Makita DSL800 Instruction Manual page 35

Cordless drywall sander
Hide thumbs Also See for DSL800:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi ose heqja e dorezës zgjatuese
Aksesor opsional
Për të instaluar dorezën zgjatuese, bashkoni dorezën
zgjatuese me veglën dhe sigurojeni fort me dorezën.
Sigurohuni që të futet fundi i veglës në mbajtësen e
dorezës zgjatuese. Për ta hequr dorezën zgjatuese,
kryeni procedurën e instalimit në drejtim të anasjelltë.
► Fig.17: 1. Doreza zgjatuese 2. Çelësi rrotullues
3. Mbajtësja 4. Fundi i veglës
PËRDORIMI
KUJDES:
Përdorni pllaka smeriluese origjinale
për smerilim nga Makita (aksesorë opsionalë).
KUJDES:
Sigurohuni që materiali i punës të
jetë i fiksuar dhe i qëndrueshëm. Objektet që bien
mund të shkaktojnë lëndim personal.
KUJDES:
Kur të përdorni veglën, mbajeni fort
me njërën dorë te doreza e çelësit dhe me dorën
tjetër te mbajtësja e përparme.
KUJDES:
Mos e përdorni veglën me ngarkesë
të lartë gjatë një periudhe të gjatë kohore. Kjo
mund të rezultojë në keqfunksionim të veglës që
shkakton goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.
KUJDES:
Kini kujdes të mos prekni pjesën
rrotulluese.
VINI RE:
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt
në vegël. Trysnia e tepërt mund të sjellë humbje të
efikasitetit të smerilimit, dëmtim të pllakës smeriluese
ose shkurtim të jetëgjatësisë së veglës.
VINI RE:
Puna e vazhdueshme në shpejtësi të
lartë mund të dëmtojë sipërfaqen e punës.
1.
Pozicionojeni veglën lehtë kundër sipërfaqes së
punës. Aplikoni presion të lehtë të mjaftueshëm për
të bashkërenditur kokën e smerilimit me sipërfaqen e
punës.
2.
Aplikoni presion shtesë për të bashkuar pllakën
smeriluese me sipërfaqen e punës. Lëvizeni veglën
në mënyrë mbivendosëse në lëvizje konstante për të
lëmuar përbërjen e pllakës së gipsit.
► Fig.18
Përdorimi i veglës me dorezën
zgjatuese
Aksesor opsional
KUJDES:
Kur të përdorni veglën me dorezën
zgjatuese, mbajeni fort me njërën dorë te doreza e
çelësit dhe me dorën tjetër në dorezën zgjatuese.
1.
Mbajeni rripin për dorezën zgjatuese siç tregohet
në figurë.
► Fig.19: 1. Rripi
2.
Bashkoni mbajtësen me rripin.
► Fig.20: 1. Mbajtësja 2. Rripi
3.
Fusni fundin e dorezës zgjatuese në mbajtëse për
të mbajtur veglën.
► Fig.21: 1. Fundi i dorezës zgjatuese 2. Mbajtësja
Përdoreni veglën njësoj si vegla pa dorezën zgjatuese.
► Fig.22
Gjithashtu mund ta përdorni veglën pa përdorur rripin
dhe mbajtësen siç tregohet në figurë.
► Fig.23
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Aksesor opsional
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson
përdorim të pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një
fshesë të mbështetur me korrent me veglën, mund ta
përdorni fshesën automatikisht bashkë me mekanizmin
e funksionimit të veglës.
► Fig.24
Për përdorimin e funksionit të aktivizimit të lidhjes me
valë, përgatitni sa më poshtë:
Një njësi me valë (aksesor opsional)
Një fshesë me korrent që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Pamja e përgjithshme e cilësimit të funksionit të
aktivizimit të lidhjes me valë është si në vijim. Referojuni
seksioneve përkatëse për procedurat e detajuara.
1.
Instalimi i njësisë me valë
2.
Regjistrimi i veglës për fshesën me korrent
3.
Nisja e funksionit të aktivizimit të lidhjes me valë
Instalimi i njësisë me valë
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kur instaloni njësinë me valë,
vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë dhe
të qëndrueshme.
VINI RE:
Përpara se të instaloni njësinë me
valë, pastroni pluhurin dhe papastërtitë në
vegël. Pluhuri ose papastërtitë mund të shkaktojnë
keqfunksionim nëse hyjnë në folenë e njësisë me
valë.
VINI RE:
Për të parandaluar keqfunksionimin
që shkaktohet nga elektriciteti statik, përpara se
të ngrini njësinë me valë, prekni një material që
shkarkon elektricitetin statik, si p.sh. një pjesë
metalike të veglës.
VINI RE:
Kur instaloni njësinë me valë,
sigurohuni gjithmonë që njësia me valë të jetë e
vendosur në drejtimin e duhur dhe kapaku të jetë i
mbyllur plotësisht.
35 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dsl800zu

Table of Contents