Makita GA4540R Instruction Manual page 27

Hide thumbs Also See for GA4540R:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Freni mekanik
Për modelin GA4541R, GA5041R
Freni mekanik aktivizohet pas fikjes së veglës.
Freni nuk funksionon kur nuk ka furnizim me energji, me
çelësin ende të aktivizuar.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi i mbajtëses (dorezës) anësore
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja anësore është
instaluar siç duhet përpara përdorimit.
Fig.4
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
Instalimi ose heqja e mbrojtëses së diskut
(për disk me qendër të shtypur, disk me kënd,
disk fleksibël, disk me furçë me tela / disk
prerës smeril, disk diamanti)
PARALAJMËRIM:
Kur përdorni disk me qendër të shtypur, disk me
kënd, disk fleksibël ose disk me furçë me tela,
mbrojtësja e diskut duhet të përshtatet në vegël në
mënyrë të tillë që ana e mbyllur e mbrojtëses të
jetë gjithmonë e drejtuar nga përdoruesi.
Kur përdorni disk smerilues prerës / disk diamanti,
sigurohuni të përdorni vetëm mbrojtësen e posaçme të
diskut të projektuar për përdorim me disqe prerëse.
(Në disa shtete evropiane kur përdoret disku i
diamantit mund të përdoret dhe mbrojtëse e
zakonshme. Ndiqni rregullat e shtetit ku ndodheni.)
Për vegël me mbrojtëse disku të llojit me levë
mbërthyese
Fig.5
Lironi vidën dhe pastaj tërhiqeni levën në drejtimin e
shigjetës. Montojeni mbrojtësen e diskut me pjesët e
dala të rripit të mbrojtëses së diskut të bashkërenditura
me dhëmbëzat në kutinë mbajtëse. Në vijim rrotullojeni
mbrojtësen e diskut në kënd të atillë që të mund ta
mbrojë përdoruesin sipas punës që kryhet.
Fig.6
Tërhiqeni levën në drejtim të shigjetës. Më pas fiksoni
mbrojtësen e diskut duke shtrënguar vidën. Sigurohuni që ta
shtrëngoni mirë vidën. Këndi i qëndrimit të mbrojtëses së
diskut mund të rregullohet nëpërmjet levës.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Për vegla me mbrojtëse disku të llojit me vidë
bllokuese
Fig.7
Montojeni mbrojtësen e diskut me pjesët e dala të rripit
të mbrojtëses së diskut të bashkërenditura me
dhëmbëzat në kutinë mbajtëse. Në vijim rrotullojeni
mbrojtësen e diskut në kënd të atillë që të mund ta
mbrojë përdoruesin sipas punës që kryhet. Sigurohuni
që ta shtrëngoni mirë vidën.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Instalimi ose heqja e diskut me qendër të shtypur
ose diskut me kënd (aksesor opsional)
PARALAJMËRIM:
Kur përdorni disk me qendër të shtypur ose disk
me kënd, mbrojtësja e diskut duhet të përshtatet
në vegël në mënyrë të tillë që ana e mbyllur e
mbrojtëses të tregojë gjithnjë nga përdoruesi.
Fig.8
Montoni flanxhën e brendshme në bosht.
Sigurohuni që pjesën e dhëmbëzuar të flanxhës së
brendshme ta vendosni mbi pjesën e drejtë poshtë
boshtit.
Vendoseni diskun mbi flanxhën e brendshme dhe
vidhosni dadon bllokuese në bosht.
Fig.9
Për ta shtrënguar dadon bllokuese, shtypni bllokimin e
boshtit aq fort sa boshti të mos rrotullohet më, pastaj
përdorni çelësin e dados së bllokimit dhe shtrëngojeni
mirë në drejtim orar.
Për ta hequr diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
Flanxha e sipërme (aksesor opsional)
KUJDES:
Mos e përdorni flanxhën e sipërme për modelet e
pajisura me fren mekanik. Në të kundërt, ajo mund
të lirohet kur aktivizohet freni.
Modelet me shkronjën F janë të pajisura si standard me
flanxhë të sipërme. Krahasuar me llojin e zakonshëm,
nevojitet vetëm 1/3 e përpjekjeve për të zhvidhosur
dadon bllokuese.
Instalimi ose heqja e dados Ezynut
(aksesor opsional)
KUJDES:
Mos përdorni dadon Ezynut me flanxhën e sipërme
ose me lëmuesin me kënd me simbolin "F" në fund të
numrit të modelit. Ato flanxha janë aq të trasha saqë
boshti nuk mund të mbajë të gjithë fijen.
Fig.10
Flanxhën e brendshme, diskun lëmues dhe dadon
Ezynut montojini në bosht në mënyrë të tillë që logoja
Makita në dadon Ezynut të tregojë nga jashtë.
27

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ga5041rGa6040rGa4541rGa5040r

Table of Contents