Aksesorë Opsionalë - Makita 2712 Instruction Manual

Hide thumbs Also See for 2712:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Riga ndihmëse
Fig.19
Bëni kufizues ndihmës nga copa kompensate 9,5 dhe 19 mm.
Anët e drejta
KUJDES:
Kur prisni materiale pune të gjata ose të mëdha,
tavolina duhet të ketë gjithmonë mbështetjen e
përshtatshme. MOS lejoni që një dërrasë e gjatë
të lëvizë ose të bjerë mbi tavolinë. Kjo do të bëjë
që disku të përkulet dhe të rritet mundësia e
zmbrapsjes dhe lëndimit personal. Mbështetja
duhet të ketë të njëjtën lartësi si tavolina.
Fig.20
1.
Rregulloni thellësinë e prerjes pak më lart se
trashësia e materialit.
2.
Poziciononi rigën drejtuese në gjerësinë e
dëshiruar të prerjes gjatësore dhe sigurojeni në
vend duke e shtrënguar çelësin.
3.
Ndizni veglën dhe afroni me ngadalë materialin
drejt diskut bashkë me rigën drejtuese.
(1)
Kur gjerësia e prerjes gjatësore është 150 mm
ose më e madhe, përdorni me kujdes dorën e
djathtë që të afroni materialin. Përdorni dorën e
majtë për të mbajtur materialin e punës në
vend kundrejt rigës drejtuese.
(2)
Kur gjerësia e rigës drejtuese është 65 mm -
150 mm, përdorni shkopin e shtytjes që të
afroni materialin.
Fig.21
(3)
Kur plani është më i ngushtë se 65 mm,
shkopi i shtyrjes nuk mund të përdoret sepse
do të godasë mbrojtësen e diskut. Përdorni
kufizuesin e ndihmës dhe dërrasën shtytëse.
Ngjitni kufizuesin e ndihmës në boshtin
lëvizës me dy morsetave "C".
Fig.22
Afrojeni materialin me dorë deri kur fundi të
jetë rreth 25 mm larg skajit të përparmë të
tavolinës. Vazhdoni ta afroni me anë të
dërrasës shtytëse që ndodhet mbi kufizuesen
e ndihmës derisa prerja të jetë e plotë.
Fig.23
Prerja e tërthortë
KUJDES:
Kur bëni prerje tërthore hiqni rigën drejtuese nga
tavolina.
Kur prisni materiale pune të gjata ose të mëdha,
tavolina duhet të ketë gjithmonë mbështetjen e
përshtatshme në anë të saj. Mbështetja duhet të
ketë të njëjtën lartësi si tavolina.
Mbajini duart gjithmonë larg nga drejtimi i prerjes
së diskut.
Fig.24
Rrëshqiteni rigën drejtuese brenda në shinën në
tavolinë. Lironi çelësin mbi rigën drejtuese dhe
bashkërenditeni në këndin e dëshiruar (0° deri në 60°).
Puthitni materialin e punës te vizorja, sigurojeni me
kapëse te riga drejtuese dhe shtyjeni lehtë nga disku.
Transportimi i veglës
Fig.25
Sigurohuni që vegla të jetë hequr nga korrenti.
Transportojeni veglën duke e mbajtur nga ana që
tregohet në figurë.
KUJDES:
Sigurojini gjithmonë të gjitha pjesët lëvizëse para
se të transportoni veglën.
Sigurohuni gjithmonë që mbrojtësja e diskut të jetë
e instaluar në vend para se të transportoni veglën.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr
nga
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Nëse doreza e dërrasës shtytëse ose shufrat
shtytëse janë të prishura, kontaktoni qendrën e
shërbimit të Makita-s për të marrë pjesë këmbimi.
NJOFTIM:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Pastrimi
Pastroni tallashin dhe ashklat herë pas here. Pastroni
me kujdes mbrojtësen e diskut dhe pjesët e lëvizshme
brenda sharrës së tavolinës.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Riga drejtuese
Çelësi
Çelësi hekzagonal
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
27
korrenti
përpara
se
kryeni

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents