Makita DUC256 Instruction Manual page 42

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for DUC256:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
KUJDES:
Mos e prekni zinxhirin e sharrës me
duar të zhveshura. Mbani gjithmonë doreza kur
punoni me zinxhirin e sharrës.
Heqja ose instalimi i zinxhirit të
sharrës
KUJDES:
Zinxhiri i sharrës dhe shufra
udhëzuese akoma janë të nxehta pas përdorimit.
Lërini të ftohen para se të kryeni punë me veglën.
KUJDES:
Procedurën për heqjen ose
instalimin e zinxhirit të sharrës kryejeni në një
vend të pastër pa tallash dhe gjëra të ngjashme.
Për të instaluar zinxhirin e sharrës, ndiqni hapat e
mëposhtëm:
1.
Kontrolloni drejtimin e zinxhirit të sharrës.
Përputhni drejtimin e zinxhirit të sharrës me atë të
shenjës në trupin e zinxhirit të sharrës.
2.
Montoni njërin skaj të zinxhirit të sharrës në
pjesën e sipërme të shufrës drejtuese.
3.
Montoni skajin tjetër të zinxhirit të sharrës rreth
rrotëzës së dhëmbëzuar, më pas vendosni shufrën
udhëzuese me trupin e sharrës me zinxhir, duke
bashkërenditur vrimën në shufrën udhëzuese me kunjin
në trupin e sharrës me zinxhir.
► Fig.11: 1. Rrotëza e dhëmbëzuar 2. Vrima
4.
Fusni pjesën e dalë dhe kunjin në kapakun e
rrotëzës së dhëmbëzuar në trupin e sharrës me zinxhir,
më pas mbyllni kapakun në mënyrë që buloni dhe kunji
në trupin e sharrës me zinxhir të takohen me pjesët
homologe në kapak.
► Fig.12: 1. Pjesa e dalë 2. Kapaku i rrotës së
dhëmbëzuar 3. Buloni 4. Kunji
5.
Shtrëngoni dhe lironi dadon mbajtëse për të
siguruar kapakun e rrotëzës së dhëmbëzuar, më pas
lirojeni pak për rregullim të tendosjes.
(Për procedurën shikoni kapitullin "Rregullimi i
tendosjes së zinxhirit të sharrës".)
► Fig.13: 1. Dadoja mbajtëse
Për të hequr zinxhirin e sharrës, ndiqni hapat e
mëposhtëm:
1.
Lironi frenin e zinxhirit duke tërhequr mbrojtësen e
përparme të duarve.
2.
Lironi vidën rregulluese të zinxhirit, më pas dadon
mbajtëse.
► Fig.14: 1. Vida e kalibrimit të zinxhirit 2. Dadoja
mbajtëse
3.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar dhe më
pas hiqni zinxhirin e sharrës dhe shufrën udhëzuese
nga trupi i sharrës me zinxhir.
Rregullimi i tendosjes së zinxhirit të
sharrës
KUJDES:
Mos e shtrëngoni zinxhirin e
sharrës më shumë se sa duhet. Një tendosje tepër
e madhe e zinxhirit të sharrës mund të shkaktojë
prishjen e zinxhirit të sharrës dhe konsumimin e
shufrës udhëzuese.
KUJDES:
Një zinxhir jo i tendosur sa duhet
mund të dalë nga shufra dhe mund të shkaktojë
aksident të rëndë.
Zinxhiri i sharrës mund të lirohet pas shumë orësh
përdorimi. Herë pas here kontrolloni tendosjen e
zinxhirit përpara përdorimit.
1.
Lironi frenin e zinxhirit duke tërhequr mbrojtësen e
përparme të duarve.
2.
Lironi dadon mbajtëse pak për të liruar lehtë
kapakun e rrotëzës së dhëmbëzuar.
► Fig.15: 1. Dadoja mbajtëse
3.
Ngrijeni lart lehtë majën e shufrës udhëzuese
dhe rregulloni tendosjen e zinxhirit. Rrotulloni vidën
e rregullimit të zinxhirit në drejtim të akrepave të orës
për ta shtrënguar, rrotullojeni në drejtim të kundërt të
akrepave të orës për ta liruar.
Për fletën e zinxhirit 90PX, 91PX dhe 80TXL:
Shtrëngoni zinxhirin e sharrës derisa ana e poshtme
e zinxhirit të sharrës të puthitet në shinën e shufrës
udhëzuese si në ilustrim.
► Fig.16: 1. Shufra udhëzuese 2. Zinxhiri i sharrës
3. Vida e kalibrimit të zinxhirit
Për fletën e zinxhirit 25AP:
Shtrëngoni zinxhirin e sharrës në mënyrë që hapësira
mes qendrës së anës më të ulët të shufrës udhëzuese
dhe zinxhiri i sharrës të bëhet rreth 1 mm deri 2 mm.
4.
Mbajeni lehtë shufrën udhëzuese dhe shtrëngoni
kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
Për fletën e zinxhirit 90PX, 91PX dhe 80TXL:
Sigurohuni që zinxhiri i sharrës të mos lirohet në anën
e poshtme.
Për fletën e zinxhirit 25AP:
Sigurohuni që hapësira mes qendrës së anës së
poshtme të shufrës udhëzuese dhe zinxhiri i sharrës të
jetë rreth 1 mm deri 2 mm.
5.
Shtrëngoni dadon mbajtëse për të siguruar
kapakun e rrotëzës së dhëmbëzuar.
► Fig.17: 1. Dadoja mbajtëse
42 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duc306Duc356Duc406Duc256c

Table of Contents