Makita CS002GZ01 Instruction Manual page 29

Cordless metal cutter
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pastrimi i mbrojtëses së diskut
Kur ndërroni fletën e sharrës së rrumbullakët,
sigurohuni gjithashtu që të pastroni copëzat e metalit
të grumbulluara në mbrojtësen e sipërme dhe të
poshtme, siç diskutohet në seksionin për mirëmbajtjen.
Këto veprime nuk shmangin nevojën për të kontrolluar
funksionimin e mbrojtëses së poshtme përpara çdo
përdorimi.
PËRDORIMI
Kjo vegël synohet vetëm për të prerë çelik të butë.
Referojuni uebsajtit tonë ose kontaktoni me distributorin
lokal të Makita për fletët e duhura të sharrës së
rrumbullakët që do të përdoren për materialin që do të
pritet.
KUJDES:
Përpara përdorimit, mbani
gjithmonë mbrojtëse për sytë ose syze.
KUJDES:
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara
lehtë dhe në vijë të drejtë. Shtytja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
KUJDES:
Asnjëherë mos e përdridhni dhe
mos ushtroni forcë mbi vegël gjatë prerjes. Kjo
mund të shkaktojë mbingarkesë të motorit dhe/ose
zmbrapsje të rrezikshme, që mund të çojë në lëndim
të rëndë të punëtorit.
KUJDES:
Përdorni gjithmonë fletët e
sharrës së rrumbullakët me majë karbiti të
përshtatshme për punën tuaj. Përdorimi i fletëve të
papërshtatshme të sharrës së rrumbullakët mund të
japë rezultate të dobëta në prerje dhe/ose mund të
rrezikojë të lëndoheni personalisht.
KUJDES:
Mos përdorni fletë të deformuar ose
të krisur sharre të rrumbullakët. Zëvendësojeni
me një të re.
Kontrollimi i funksionit të
mbrojtëses së fletës
Hiqni kutinë e baterisë dhe kutinë e pluhurit.
Tërhiqeni mbrojtësen e poshtme deri në fund dhe
lëshojeni. Mbrojtësja e poshtme funksionon mirë nëse;
është tërhequr mbi bazë pa pengesa dhe;
kthehet automatikisht dhe kontakton me
bllokuesin.
► Fig.19: 1. Mbrojtësja e sipërme 2. Mbrojtësja e
poshtme 3. Baza 4. Bllokuesi 5. Hapur
6. Mbyllur
Nëse mbrojtësja e poshtme nuk funksionon siç duhet,
kontrolloni nëse janë grumbulluar copëza metali
brenda mbrojtëseve të sipërme dhe të poshtme. Nëse
mbrojtësja e poshtme nuk funksionon siç duhet edhe
pas heqjes së copëzave të metalit, kërkoni nga qendra
e shërbimit të Makita të kryejë shërbimin e veglës.
► Fig.20
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një dorezë
të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini të dyja për
ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja duart përdoren
për të mbajtur veglën, ato nuk mund të priten nga fleta e
sharrës së rrumbullakët. Vendoseni bazën mbi materialin
e punës që do të pritet pa bërë asnjë kontakt me fletën e
sharrës së rrumbullakët. Në vijim ndizeni veglën dhe prisni
derisa fleta e sharrës së rrumbullakët të arrijë shpejtësinë e
plotë. Tani thjesht lëvizni veglën përpara mbi sipërfaqen e
materialit të punës, duke e mbajtur në të njëjtën lartësi dhe
duke ecur para me ngadalë derisa prerja të përfundojë.
Për prerje të pastra, mbajeni vijën e prerjes të drejtë dhe
shpejtësinë e përparimit të njëtrajtshme. Nëse prerja nuk
bëhet sipas vijës së prerjes që kishit në mendje, mos u
përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni veglën pas me forcë për në
vijën e prerjes. Ky veprim mund të bllokojë fletën e sharrës
së rrumbullakët e të çojë në zmbrapsje të rrezikshme dhe
ndoshta lëndime serioze. Lëshoni çelësin, prisni derisa fleta
e sharrës së rrumbullakët të ndalojë dhe më pas tërhiqeni
veglën. Rivendoseni veglën në vijën e re të prerjes dhe
nisni sërish prerjen. Përpiquni të shmangni pozicionet që
ekspozojnë operatorin ndaj copëzave dhe grimcave që nxjerr
vegla. Përdorni syze mbrojtëse për të shmangur lëndimin.
KUJDES:
Mos i vini materialet stivë kur t'i
prisni.
KUJDES:
Mos prisni çelik të kalitur, dru,
materiale plastike, beton, tjegulla etj. Prisni
vetëm çelik të butë dhe çelik inoks me fletë të
përshtatshme sharre të rrumbullakët.
KUJDES:
Mos e prekni fletën e sharrës së
rrumbullakët, materialin e punës ose copëzat
e prerjes me duar të zhveshura menjëherë pas
prerjes. Ato mund të jenë jashtëzakonisht të nxehta
dhe mund t'ju djegin lëkurën.
KUJDES:
Nëse vegla përdoret në mënyrë të
vazhdueshme derisa bateria të shkarkohet, mos e
përdorni veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni
me një bateri të re.
SHËNIM: Kur bëni prerje me kënd të drejtë, etj.,
ndonjëherë mbrojtësja e poshtme nuk lëviz me
lehtësi. Në rast të tillë përdorni levën e tërheqjes për
të ngritur mbrojtësen e poshtme që të nisni prerjen
dhe sapo fleta të futet në materialin e punës, lëshoni
levën e tërheqjes.
► Fig.21: 1. Tërheqja e levës
Kufizues (vizore udhëzuese)
Sipas shtetit
KUJDES:
Sigurohuni që boshti lëvizës të
jetë instaluar mirë në pozicionin e duhur përpara
përdorimit. Bashkimi i papërshtatshëm mund të
shkaktojë zmbrapsje të rrezikshme.
► Fig.22: 1. Kufizues (vizore udhëzuese) 2. Vida e
mbërthimit
Udhëzuesi praktik lëvizës ju mundëson prerje të drejta
tepër të sakta. Thjesht rrëshqiteni udhëzuesin me
ngadalë lart kundër anës së materialit të punës dhe
sigurojeni në pozicion me anë të vidës në pjesën e
përparme të bazës. Me të mund të bëni dhe prerje të
përsëritura me gjerësi uniforme.
29 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Cs002g

Table of Contents