Makita DCL142 Instruction Manual page 20

Cordless cleaner
Hide thumbs Also See for DCL142:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
shpejtësinë e pastruesit, shtypni butonin "E LARTË/E ULËT".
Shtypja e parë e këtij butoni shërben për shpejtësinë e lartë dhe
shtypja e dytë për shpejtësinë e ulët dhe më pas, çdo shtypje e
këtij butoni përsërit me alternim ciklin e shpejtësisë së lartë/ulët.
Llambushka e rrymës së baterisë
Fig.4
Kur kapaciteti i mbetur në bateri është i ulët,
llambushka e rrymës së baterisë vezullon.
Kur kapaciteti i mbetur i baterisë ulet akoma më shumë,
vegla fiket gjatë punës dhe llambushka e rrymës së
baterisë ndriçon për rreth dhjetë sekonda. Në këtë
moment, hiqni kutinë e baterisë nga vegla dhe ngarkojeni.
SHËNIM:
Koha në të cilën llambushka e rrymës së baterisë fillon
të vezullojë ose të ndriçojë varet nga temperatura në
vendin e punës dhe gjendja e kutisë së baterisë.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë punë në vegël.
Flakja e pluhurit
KUJDES:
Boshatiseni pastruesin para se të mbushet plot
ose nëse dobësohet fuqia e thithjes.
Sigurohuni që të boshatisni edhe pluhurin brenda
pastruesit. Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë
bllokimin e filtrit sfungjer dhe dëmtimin e motorit.
Kurrë mos e flakni ndaluesin e pluhurit pasi duhet
të përdoret kurdoherë që përdoret qeska e pluhurit
ose paketa e pluhurit.
Fig.5
1.
Shtypni butonin për të hapur kapakun e përparmë.
Hapja e tij derisa të dëgjohet një klikim mundëson
ndalesë pozitive në atë pozicion.
Fig.6
SHËNIM:
Pastruesi është i ndërtuar në mënyrë të tillë që kapaku i
përparmë të hiqet kur provoni ta hapni me forcë kapakun
e përparmë në një kënd më të madh se 90°. Nëse kapaku
i përparmë hiqet, futeni te nyja e kapakut të përparmë.
KUJDES:
Kur mbyllni kapakun e përparmë, kini kujdes të
mos ju ngecin gishtat.
Fig.7
2.
Nxirreni ndaluesin e pluhurit me ngjyrë portokalli
dhe qeskën e pluhurit në të njëjtën kohë.
Fig.8
Fig.9
3.
Hiqeni ndaluesin e pluhurit dhe boshatiseni pastruesin.
Qeska e pluhurit dhe paketa prej letre
Vendosni qeskën e pluhurit ose paketën prej letre para
se ta përdorni pastruesin.
Përdorni ndaluesin e pluhurit kur vendosni qeskën e
letrës ose paketën prej letre.
Qeska e pluhurit mund të përdoret shumë herë
nëpërmjet pastrimit.
Paketa prej letre është me një përdorim. Flakeni të gjithë
paketën prej letre pa e boshatisur kur të jetë mbushur.
Instalimi i qeses së pluhurit
Fig.10
Përdorni ndaluesin e pluhurit kur të vendosni qeskën e
pluhurit. Kini kujdes të mos ngatërroni pjesën e sipërme
nga pjesa e poshtme pasi kanë ndryshim nga njëri-tjetri.
Fig.11
1.
Futni pjesën e dalë të qeskës së pluhurit në kanalin
e ndaluesit të pluhurit siç tregohet në figurë.
Fig.12
2.
Nuk ka dallim ndërmjet pjesës së sipërme dhe të
poshtme të qeskës së pluhurit. Mund të fusni
pjesën e dalë të çdo ane në kanalin e poshtëm të
ndaluesit të pluhurit.
Fig.13
3.
Mbivendoseni kornizën e ndaluesit të pluhurit me
atë të qeskës së pluhurit.
Fig.14
4.
Vendoseni ndaluesin e pluhurit dhe qeskën e pluhurit
së bashku në zgavrën e pastrimit në të njëjtin drejtim
me shigjetën mbi ndaluesin e pluhurit. Futini deri në
fund të foleve të zgavrës së pastrimit.
Fig.15
5.
Vendoseni të gjithë pjesën e qeskës së pluhurit
brenda vetë veglës.
Fig.16
6.
Mbylleni plotësisht kapakun e përparmë.
Vendosja e paketës prej letre
Fig.17
1.
Shpështillni grykën e paketës prej letre para se ta
vendosni mbi ndaluesin e pluhurit.
Fig.18
Përdorni edhe ndaluesin e pluhurit kur të vendosni paketën
e pluhurit. Kini kujdes të mos ngatërroni pjesën e sipërme
nga pjesa e poshtme pasi kanë ndryshim nga njëri-tjetri.
Fig.19
2.
Futni pjesën e dalë të paketës së pluhurit në
kanalin e ndaluesit të pluhurit siç tregohet në figurë.
Fig.20
3.
Nuk ka dallim ndërmjet pjesës së sipërme dhe të
poshtme të paketës së pluhurit. Mund të fusni
pjesën e dalë të çdo ane në kanalin e poshtëm të
ndaluesit të pluhurit.
20

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcl182

Table of Contents