Aksesorë Opsionalë - Makita DJR186 Instruction Manual

Cordless recipro saw
Hide thumbs Also See for DJR186:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
KUJDES:
Gjithmonë shtypeni ferrotën
fort kundër materialit gjatë punës. Nëse ferrota
hiqet ose mbahet larg materialit gjatë punës, do të
shkaktohen dridhje dhe/ose lëvizje të mëdha, duke
bërë që tehu të thyhet e të krijojë rrezik.
KUJDES:
Gjithmonë vini doreza për të
mbrojtur duart tuaja nga ashkla fluturuese të
nxehta gjatë prerjes së metalit.
KUJDES:
Sigurohuni që të vishni gjithmonë
mbrojtje të përshtatshme për sytë që është në
pajtim me standardet aktuale kombëtare.
KUJDES:
Përdorni gjithmonë një ftohës të
përshtatshëm (vaj prerjeje) kur prisni metal.
Moskryerja e këtij veprimi do të shkaktojë konsumim
të parakohshëm të diskut.
KUJDES:
Mos e rrotulloni shpejt fletën gjatë
prerjes.
Shtypni ferrotën fort kundrejt materialit të punës.
Mos e lejoni veglën të lëvizë. Vëreni diskun e sharrës
reciprokuese/harkore në kontakt të lehtë me materialin
e punës. Në fillim bëni një kanal pilot në shpejtësi më
të ulët. Më pas përdorni shpejtësi më të lartë për të
vazhduar prerjen.
► Fig.8
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
► Fig.9: 1. Shenja e kufizimit
Kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini ato kur të konsumohen deri në shenjën
e kufizimit. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të
hyjnë lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat
duhen zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
1.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e
mbajtëseve të furçave.
2.
Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të rejat dhe
siguroni kapakët e mbajtëseve të karbonçinave.
► Fig.10: 1. Kapaku i karbonçinës
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Disqet e sharrës me lëvizje reciprokuese
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
18 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents