglën për një prerje të lehtë për pak kohë
derisa kutia e baterisë të marrë temperaturën e
dhomës. Më pas, vegla mund të punojë me kapacitet
të plotë.
► Fig.27
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një
dorezë të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini
të dyja për ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja
duart përdoren për të mbajtur sharrën, ato s'mund të
priten nga fleta e sharrës rrethore. Vendoseni bazën
mbi materialin e punës që do të pritet pa bërë asnjë
kontakt me fletën e sharrës rrethore. Në vijim ndizeni
veglën dhe prisni derisa fleta e sharrës rrethore të arrijë
shpejtësinë e plotë. Tani thjesht lëvizni veglën përpara
mbi sipërfaqen e materialit të punës, duke e mbajtur në
të njëjtën lartësi dhe duke ecur para me ngadalë derisa
sharrimi të përfundojë.
43 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents