Makita EM407MP Original Instruction Manual page 287

Rotary scissors attachment
Hide thumbs Also See for EM407MP:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për të shmangur zmbrapsjen:
1.
Vendosni segmentin ndërmjet pozicionit të
orës 8 dhe 11 dhe mes pozicionit të orës 1
dhe 4.
2.
Rrotulloni veglën në mënyrë të njëtrajtshme në
formë gjysmë-rrethi nga e djathta në të majtë,
sikur po përdorni një kosë. Kjo lejon që segmenti
i duhur i fletës të kontaktojë me bimët që priten.
3.
Asnjëherë mos e vendosni segmentin
ndërmjet pozicionit të orës 11 dhe 1.
► Fig.2
4.
Mos i përdorni asnjëherë fletët prerëse pranë
objekteve të forta, si gardhet, muret, trungjet e
pemëve dhe gurët.
5.
Mos i përdorni asnjëherë fletët prerëse
vertikalisht për veprime si mprehja dhe prerja
e gardheve.
6.
Shmangni përdorimin e veglës në zona ku
është e vështirë të shikohet objekti që po
pritet.
Dridhja
Ekspozimi ndaj dridhjeve të tepërta lëndon enët
e gjakut ose sistemin nervor të përdoruesit dhe
shkakton simptomat e mëposhtme në gishta, duar
ose kyçet e duarve: Mpirje, cuksje, dhimbje, ndjesi
shpuese, ndryshim të ngjyrës së lëkurës ose të vetë
lëkurës. Nëse ju shfaqet ndonjë nga këto simptoma,
shkoni te mjeku.
Për të ulur rrezikun e "sëmundjes së dridhjeve të
shpeshta", mbajini duart të ngrohta gjatë punës dhe
mirëmbajeni makinerinë dhe aksesorët.
Mirëmbajtja
1.
Shërbimi për makinerinë tuaj duhet të kryhet nga
qendra të autorizuara shërbimi, duke përdorur
vetëm pjesë këmbimi identike. Përdorni vetëm
pjesë këmbimi identike dhe aksesorë të furnizuar
nga MAKITA. Riparimi jo i saktë dhe mirëmbajtja e
dobët mund të shkurtojë jetëgjatësinë e makinerisë
dhe të rrisë rrezikun e aksidenteve.
2.
Asnjëherë mos ndryshoni ose hiqni ndonjë
komponent të makinerisë. Kjo mund të
shkaktojë zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
3.
Pas përdorimit, pastrojeni makinerinë dhe
kontrolloni që të gjitha vidat dhe dadot të jenë
të shtrënguara.
4.
Kontrolloni gjendjen e veglës prerëse,
mbrojtëses së veglës prerëse dhe rripat e
krahut. Fleta prerëse duhet të jetë e mprehtë.
Asnjëherë mos i drejtoni ose saldoni veglat
prerëse të dëmtuara.
Udhëzime të tjera
1.
Gjithmonë ruajeni makinerinë në dhoma
të mbyllura dhe me serbator karburanti të
zbrazur.
2.
Kushtojini vëmendje mjedisit. Shmangni
përdorimin e panevojshëm të akseleratorit
për më pak ndotje dhe emetime zhurme.
Kalibrojeni karburatorin në pozicionin e duhur.
3.
Mos e përdorni motorin me zhurmëmbytës që
ka defekt.
Ndihma e shpejtë
Në rast aksidenti, sigurohuni që në afërsi
1.
të vendit të punimeve të prerjes të keni të
disponueshme një kuti të ndihmës së shpejtë.
Zëvendësojini menjëherë artikujt që hiqni nga
kutia e ndihmës së shpejtë.
2.
Nëse kërkoni ndihmë, jepni informacionet e
mëposhtme:
Vendin e aksidentit
Çfarë ndodhi
Numrin e personave të lënduar
Llojin e lëndimeve
Emrin tuaj
Udhëzime shtesë mbi sigurinë
Përdorni vetëm fletë prerëse të dedikuar për
1.
aksesorin e gërshërëve rrotulluese.
2.
Përdorni vetëm vegla prerëse që kanë të
shënuar një shpejtësi të barasvlershme ose
më të madhe sesa shpejtësia e shënuar mbi
makineri.
3.
Inspektoni dhe kryeni mirëmbajtje të
makinerisë rregullisht, veçanërisht përpara/
pas përdorimit. Riparojeni makinerinë vetëm
në qendrën tonë të autorizuar të shërbimit.
Përpara përdorimit, sigurohuni që rripi i
4.
krahut të jetë vendosur siç duhet te varësja në
makineri.
Hiqni çdo pykë rregullimi ose çelës për dado
5.
përpara se të ndizni makinerinë. Një aksesor i
lënë i bashkuar me një pjesë rrotulluese mund të
shkaktojë lëndim personal.
Sigurohuni të hiqni kapakun e fletës në fletën
6.
prerëse përpara përdorimit.
7.
Sigurohuni që të mos ketë kabllo elektrike,
tuba uji, tuba gazi etj. që mund të shkaktojnë
rrezik nëse dëmtohen nga përdorimi i
makinerisë.
Mos e përdorni makinerinë në atmosfera
8.
shpërthyese, si p.sh. në praninë e lëngjeve, gazeve
ose pluhurave të ndezshme. Makineria krijon
shkëndija të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.
Mos e përdorni makinerinë në vende të
9.
lagështa ose të lagura dhe mos e ekspozoni
ndaj shiut. Uji që hyn në makineri mund të
rrisë rrezikun e goditjeve elektrike, zjarrit dhe
keqfunksionimit.
10. Mos e përdorni makinerinë në pjerrina të
thepisura dhe sipërfaqe të rrëshqitshme.
11.
Për të evituar aksidentet, mbani mbi 15 m
(50 këmbë) distancë midis përdoruesve kur
punojnë dy a më shumë të tillë në një vend.
Gjithashtu, caktoni një person për të ruajtur
distancën midis përdoruesve. Nëse në zonën e
punës hyn ndonjë njeri apo kafshë, ndërpriteni
menjëherë punën.
12. Mos e prekni kutinë e ingranazheve gjatë dhe
menjëherë pas përdorimit. Kutia e ingranazheve
nxehet gjatë përdorimit dhe mund të shkaktojë
lëndime nga djegia.
13. Mbajini gishtat larg nga këmbëza e çelësit kur
nuk e përdorni makinerinë dhe kur lëvizni nga
një pozicion pune në tjetrin.
287 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

0088381572132

Table of Contents