Fig.9 - Makita HR4003C Instruction Manual

Hide thumbs Also See for HR4003C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kufizuesi i rrotullimit
Kufizuesi i rrotullimeve aktivizohet kur rrotullimet arrijnë
një nivel të caktuar. Motori do të shkëputet nga boshti
në dalje. Kur kjo të ndodhë, puntoja do të ndalojë
rrotullimin.
KUJDES:
Sapo të aktivizohet kufizuesi i rrotullimeve, fikni
menjëherë veglën. Kjo ndihmon në parandalimin
e konsumimit të parakohshëm të veglës.
Llamba e treguesit
► Fig.8: 1. Llamba e indikatorit të energjisë (e gjelbër)
2. Llamba e treguesit të shërbimit (e kuqe)
Llamba treguese e gjelbër ON (ndezje) ndriçon kur
vegla futet në prizë. Nëse llamba treguese nuk ndizet,
kordoni ose kontrolluesi mund të jenë me defekt.
Kur llamba treguese ndizet por vegla nuk fillon edhe kur
vegla ndizet, karbonçinat mund të jenë konsumuar ose
kontrolluesi, motori ose çelësi i ON/OFF (ndezje/fikje)
mund të ketë defekt.
Nëse ndodhin simptomat e mësipërme, ndaloni
menjëherë përdorimin e veglës dhe kontaktoni qendrën
lokale të shërbimit.
Llamba treguese e kuqe e shërbimit ndizet kur
karbonçinat janë gati për t'u konsumuar, që të tregojë
që vegla ka nevojë për shërbim. Pas njëfarë periudhe
përdorimi, motori fiket automatikisht.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Doreza anësore

► Fig.9

KUJDES:
Përdoreni dorezën anësore vetëm gjatë
ciflosjes, leskërimit ose shkatërrimit. Mos e
përdorni gjatë shpimit në beton, në mur etj.
Vegla nuk mund të mbahet siç duhet me këtë
dorezë anësore gjatë shpimit.
► Fig.10: 1. Dorezë anësore 2. Dado e shtrëngimit
Doreza anësore mund të rrotullohet 360° vertikalisht
dhe të sigurohet në çdo pozicion të dëshiruar. Ajo
gjithashtu sigurohet në tetë pozicione të ndryshme para
dhe pas në pozicion horizontal. Vetëm lironi dadon
e shtrëngimit për ta rrotulluar dorezën anësore në
pozicionin e dëshiruar. Më pas shtrëngojeni fort dadon
e shtrëngimit.
Mbajtësja anësore
KUJDES:
Gjithmonë përdorni mbajtësen anësore për
siguri veprimi gjatë shpimit në beton, në mur etj.
► Fig.11: 1. Mbajtësja anësore
Mbajtësja anësore rrotullohet nga të dyja anët duke
lejuar një kapje të lehtë të veglës në çdo pozicion.
Lirojeni pak mbajtësen anësore duke e rrotulluar në
drejtim kundërorar, drejtojeni në pozicionin e dëshiruar
më pas shtrëngojeni duke e rrotulluar në drejtim orar.
Instalimi ose heqja e puntos
► Fig.12: 1. Bishti i puntos 2. Grasoja për punton
Pastroni bishtin e puntos dhe aplikoni pak graso para se
ta instaloni punton.
► Fig.13: 1. Punto 2. Kapaku i lëshimit
Futeni punton në vegël. Rrotulloni punton dhe shtyjeni
derisa të zërë vend.
Nëse puntoja nuk mund të shtyhet brenda, hiqeni
punton. Tërhiqeni disa herë poshtë kapakun e lëshimit.
Më pas futeni punton sërish. Rrotulloni punton dhe
shtyjeni derisa të zërë vend.
Pas instalimit sigurohuni gjithmonë që puntoja të jetë
kapur siç duket, duke e provuar ta nxirrni.
► Fig.14: 1. Punto 2. Kapaku i lëshimit
Për të hequr punton, tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e lëshimit dhe nxirreni punton jashtë.
Këndi i puntos (gjatë ciflosjes,
leskërimit ose shkatërrimit)
► Fig.15: 1. Leva e ndërrimit 2. Treguesi
Puntoja mund të sigurohet në 24 kënde të ndryshme.
Për të ndryshuar këndin e puntos, rrotulloni levën e
ndërrimit në mënyrë që treguesi të tregojë simbolin
Rrotullojeni punton në këndin e dëshiruar.
► Fig.16: 1. Leva e ndërrimit 2. Treguesi
Rrotullojeni levën e ndërrimit në mënyrë që treguesi të
tregojë simbolin
jetë shtrënguar sa duhet duke e rrotulluar pak.
Matësi i thellësisë
► Fig.17: 1. Matësi i thellësisë 2. Butoni bllokues
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi uniforme.
Shtypni dhe mbani butonin e bllokimit dhe vendosni
matësin e thellësisë në vrimën hekzagonale.
► Fig.18
Sigurohuni që ana e dhëmbëzuar e matësit të thellësisë
të jetë me drejtim nga shenja.
Rregulloni matësin e thellësisë duke e lëvizur përpara
dhe pas ndërkohë që shtypni butonin e bllokimit. Pas
rregullimit, lëshoni butonin e bllokimit për të bllokuar
matësin e thellësisë.
SHËNIM:
Matësi i thellësisë nuk mund të përdoret në
pozicionin ku matësi i thellësisë godet folenë e
ingranazhit/motorit.
18 ALBANIAN
. Më pas sigurohuni që puntoja të
.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hr4013cHr5212cHr5202c

Table of Contents