Makita DGA701 Instruction Manual page 46

Cordless angle grinder
Hide thumbs Also See for DGA701:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
► Fig.25: 1. Furçë me kupë me tela
Hiqni kutinë e baterisë dhe vendoseni veglën me kokë
poshtë për të lejuar futjen e lehtë të boshtit.
Hiqni çdo aksesor nga boshti. Montoni në bosht furçën
me kupë me tela dhe shtrëngojeni me çelësin e ofruar.
VINI RE:
Shmangni aplikimin e presionit të
tepërt që shkakton përkuljen e telave kur përdorni
furçën. Kjo mund të sjellë prishje të parakohshme.
Vënia në punë me furça disku me
tela
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kontrolloni funksionimin e diskut
me furçë me tela duke e ndezur veglën pa
ngarkesë, duke u siguruar se nuk ndodhet askush
përpara ose në një drejtim me diskun me furçë
me tela.
KUJDES:
Mos përdorni disk me furçë me tela
të dëmtuar ose jo të ekuilibruar. Përdorimi i diskut
me furçë me tela të dëmtuar mund të rrisë mundësitë
për lëndime nga kontakti me telat e prishura.
KUJDES:
Përdorni GJITHMONË mbrojtësen
për diskun me furçë me tela, duke u siguruar që
diametri i diskut të përputhet brenda mbrojtëses.
Disku mund të thyhet gjatë përdorimit dhe mbrojtësja
ndihmon në uljen e mundësive për lëndime
personale.
► Fig.26: 1. Furçë disku me tela
Hiqni kutinë e baterisë dhe vendoseni veglën me kokë
poshtë për të lejuar futjen e lehtë të boshtit.
Hiqni çdo aksesor nga boshti. Filetoni në bosht diskun
me furçë me tela dhe shtrëngojeni me çelës.
VINI RE:
Shmangni aplikimin e presionit të
tepërt që shkakton përkuljen e telave kur përdorni
furçë disku me tela. Kjo mund të sjellë prishje të
parakohshme.
Përdorimi me diskun e diamantit
ofset
Aksesorë opsionalë
Me aksesorët opsionalë, mund ta përdorni këtë vegël
për zdrugimin e sipërfaqeve të betonit.
PARALAJMËRIM:
ofset që janë 7 mm ose më të holla, vendoseni
pjesën konvekse të dados me drejtim lart dhe
bashkojeni me boshtin.
KUJDES:
Mbrojtësja e diskut për
grumbullimin e pluhurit për diskun e diamantit
ofset është vetëm për zdrugimin e sipërfaqeve të
betonit me një disk diamanti ofset. Mos e përdorni
këtë mbrojtëse me aksesorë të tjerë prerjeje ose
për ndonjë qëllim tjetër.
KUJDES:
Përpara përdorimit, sigurohuni që
fshesa me korrent të jetë lidhur me veglën dhe të
jetë e ndezur.
Për disqet e diamantit
Hiqni kutinë e baterisë dhe instaloni mbrojtësen e diskut
për grumbullimin e pluhurit për diskun e diamantit ofset.
Montoni flanxhën e brendshme në bosht. Futni diskun
e diamantit ofset në flanxhën e brendshme dhe
shtrëngoni dadon bllokuese te boshti.
► Fig.27: 1. Dadoja bllokuese 2. Pjesa konvekse
3. Disku i diamantit ofset 4. Flanxha e
brendshme 5. Boshti 6. Mbrojtësja e diskut
për grumbullimin e pluhurit për diskun e
diamantit ofset 7. Bllokuesi i boshtit
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson
përdorim të pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një
fshesë të mbështetur me korrent me veglën, mund ta
përdorni fshesën automatikisht bashkë me mekanizmin
e funksionimit të veglës.
► Fig.28
Për përdorimin e funksionit të aktivizimit të lidhjes me
valë, përgatitni sa më poshtë:
Një njësi me valë (aksesor opsional)
Një fshesë me korrent që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Pamja e përgjithshme e cilësimit të funksionit të
aktivizimit të lidhjes me valë është si në vijim. Referojuni
seksioneve përkatëse për procedurat e detajuara.
1.
Instalimi i njësisë me valë
2.
Regjistrimi i veglës për fshesën me korrent
3.
Nisja e funksionit të aktivizimit të lidhjes me valë
Instalimi i njësisë me valë
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Kur instaloni njësinë me valë,
vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë dhe
të qëndrueshme.
VINI RE:
Përpara se të instaloni njësinë me
valë, pastroni pluhurin dhe papastërtitë në
vegël. Pluhuri ose papastërtitë mund të shkaktojnë
keqfunksionim nëse hyjnë në folenë e njësisë me
valë.
VINI RE:
Për të parandaluar keqfunksionimin
që shkaktohet nga elektriciteti statik, përpara se
të ngrini njësinë me valë, prekni një material që
shkarkon elektricitetin statik, si p.sh. një pjesë
metalike të veglës.
VINI RE:
Kur instaloni njësinë me valë,
sigurohuni gjithmonë që njësia me valë të jetë e
vendosur në drejtimin e duhur dhe kapaku të jetë i
mbyllur plotësisht.
46 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dga901Dga901zku2Dga901t2u2

Table of Contents