Makita DFJ206 Instruction Manual page 21

Cordless
Hide thumbs Also See for DFJ206:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PJESËVE
► Fig.1
1
Mbajtësi i baterisë (10,8
V / 10,8 V - 12 V maks.)
(aksesor opsional)
5
Mbajtësi i mëngës
9
Kablloja e energjisë
INSTALIMI
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë pajisjen përpara
se të instaloni ose të hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort mbajtësin e baterisë dhe
kutinë e baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e
baterisë. Mosmbajtja fort e mbajtësit të baterisë dhe e
kutisë së baterisë mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga
duart dhe të shkaktojë dëmtim të mbajtësit të baterisë
dhe të kutisë së baterisë dhe/ose lëndim personal.
► Fig.2: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
4. Mbajtësi i baterisë (aksesor opsional)
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund kutinë e
baterisë, derisa të bllokohet në vend me një kërcitje të
vogël. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme
të butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht.
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga
mbajtësi i baterisë ndërsa shtypni butonin në pjesën e
përparme të kutisë së baterisë.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht
kutinë e baterisë derisa treguesi i kuq të mos
duket. Në të kundërt, kutia e baterisë mund të bjerë
aksidentalisht nga mbajtësi i baterisë duke ju lënduar
juve ose personat përreth jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia e baterisë nuk hyn lehtë, nuk po
e futni siç duhet.
Vendosja e mbajtësit të baterisë
Mund ta varni mbajtësin e baterisë në rripin e mesit.
Për të parandaluar që mbajtësi i baterisë të bjerë pa
dashje, lidhni një rrip duke përdorur vrimën e rripit dhe
sigurojeni atë.
► Fig.3: 1. Vrima e rripit
Për mbajtësin e baterisë 18 V dhe 14,4 V
Mbajtësi i baterisë ka një funksion kundër rënies. Kur hiqni
mbajtësin e baterisë nga rripi, tërhiqeni lart mbajtësin e
baterisë ndërsa shtypni butonin e zhbllokimit.
► Fig.4: 1. Butoni i zhbllokimit
2
Mbajtësi i baterisë (14,4
V / 18 V)
(aksesor opsional)
6
Xhepi i baterisë
10
Goma kundër rrëshqitjes
(vetëm DFJ207, DFJ305
dhe DFJ407)
3
Vrima për etiketën e
emrit
7
Xhep prej rrjete për
paketën e akullit
11
Kapuçi
(vetëm DFJ207, DFJ305
dhe DFJ407)
Instalimi ose heqja e njësisë së
ventilatorit
1.
Rrotullojeni unazën në drejtim të kundërt të
akrepave të orës ndërsa ngrini grepin në të. Hiqeni
unazën kur shenja në unazë bashkërenditet me të
çarën në njësinë e ventilatorit.
► Fig.5: 1. Njësia e ventilatorit 2. Unaza 3. Grepi 4. E
çara 5. Shenja
2.
Kalojeni kokën e njësisë së ventilatorit në vrimën në
xhaketë. Vendoseni unazën në njësinë e ventilatorit dhe
rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës derisa shenja në
unazë të bashkërenditet me shenjën më larg nga e çara.
► Fig.6: 1. Shenja 2. Unaza 3. Njësia e ventilatorit
3.
Kalojeni shiritin përmes vrimës në njësinë e
ventilatorit dhe shtrëngoni butonin e mbylljes.
► Fig.7: 1. Shiriti
4.
Vendosni njësinë tjetër të ventilatorit në xhaketë
në të njëjtën mënyrë.
5.
Lidhni kabllon me njësitë e ventilatorit.
Mbështeteni kabllon duke përdorur mbajtësin e kabllos.
► Fig.8: 1. Kablloja 2. Mbajtësi i kabllos
6.
Lidheni fundin tjetër të kabllos me mbajtësin e baterisë.
► Fig.9: 1. Mbajtësi i baterisë
KUJDES:
Gjithmonë përdorni shiritin dhe
butonin e mbylljes për të siguruar njësinë e
ventilatorit te xhaketa. Nëse njësia e ventilatorit
bie, ajo mund të shkaktojë lëndim, ose mund t'i
shkaktohet dëmtim njësisë së ventilatorit.
Kur e hiqni, ndiqni procedurën e anasjelltë të instalimit.
Vendosja e setit të filtrave
Aksesorë opsionalë
Seti i filtrave mbron njësinë e ventilatorit nga pluhuri dhe
grimcat e vogla. Rekomandojmë që ta përdorni setin e
filtrave në një vend pune me pluhur ose grimca të vogla.
Futeni aksesorin e filtrit mes xhaketës dhe njësisë së
ventilatorit siç tregohet në figurë.
► Fig.10: 1. Unaza 2. Vrima në xhaketë 3. Aksesori i
filtrit 4. Njësia e ventilatorit 5. Filtri
Kur shtrëngoni unazën, ndalojeni te shenja pranë të
çarës në njësinë e ventilatorit. Pasi vendosni njësitë e
ventilatorit, mbulojini aksesorët e filtrit me filtra.
► Fig.11: 1. Shenja 2. E çara
21 ALBANIAN
4
Vrima për etiketën e
krahut
8
Njësia e ventilatorit
-
-

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dfj207Dfj304Dfj305Dfj405Dfj407

Table of Contents