Makita GA036GZ Instruction Manual page 33

Cordless angle grinder
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se të montoni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë për të
parë nëse leva e çelësit aktivizohet siç duhet dhe
nëse kthehet në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
KUJDES:
Për sigurinë tuaj, kjo vegël është
pajisur me një levë zhbllokimi e cila parandalon nisjen
aksidentale të veglës. ASNJËHERË mos e përdorni
veglën nëse ndizet kur thjesht tërhiqni levën e çelësit,
pa tërhequr levën e zhbllokimit. Çojeni veglën në
qendrën tonë të autorizuar të shërbimit për riparimet e
duhura PËRPARA përdorimit të mëtejshëm.
KUJDES:
Mos e tërhiqni fort levën e çelësit pa tërhequr
levën e zhbllokimit. Kjo mund të shkaktojë thyerjen e çelësit.
KUJDES:
Mos e lidhni dhe as mos e parandaloni
KURRË qëllimin dhe funksionin e levës së bllokimit.
► Fig.4: 1. Leva e zhbllokimit 2. Leva e çelësit
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të levës së
çelësit, ofrohet një levë zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën, tërhiqni levën e zhbllokimit drejt
përdoruesit dhe më pas tërhiqni levën e çelësit.
Për ta ndaluar veglën, lëshoni levën e çelësit.
Funksioni parandalues për rindezjen
e paqëllimshme
Vegla nuk ndizet kur kutia e baterisë montohet gjatë
tërheqjes së levës së çelësit.
Për ta ndezur veglën, në fillim tërhiqni levën e çelësit. Pastaj
tërhiqni levën e zhbllokimit dhe tërhiqni levën e çelësit.
Teknologjia e ndjesisë së reagimit aktiv
Vegla dikton elektronikisht situatat kur disku apo
aksesori mund të kenë rrezik të lidhen. Në raste të tilla,
vegla fiket automatikisht për të evituar rrotullimin e
mëtejshëm të boshtit (nuk parandalon zmbrapsjen).
Për ta rindezur veglën, fikeni përpara, eliminoni shkakun e
rënies së beftë të shpejtësisë së rrotullimit dhe ndizeni veglën.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Veçoria e ndezjes së ngadaltë redukton reagimin gjatë ndezjes.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi i mbajtëses (dorezës) anësore
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja
anësore është instaluar siç duhet përpara përdorimit.
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
► Fig.5
Instalimi ose heqja e mbrojtëses së
diskut
PARALAJMËRIM:
qendër të shtypur, disk me kënd, disk fleksibël
ose disk me furçë me tela, mbrojtësja e diskut
duhet të përshtatet në vegël në mënyrë të tillë që
ana e mbyllur e mbrojtëses të jetë gjithmonë e
drejtuar nga përdoruesi.
PARALAJMËRIM:
e diskut të jetë bllokuar në mënyrë të sigurt
me levën e bllokimit me një prej vrimave të
mbrojtëses së diskut.
PARALAJMËRIM:
prerës / diamanti, sigurohuni të përdorni vetëm
mbrojtësen e posaçme të diskut të projektuar për
përdorim me disqe prerëse.
(Në disa vende të Evropës, kur përdorni disk
diamanti, mund të përdorni mbrojtësen e zakonshme.
Ndiqni rregullat e shtetit ku ndodheni.)
Për disk me qendër të shtypur, disk
me kënd, disk fleksibël, furçë disku
me tela / disk prerës smeril, disk
diamanti
1.
Gjatë shtyrjes së levës së çelësit, montojeni
mbrojtësen e diskut me pjesët e dala të mbrojtëses
së diskut të bashkërenditura me dhëmbëzat në kutinë
mbajtëse.
► Fig.6: 1. Leva e bllokimit 2. Dhëmbëza 3. Pjesa e
dalë
2.
Gjatë shtyrjes së levës së çelësit drejt A, shtyni
mbrojtësen e diskut duke mbajtur shtypur pjesët B siç
tregohen në figurë.
► Fig.7: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Vrima
SHËNIM: Shtyjeni poshtë mbrojtësen e diskut drejt.
Ndryshe, nuk mund ta shtyni plotësisht mbrojtësen
e diskut.
3.
Ndërkohë që mbani levën e çelësit dhe pozicionin
e mbrojtëses së diskut siç përshkruhet në hapin
2, rrotulloni mbrojtësen e diskut drejt C, dhe më
pas ndryshoni këndin e mbrojtëses së diskut sipas
punës në mënyrë që operatori të mund të mbrohet.
Bashkërenditni levën e bllokimit me një nga vrimat në
mbrojtësen e diskut dhe më pas lironi levën e bllokimit
për të bllokuar mbrojtësen e diskut.
► Fig.8: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Vrima
SHËNIM: Shtypeni mbrojtësen e diskut plotësisht.
Ndryshe, nuk mund ta rrotulloni mbrojtësen e diskut.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjelltë të instalimit.
33 SHQIP
Kur përdorni disk me
Sigurohuni që mbrojtësja
Kur përdorni disk smeril

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents