Instalimi i qeses së pluhurit
► Fig.8: 1. Qese e pluhurit
Instaloni qesen e pluhurit në vegël në mënyrë që logoja
Makita në qesen e pluhurit të jetë drejtuar nga lart (jo
kokëposhtë).
Boshatisja e qeses së pluhurit
► Fig.9: 1. Hundëza e pluhurit
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë plot, fikeni
veglën dhe shkëputeni nga korrenti. Hiqni qesen e
pluhurit nga vegla. Më pas hiqni hundëzën e pluhurit
nga qesja e pluhurit pasi të keni çkyçur hundëzën e
pluhurit duke e rrotulluar pak në drejtim kundërorar.
Boshatisni qesen e pluhurit duke e goditur lehtësisht.
► Fig.10: 1. Hundëza e pluhurit
Pasi të keni boshatisur qesen e pluhurit instaloni
hundëzën e pluhurit në qesen e pluhurit. Rrotulloni pak
hundëzën e pluhurit në drejtim orar për ta vendosur në
vend. Më pas instaloni qesen e pluhurit në vegël siç
përshkruhet në "Instalimi i qeses së pluhurit".
Instalimi i qeses së pluhurit prej
letre
► Fig.11: 1. Brazda 2. Kartoni për rregullimin e
pjesës së përparme 3. Pjesa e përparme e
mbajtëses prej letre të pluhurave
Vendosni qesen prej letre të pluhurit në mbajtësen e
qeses së pluhurit me pjesën e përparme të drejtuar
nga lart. Vendosni kartonin fiksues të qeses prej letre
të pluhurit në kanalin e mbajtëses së qeses prej letre të
pluhurit.
► Fig.12: 1. Grremçat 2. Pjesa e sipërme
Më pas shtypni pjesën e sipërme të kartonit fiksues në
drejtim të shigjetës për ta futur në kapëse.
► Fig.13: 1. Dhëmbëza 2. Udhëzuesi
► Fig.14
Vendosni gjuhëzën e qeses prej letre të pluhurit në
udhëzuesin e mbajtëses së qeses prej letre të pluhurit.
Më pas instaloni grupin e mbajtëses së qeses prej letre
të pluhurit në vegël.
Instalimi i qeses filtruese prej letre
► Fig.15: 1. Gjuhëza mbajtëse
Sigurohuni që logoja në buzë të kartonit dhe logoja
në kutinë e pluhurit të jenë nga e njëjta anë dhe më
pas instaloni qesen filtruese prej letre duke përshtatur
buzën e kartonit në kanalin e secilit ilik lidhës.
► Fig.16: 1. Kutia e pluhurave 2. Hundëza e pluhurit
Sigurohuni që logoja në buzë të kartonit dhe logoja në
hundëzën e pluhurit të jenë nga e njëjta anë, më pas
instaloni hundëzën e pluhurit në kutinë e pluhurit.
Heqja e kutisë së pluhurit dhe qeses
filtruese prej letre.
► Fig.17: 1. Bllokuesi 2. Hundëza e pluhurit
Hiqni hundëzën e pluhurit duke shtypur dy shulet.
► Fig.18
Hiqni në fillim qesen filtruese prej letre duke shtrënguar
pak anën e logos në buzën e kartonit dhe më pas duke
shtyrë buzën e kartonit nga poshtë për ta nxjerrë nga
iliku lidhës i kutisë së pluhurit.
PËRDORIMI
KUJDES:
•
Përdorni gjithmonë dorezën e përparme dhe
gjatë përdorimit mbajeni veglën fort nga doreza
e përparme dhe nga doreza e çelësit.
Punime smerilimi
► Fig.19
KUJDES:
•
Asnjëherë mos e vini veglën në punë pa diskun
abraziv. Mund të dëmtoni seriozisht pllakën.
•
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt në vegël.
Presioni i tepërt mund të ulës efikasitetin e
smerilimit, mund të dëmtojë diskun abraziv ose
të shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
•
Kontakti i skajit të pllakës me materialin gjatë
përdorimit të veglës mund të dëmtojë pllakën.
Mbajeni veglën fort. Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo
të marrë shpejtësinë e plotë. Më pas vendoseni veglën
me ngadalë në sipërfaqen e materialit. Mbajeni pllakën
ngjitur me materialin dhe ushtroni presion të lehtë mbi
vegël.
KUJDES:
•
Pllaka e smerilimit rrotullohet në drejtim
orar gjatë punës me ngarkesë, por mund të
rrotullohet në drejtim kundërorar gjatë punës pa
ngarkesë.
Punimet e lëmimit
Për model BO5041
KUJDES:
•
Përdorni vetëm një pllakë sfungjeri origjinale
Makita, pllakë të presuar ose prej leshi
(aksesorë opsionalë).
•
Vëreni gjithmonë veglën në punë në shpejtësi të
ngadaltë për të parandaluar nxehjen anormale
të sipërfaqeve të punës.
•
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt në vegël.
Presioni i tepërt mund të ulë efikasitetin e lëmit
dhe të shkaktojë mbingarkesë të motorit duke
çuar në avari të veglës.
15 ALBANIAN