Makita DGA701 Instruction Manual page 43

Cordless angle grinder
Hide thumbs Also See for DGA701:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se të montoni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë për të
parë nëse leva e çelësit aktivizohet siç duhet dhe
nëse kthehet në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
KUJDES:
Mos e tërhiqni fort levën e çelësit pa
tërhequr levën e zhbllokimit. Kjo mund të shkaktojë
thyerjen e çelësit.
KUJDES:
Për sigurinë tuaj, kjo vegël është
pajisur me një levë bllokimi e cila parandalon nisjen
aksidentale të veglës. ASNJËHERË mos e përdorni
veglën nëse ndizet kur thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit, pa tërhequr levën e bllokimit. Çojeni veglën në
qendrën tonë të autorizuar të shërbimit për riparimet e
duhura PËRPARA përdorimit të mëtejshëm.
KUJDES:
Mos e lidhni dhe as mos e
parandaloni KURRË qëllimin dhe funksionin e
levës së bllokimit.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të levës së
çelësit, ofrohet një levë zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën paloseni levën e bllokimit dhe
tërhiqni levën e çelësit.
Për ta ndaluar veglën, lëshoni levën e çelësit.
► Fig.5: 1. Leva e bllokimit 2. Leva e çelësit
Funksioni i ndryshimit automatik të
shpejtësisë
► Fig.6: 1. Treguesi i regjimit
Gjendja e treguesit të regjimit
Ndezur
Kjo vegël ka "regjimin e shpejtësisë së lartë" dhe "regjimin
e forcës së lartë rrotulluese". Ajo e ndryshon regjimin e
punës në mënyrë automatike në varësi të ngarkesës së
punës. Kur treguesi i modalitetit ndizet gjatë punës, vegla
është në modalitetin e forcës rrotulluese të lartë.
Funksioni parandalues për rindezjen
e paqëllimshme
Vegla nuk ndizet as kur kutia e baterisë montohet gjatë
tërheqjes së levës së çelësit.
Për ta ndezur veglën, në fillim tërhiqni levën e çelësit. Pastaj
tërhiqni levën e zhbllokimit dhe tërhiqni levën e çelësit.
Funksioni elektronik i kontrollit të
rrotullimit
Vegla dikton elektronikisht situatat kur disku apo
aksesori mund të kenë rrezik të lidhen. Në raste të tilla,
vegla fiket automatikisht për të evituar rrotullimin e
mëtejshëm të boshtit (nuk parandalon zmbrapsjen).
Për ta rindezur veglën, fikeni përpara, eliminoni
shkakun e rënies së beftë të shpejtësisë së rrotullimit
dhe ndizeni veglën.
Regjimi i
funksionimit
Fikur
Regjimi i
shpejtësisë së lartë
Regjimi i forcës së
lartë rrotulluese
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Veçoria e ndezjes së ngadaltë redukton reagimin gjatë
ndezjes.
Freni elektrik
Freni elektrik aktivizohet pas fikjes së veglës.
Freni nuk funksionon kur nuk ka furnizim me energji, p.sh. kur
bateria hiqet aksidentalisht, me çelësin ende të aktivizuar.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi i mbajtëses (dorezës)
anësore
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja
anësore është instaluar siç duhet përpara përdorimit.
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
► Fig.7
Instalimi ose heqja e mbrojtëses
së diskut (për disk me qendër
të shtypur, disk me kënd, disk
fleksibël, disk me furçë me tela /
disk prerës smeril, disk diamanti)
PARALAJMËRIM:
të shtypur, disk me kënd, disk fleksibël ose disk me
furçë me tela, mbrojtësja e diskut duhet të përshtatet
në vegël në mënyrë të tillë që ana e mbyllur e
mbrojtëses të jetë gjithmonë e drejtuar nga përdoruesi.
PARALAJMËRIM:
prerës / diamanti, sigurohuni të përdorni vetëm
mbrojtësen e posaçme të diskut të projektuar për
përdorim me disqe prerëse.
(Në disa vende të Evropës, kur përdorni disk
diamanti, mund të përdorni mbrojtësen e zakonshme.
Ndiqni rregullat e shtetit ku ndodheni.)
Për vegla me mbrojtëse disku të llojit
me vidë bllokuese
Montojeni mbrojtësen e diskut me të dalat e rripit të
mbrojtëses së diskut të bashkërenditur me dhëmbëzat e
kutisë mbajtëse. Në vijim rrotullojeni mbrojtësen e diskut
në kënd të atillë që të mund ta mbrojë përdoruesin sipas
punës që kryhet. Sigurohuni që ta shtrëngoni mirë vidën.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
► Fig.8: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Kutia mbajtëse
3. Vida
43 ALBANIAN
Kur përdorni disk me qendër
Kur përdorni disk smeril

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dga901Dga901zku2Dga901t2u2

Table of Contents