Makita BO4555 Instruction Manual page 13

Hide thumbs Also See for BO4555:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
Përpara se të lidhni veglën me korrentin,
kontrolloni gjithmonë që vegla të jetë fikur.
Për të ndezur veglën shtypni anën "I" të çelësit. Për të
ndaluar veglën shtypni anën "O" të çelësit.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e letrës abrazive.
Fig.2
Hapni morsetën e letrës duke ngritur levën për ta lëshuar
nga porti i bllokimit dhe më pas futeni skajin e letrës në
pjesën e morsetës, duke bashkërenditur skajet e letrës
mirë dhe paralel me anët e bazës. (Përkulja e letrës
paraprakisht e bën montimin më të lehtë). Kur letra të
jetë vendosur, kthejeni levën në pozicionin fillestar.
Fig.3
Përsërisni të njëjtin proces për skajin tjetër të bazës
duke ruajtur tendosjen e duhur të letrës.
Pasi të keni futur letrën sigurohuni që pjesa e
morsetave të jetë shtrënguar fort. Përndryshe letra do të
lirohet e do të rrëshqasë duke çuar kështu në smerilim
jouniform.
Fig.4
Kur përdorni qesen e pluhurit bëni disa vrima në letrën
abrazive duke përdorur pllakën e perforimit si më
poshtë:
1.
Vendoseni veglën me kokë poshtë.
2.
Vendosni pllakën e perforimit mbi letrën abrazive
në mënyrë që anët e përthyera të pllakës së
perforimit të jenë ngjitur me skajet e letrës.
3.
Shtypni pllakën e perforimit për të bërë vrima në
letrën abrazive.
KUJDES:
Sigurohuni që ta hiqni pllakën e perforimit përpara
se të vini veglën në punë.
Vetëm për modelin BO4555
SHËNIM:
Me këtë rektifikues përdorni letër smerile Makita me
kapje.
Fig.5
1.
Vendoseni veglën kokëposhtë në mënyrë të tillë
që pllaka të jetë në pjesën e sipërme.
2.
Pozicionojeni letrën smerile në mënyrë të tillë që
të përshtatet me formën e bazës. Sigurohuni që
të bashkërenditni vrimat e letrës smerile me
vrimat në pllakë (pluhuri do të nxirret nga këto
vrima; ndaj është e rëndësishme që të jenë të
hapura).
3.
Shtypeni fort letrën mbi pllakë.
Për të hequr letrën smerile:
1.
Vendoseni veglën kokëposhtë në mënyrë të tillë
që letra të jetë në pjesën e sipërme.
2.
Duke kapur një cep të letrës smerile, hiqeni nga
pllaka.
SHËNIM:
Nëse letra smerile është në gjendje të mirë,
ruajeni për përdorim të mëtejshëm.
Qesja e pluhurit (aksesor)
Fig.6
Përdorimi i qeses së pluhurit e bën smerilimin të pastër
dhe lehtëson thithjen e pluhurit. Për të bashkëngjitur
qesen e pluhurit, vendosni folenë hyrëse të çantës në
grykën ku vegla nxjerr pluhurin. Sigurohuni që vrima në
portin hyrës të çantës të jetë mbi daljen formë lythi në
grykën dalëse të pluhurit.
Për rezultate më të mira, boshatisni qesen e pluhurit kur
ajo është gjysmë e mbushur, duke e goditur lehtësisht
për të derdhur sa më shumë pluhur të jetë e mundur.
Instalimi i qeses së pluhurit prej letre
(aksesor)
Fig.7
Vendosni qesen prej letre të pluhurit në mbajtësen e
qeses së pluhurit me pjesën e përparme të drejtuar nga
lart. Vendosni kartonin fiksues të qeses prej letre të
pluhurit në kanalin e mbajtëses së qeses prej letre të
pluhurit.
Fig.8
Më pas shtypni pjesën e sipërme të kartonit fiksues në
drejtim të shigjetës për ta futur në kapëse.
Fig.9
Fig.10
Vendosni gjuhëzën e qeses prej letre të pluhurit në
udhëzuesin e mbajtëses së qeses prej letre të pluhurit.
Më pas instaloni grupin e mbajtëses së qeses prej letre
të pluhurit në vegël.
Instalimi i qeses filtruese prej letre
Fig.11
Sigurohuni që logoja në buzë të kartonit dhe logoja në
kutinë e pluhurit të jenë nga e njëjta anë dhe më pas
instaloni qesen filtruese prej letre duke përshtatur buzën
e kartonit në kanalin e secilit ilik lidhës.
13

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Bo4556Bo4557Bo4558

Table of Contents