Makita UB100D Instruction Manual page 26

Cordless blower
Hide thumbs Also See for UB100D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Vendosja ose heqja e hundëzës së
gjatë
Aksesor opsional për UB100D / UB101D
Instaloni hundëzën e gjatë në të njëjtën mënyrë si
hundëzën. Për ta hequr hundëzën e gjatë, kryeni
procedurën e anasjelltë të instalimit.
Instalimi ose heqja e hundëzës
konike
Aksesor opsional për UB100D / UB101D
Bashkoni hundëzën konike me hundëzën, dhe më pas
instaloni hundëzën te njësia kryesore. Për ta hequr
hundëzën konike, kryeni procedurën e anasjelltë të
instalimit.
Montimi për fshesën me korrent
Instalimi ose heqja e hundëzës
Aksesor opsional për UB101D
Bashkërenditni pjesët e dala në hundëz me kanalet në
njësinë kryesore, më pas fusni hundëzën në njësinë
kryesore, dhe më pas rrotullojeni për ta fiksuar në vend.
► Fig.4: 1. Hundëza
Për ta hequr hundëzën, kryeni procedurën e anasjelltë
të instalimit.
Instalimi ose heqja e qeses së
pluhurit
Aksesor opsional për UB100D / UB101D
Bashkërenditni pjesët e dala në xhunton e qeses së
pluhurit me kanalet në njësinë kryesore, më pas fusni
xhunton në njësinë kryesore, dhe më pas rrotullojeni
për ta fiksuar në vend.
► Fig.5: 1. Xhuntoja 2. Qesja e pluhurit
Për të hequr qesen e pluhurit, kryeni procedurën e
kundërt të vendosjes së saj.
Instalimi ose heqja e kompletit të
tubit fleksibël
Aksesor opsional për UB100D / UB101D
Bashkoni xhunton, zorrën fleksibël, tubin dhe hundëzën
e shtypur me njësinë kryesore sipas rendit.
► Fig.6: 1. Xhuntoja 2. Zorra fleksibël 3. Tubi
4. Hundëza e shtypur
Për ta hequr kompletin e tubit fleksibël, kryeni
procedurën e anasjelltë të instalimit.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që makineria
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo të kontrolloni
funksionin e makinerisë.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë makinerinë
përpara se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort makinerinë dhe kutinë
e baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e makinerisë dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktohet dëmtim i makinerisë dhe i kutisë së
baterisë, si dhe lëndim i personit.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga
makineria duke ju lënduar juve ose personin pranë
jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
► Fig.7: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni nga
makineria teksa rrëshqisni butonin në pjesën e
përparme të kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është e bllokuar plotësisht.
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
Makineria është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në
motor për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë.
Makineria do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse
makineria dhe/ose bateria janë vendosur sipas njërit
prej kushteve të mëposhtme:
I mbingarkuar:
Makineria përdoret në një mënyrë që e bën atë të marrë
rrymë të lartë anormale.
Në këtë situatë, fikeni makinerinë dhe ndaloni punën
që shkaktoi mbingarkesën e makinerisë. Pastaj ndizeni
makinerinë për ta rinisur.
Nëse makineria nuk ndizet, bateria është mbinxehur.
Në këtë situatë, lëreni baterinë të ftohet përpara se ta
ndizni sërish makinerinë.
Tension i ulët i baterisë:
Kapaciteti i mbetur i baterisë është shumë i ulët dhe
makineria nuk do të punojë. Nëse e ndizni makinerinë,
motori ndizet sërish, por fiket shpejt. Në këtë situatë,
hiqni dhe karikoni baterinë.
26 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ub101d

Table of Contents