Makita HP2050 Instruction Manual page 16

2-speed hammer drill
Hide thumbs Also See for HP2050:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi ose heqja e puntos së shpimit
Për modelin HP2050, HP2050F
Fig.7
Vendosni punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni
mandrinën me dorë. Vendosni çelësin e shtrëngimit në
secilën nga tre vrimat dhe shtrëngojeni në drejtim orar.
Sigurohuni të shtrëngoni të tre vrimat e mandrinës njësoj.
Për të hequr punton, ktheni çelësin e shtrëngimit në
drejtimin kundërorar vetëm në një vrimë, më pas lirojeni
mandrinën me dorë.
Pasi të keni përdorur çelësin e shtrëngimit, sigurohuni
që ta ktheni në pozicionin fillestar.
Për modelin HP2051, HP2051F
Fig.8
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtimin kundërorar
për të hapur nofullat e mandrinës. Vendosni punton në
mandrinë deri në fund. Shtrëngoni unazën fort dhe ktheni
bokullën në drejtimin orar për të shtrënguar mandrinën.
Për të hequr punton, shtrëngoni unazën dhe ktheni
bokullën në drejtimin kundërorar.
Matësi i thellësisë
Fig.9
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi uniforme. Lironi mbajtësen anësore
dhe fusni matësin e thellësisë në vrimë në mbajtësen
anësore. Rregulloni matësin e thellësisë në thellësinë e
dëshiruar dhe shtrëngoni mbajtësen anësore.
SHËNIM:
Matësi i thellësisë nuk mund të përdoret në pozicionin
ku matësi i thellësisë godet trupin e veglës.
PËRDORIMI
Funksionimi i shpimit me goditje
KUJDES:
Ushtrohet një forcë e madhe dhe e papritur
përdredhjeje në vegël/punto në momentin e çarjes
së vrimës, nëse vrima bllokohet me cifla dhe
grimca ose gjatë goditjes së shufrave përforcuese
që janë futur në beton. Përdorni gjithmonë
mbajtësen anësore (dorezën ndihmëse) dhe
mbajeni fort veglën dhe nga mbajtësja anësore
dhe nga doreza e çelësit gjatë kohës që është në
punë. Moskryerja e këtij veprimi mund të çojë në
humbjen e kontrollit të veglës dhe ndoshta në
lëndime serioze.
Kur shponi në beton, granit, tjegulla, pllaka, etj., lëvizni levën
e ndryshimit të regjimit të punës në pozicionin e simbolit
për të përdorur regjimin e punës "rrotullim me goditje".
Sigurohuni të përdorni një punto me majë tungsten-karbit.
Vendosni punton në vendin e dëshiruar për vrimën, më
pas tërhiqni çelësin. Mos ushtroni forcë te vegla.
Presioni i lehtë jep rezultatet më të mira. Mbajeni veglën
në pozicion dhe mos lejoni që të rrëshqasë nga vrima.
Mos ushtroni më shumë presion nëse vrima bllokohet
me cifla dhe grimca. Më mirë ndizni veglën bosh, më
pas hiqeni punton pjesërisht nga vrima. Duke përsëritur
këtë disa herë, vrima do të pastrohet dhe do të rifillojë
shpimi normal.
Fryrësja (aksesor opsional)
Fig.10
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
Funksionimi i shpimit
KUJDES:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës dhe
shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt të objektit
mbi vegël/majë ushtrohet një forcë e madhe shpuese.
Mbajeni veglën fort dhe bëni kujdes kur puntoja fillon të
depërtojë përmes objektit që po punohet.
Një punto e ngecur mund të hiqet thjesht duke
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin e
anasjelltë për ta nxjerrë jashtë. Megjithatë, vegla
mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani fort.
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
Gjatë shpimit në materiale prej druri, metali ose plastike,
kthejeni levën e ndryshimit të regjimit të punës në pozicionin e
simbolit
për të përdorur regjimin e punës "vetëm rrotullim".
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq punton në objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë, bëni një
shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të shpohet. Pastaj
në vendin e shënuar vendosni punton dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr
nga
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
16
korrenti
përpara
se
kryeni

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hp2050fHp2051Hp2051fHp2051h

Table of Contents