Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
E rëndësishme
Rrezik
Paralajmërim
Kujdes
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta vini në punë pajisjen dhe
ruajeni për referencë në të ardhmen.
Për të siguruar performancë optimale, rekomandojmë që pastruesi të
përditësohet në versionin e fundit. Këtë përditësim mund ta bëni përmes
aplikacionit Air+.
-
Mos e pastroni pajisjen me ujë, me ndonjë lëng apo detergjent tjetër (që merr
flakë) dhe as mos lejoni futjen e tyre brenda pajisjes, në mënyrë që të
shmangni goditjen elektrike dhe/ose ndonjë rrezik për zjarr.
-
Mos spërkatni përreth pajisjes materiale që marrin flakë, të tilla si insekticidet
apo parfumet.
-
Përpara se ta lidhni pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje
përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
-
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga
një pikë shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të
ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet.
-
  M os e përdorni pajisjen nëse ushqyesi, kordoni elektrik ose vetë pajisja është
e dëmtuar.
-
Përdorni vetëm ushqyesin e miratuar (KA1201A-2400500EU) që vjen me
pajisjen.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga
persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, apo që kanë
mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen
për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.
-
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
-
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të
mbikëqyrur.
-
Mos bllokoni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit, p.sh. duke vendosur objekte
mbi vrimën e daljes së ajrit ose përballë vrimës së daljes së ajrit.
-
Sigurohuni që objektet e huaja të mos bien brenda në pajisje nëpërmjet
vrimës së daljes së ajrit.
-
Ndërfaqja standarde WiFi e bazuar në 802.11b/g/n në 2.4 GHz me një fuqi
dalëse maksimale jo më të lartë se 100 mW EIRP.
-
Bluetooth versioni 5.0 (LE) në frekuencë 2.4 GHz me dalje RF më pak se 10
mW EIRP.
-
Kjo pajisje nuk zëvendëson ajrosjen e duhur, pastrimin e rregullt me fshesë
me korrent apo përdorimin e aspiratorit apo të ventilatorit gjatë gatimit.
-
Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen në një sipërfaqe të thatë, të
qëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
-
Lini të paktën 20 cm hapësirë të lirë përreth pajisjes dhe të paktën 30 cm
hapësirë të lirë mbi pajisje.

Shqip

Shqip
229

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ac0651Ac0651/10

Table of Contents