Makita DMR055 Instruction Manual page 52

Cordless radio with lantern
Hide thumbs Also See for DMR055:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kordoni i rekomanduar i
lidhur me energjinë
Bateri portative
● Kordoni i lidhur me baterinë ose bateritë që tregohen
më sipër mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të
vendit ku banoni.
● Para se ta përdorni kordonin e lidhur me baterinë,
lexoni udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese në to.
INSTALIMI DHE FURNIZIMI
ME ENERGJI
KUJDES:
● Fikeni gjithmonë radion përpara se të instaloni ose të
hiqni kutinë e baterisë.
● Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni radion.
Kutia e thyer mund t'ju presë gishtin ose t'ju ngulet
në trup. Radioja e dëmtuar mund të shfaqë sjellje të
paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, shpërthime
apo rrezik plagosjeje.
● Mbajeni fort veglën dhe kutinë e baterisë kur montoni
ose hiqni kutinë e baterisë.
E RËNDËSISHME:
● Rënia e fuqisë, shtrembërimet, belbëzimet ose pulsimi
i dritës së ekranit dhe pulsikimi i ikonës
janë të gjitha shenja që bateria duhet ndërruar.
● Kutia e baterisë nuk është përfshirë si aksesor
standard.
Montimi ose heqja e paketës me
rrëshqitje të baterisë (Fig. 2)
● Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni gjithmonë deri në fund,
derisa të bllokohet në vend me një zhurmë kërcitëse.
● Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Instalojeni
plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga radioja
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
● Mos përdorni forcë gjatë instalimit të paketës së
baterisë. Nëse paketa nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
● Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga
radioja ndërsa rrëshqitni butonin në pjesën e përparme
të kutisë së baterisë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive (Fig. 3)
1. Llambat treguese
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për të
treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat treguese
PDC01
në ekran
2. Butoni i kontrollit
ndizen për pak sekonda.
● LXT Bateria
Llambat treguese
E ndezur
E fikur
SHËNIM:
● Në varësi të kushteve të përdorimit dhe të temperaturës
së ambientit, treguesi mund të ndryshojë paksa nga
kapaciteti aktual.
● Llamba e parë e treguesit (në fund majtas) do të
pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është në
punë.
DËGJIMI I RADIOS
Kërkimi i radios
1. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
2. Zgjidhni modalitetin e radios FM ose AM duke shtypur
vazhdimisht butonin e modalitetit.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e Kërkimit lart ose
të Kërkimit poshtë për të skanuar bandën FM ose AM.
Ekrani tregon frekuencën e sinjalit që është gjetur. Për
të gjetur më shumë stacione FM ose AM, përsëritni
veprimin e skanimit. Radioja juaj do të skanojë bandën
FM ose AM nga frekuenca e shfaqur aktualisht dhe
do të ndalojë skanimin kur gjen një sinjal me forcë të
mjaftueshme.
4. Shtypni butonin e Kërkimit lart ose të Kërkimit poshtë
për të kërkuar me imtësi frekuencën nëse është e
nevojshme.
5. Shtypni butonin e rritjes/uljes së volumit për të
rregulluar nivelin e dëshiruar të tingullit.
6. Për ta fikur radion, shtypni butonin Energji.
SHËNIM:
Për modalitetin e radios FM/AM, nëse sinjali i radios nuk
është i mirë, mund të jetë e nevojshme që ta çoni radion
në një vend tjetër ku sinjali është më i fortë.
52 SHQIP
Kapaciteti i mbetur i
baterisë
Pulsuese
75% ~ 100%
50% ~ 75%
25% ~ 50%
0% ~ 25%
Karikojeni baterinë
Bateria
mund të ketë
keqfunksionuar.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents