Makita DP4010 Instruction Manual page 13

2-speed drill
Hide thumbs Also See for DP4010:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Disponohet një vidë për kontrollin e shpejtësisë që të
mund të kufizohet shpejtësia maksimale e veglës (e
ndryshueshme). Rrotullojeni vidën
shpejtësisë në drejtim orar për shpejtësi më të madhe
dhe në drejtim kundërorar për shpejtësi më të vogël.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Fig.2
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Lëvizeni levën e çelësit të ndryshimit në
pozicionin e
(ana A) për rrotullimin në drejtimin orar
ose në pozicionin e
drejtimin kundërorar.
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë
veglën.
Ndryshimi i shpejtësisë
Fig.3
Mund të zgjidhen paraprakisht dy shkallë shpejtësie me
anë të çelësit për ndryshimin e shpejtësisë.
Për të ndryshuar shpejtësinë rrotulloni çelësin për
ndryshimin e shpejtësisë në mënyrë të tillë që shigjeta
në trupin e veglës të tregojë pozicionin "I" në çelës për
shpejtësi të ulët dhe pozicionin "II" për shpejtësi të lartë.
Nëse është e vështirë të rrotulloni çelësin, në fillim
rrotulloni pak mandrinon në cilin drejtim të doni dhe
rrotulloni sërish çelësin.
e kontrollit
(ana B) për rrotullimin në
KUJDES:
Përdorni çelësin për ndryshimin e shpejtësisë
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi i
shpejtësisë së veglës para se vegla të ndalojë
mund të dëmtojë veglën.
Gjithmonë vendoseni çelësin për ndryshimin e
shpejtësisë në pozicionin e duhur. Nëse e përdorni
veglën me çelësin për ndryshimin e shpejtësisë të
pozicionuar diku në mes të pozicionit "I" dhe "II",
vegla mund të dëmtohet.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi i mbajtëses anësore
(dorezës ndihmëse)
Fig.4
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore për siguri në
punë. Instalojeni mbajtësen anësore në mënyrë të tillë
që dhëmbët në mbajtëse të përshtaten me pjesët e dala
në trupin e veglës.
Më pas shtrëngoni mbajtësen duke e rrotulluar në
drejtim orar në pozicionin e dëshiruar.
SHËNIM:
Matësi i thellësisë nuk mund të përdoret në
pozicionin ku matësi i thellësisë godet folenë e
ingranazhit.
Instalimi ose heqja e puntos së shpimit
Për Modelin DP4010
Fig.5
Vendosni punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni
mandrinën me dorë. Vendosni çelësin e shtrëngimit në
secilën nga tre vrimat dhe shtrëngojeni në drejtim orar.
Sigurohuni të shtrëngoni të tre vrimat e mandrinës
njësoj.
Për të hequr punton, ktheni çelësin e shtrëngimit në
drejtimin kundërorar vetëm në një vrimë, më pas lirojeni
mandrinën me dorë.
Pasi të keni përdorur çelësin e shtrëngimit, sigurohuni
që ta ktheni në pozicionin fillestar.
Për Modelin DP4011
Fig.6
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtimin
kundërorar për të hapur nofullat e mandrinës. Vendosni
punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni unazën
fort dhe ktheni bokullën në drejtimin orar për të
shtrënguar mandrinën.
Për të hequr punton, shtrëngoni unazën dhe ktheni
bokullën në drejtimin kundërorar.
13

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dp4011

Table of Contents