Makita DUC256 Instruction Manual page 43

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for DUC256:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
Vajosja
Zinxhiri i sharrës lubrifikohet automatikisht kur vegla
është në përdorim. Kontrolloni sasinë e vajit të mbetur
në depozitën e vajit në mënyrë periodike përmes
dritares së kontrollit të vajit.
Për të rimbushur depozitën, vendoseni sharrën anash,
më pas shtyni kapakun e depozitës së vajit dhe hiqni
kapakun e depozitës së vajit. Sasia e duhur e vajit
është 200 ml. Pas rimbushjes së depozitës, sigurohuni
që kapaku i depozitës së vajit të jetë shtrënguar mirë.
► Fig.18: 1. Kapaku i depozitës së vajit 2. Dritarja e
kontrollit të vajit
Pas rimbushjes, mbajeni sharrën me zinxhir larg nga
pema. Filloni dhe prisni derisa lubrifikimi i zinxhirit të
sharrës të jetë i përshtatshëm.
► Fig.19
VINI RE:
Kur mbushni vajin e zinxhirit për herë
të parë, ose kur mbushni depozitën pasi është
boshatisur krejtësisht, shtoni vaj deri në skajin
e fundit të pompës. Përndryshe mbushja e vajit
mund të jetë e pasaktë.
VINI RE:
Përdorni vetëm vajin ekskluziv të
zinxhirit të sharrës për sharrat me zinxhir Makita
ose vajra ekuivalente që disponohen në treg.
VINI RE:
Kurrë mos përdorni vaj me pluhur dhe
grimca apo vaj që avullon.
VINI RE:
Kur krasitni pemë, përdorni vaj botanik.
Vaji mineral i dëmton pemët.
VINI RE:
Para se të filloni prerjen, sigurohuni
që kapaku i depozitës së vajit të jetë vidhosur
tamam.
PUNA ME SHARRËN ME ZINXHIR
KUJDES:
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg
zinxhirit të sharrës ndërkohë që motori është
duke punuar.
KUJDES:
Mbajeni sharrën me zinxhir fort me
të dyja duart ndërsa motori është duke punuar.
KUJDES:
Mos u zgjatni më shumë seç duhet.
Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin.
VINI RE:
Asnjëherë mos e tundni apo e lëshoni
në tokë veglën.
VINI RE:
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit të veglës.
Krasitja e pemëve
Vendoseni trupin e sharrës me zinxhir në kontakt me
degën që do të pritet para se ta ndizni. Në të kundërt
mund të shkaktojë lëkundjen e shufrës udhëzuese,
duke shkaktuar lëndim të operatorit. Sharrojeni drurin
që do të pritet thjesht duke e lëvizur poshtë duke
përdorur peshën e sharrës me zinxhir.
► Fig.20
Nëse nuk mund ta prisni lëndën drusore me një goditje:
Ushtroni presion të lehtë në dorezë dhe vazhdoni të
sharroni dhe tërhiqeni pak prapa sharrën me zinxhir.
► Fig.21
Kur prisni degë të trasha, në fillim bëni një prerje të
lehtë nga poshtë dhe pastaj bëni prerjen përfundimtare
nga sipër.
► Fig.22
Nëse përpiqeni të prisni degë të trasha nga pjesa e
poshtme, dega mund të afrohet dhe të shtyjë zinxhirin
e sharrës që është duke prerë. Nëse përpiqeni të prisni
degë të trasha nga sipër pa prerjen e lehtë nga poshtë,
dega mund të çahet në ashkla.
► Fig.23
Transportimi i veglës
Përpara se të transportoni veglën, gjithmonë aplikoni
frenin e zinxhirit dhe hiqeni kutinë e baterisë nga vegla.
Më pas vendosni kapakun e shufrës udhëzuese.
Gjithashtu mbulojeni kutinë e baterisë me kapakun e
baterisë.
► Fig.24: 1. Kapaku i shufrës udhëzuese 2. Kapaku
i baterisë
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
KUJDES:
Vini gjithmonë doreza kur kryeni një
inspektim ose mirëmbajtje.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Mprehja e sharrës me zinxhir
Mprihni sharrën me zinxhir kur:
Prodhohet tallash i grimcuar kur pritet dru i
lagësht;
Zinxhiri e depërton drurin me vështirësi, edhe kur
ushtrohet presion i lartë;
Tehu prerës duket që është dëmtuar;
Kur sharra tërheq majtas ose djathtas në dru.
(shkaktohet nga mprehja jo e barabartë e zinxhirit
të sharrës ose dëmtimi i tij vetëm në një anë)
Mpriheni vazhdimisht zinxhirin e sharrës, por çdo herë
nga pak. Dy ose tre kalime me limë zakonisht mjaftojnë
për mprehje rutinë. Kur zinxhiri i sharrës është mprehur
disa herë, dërgojeni për ta mprehur te qendra jonë e
autorizuar e shërbimit.
43 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc306Duc356Duc406Duc256c

Table of Contents