Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja
që ofron Philips, regjistrojeni produktin në www.philips.com/MyVacuumCleaner.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe ruajeni për
referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Asnjëherë mos thithni me fshesë ujë apo lëndë të tjera të lëngshme ose të djegshme apo hi të
nxehtë.
Paralajmërim
- Kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje korrespondon me tensionin lokal përpara se të lidheni
me pajisjen.
- Nëse është dëmtuar kordoni i rrymës ose pajisja vetë është e dëmtuar, mos e përdorni pajisjen.
- Nëse kordoni i rrymës është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga Philips, një qendër shërbimi e
autorizuar nga Philips ose persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur rreziqet.
- Mos e drejtoni zorrën, tubin apo ndonjë aksesor tjetër drejt syve apo veshëve dhe as mos e
vendosni në gojë.
- Mos e përdorni pajisjen së bashku me transformatorin, pasi mund të shkaktojë situata të
rrezikshme.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish, vetëm nëse mbikëqyren apo
udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse e kuptojnë rrezikun që kanoset.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të
bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Spina duhet të hiqet nga priza përpara pastrimit ose mirëmbajtjes së pajisjes.
- Kjo fshesë është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos e përdorni fshesën për të fshirë
mbeturina ndërtimi, pluhur çimentoje, hir, rërë të imët, gëlqere dhe substanca të ngjashme.
Asnjëherë mos e përdorni fshesën pa filtra. Kjo mund të dëmtojë motorin dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e fshesës. Pastrojini gjithmonë të gjitha pjesët e fshesës siç tregohet në manualin e
përdorimit. Mos pastroni asnjë pjesë me ujë dhe/ose agjentë pastrues nëse nuk tregohet në
mënyrë specifike në manualin e përdorimit.
- Përdorni vetëm bateritë e specifikuara.
- Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të
diellit apo ndaj temperaturave të larta.
- Nëse produkti mbinxehet, lëshon erë ose ndryshon ngjyrën, ndërpriteni përdorimin e tij dhe
kontaktoni me "Philips".
- Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
- Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme, mos
e modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni produktin ose baterinë. Mos shkaktoni qark të
shkurtër, mos i mbingarkoni dhe mos i karikoni në drejtim të kundërt bateritë.
- Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh
diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
- Kur administroni bateritë sigurohuni që duart tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata.
- Futni bateritë me polet + dhe - në drejtimin e treguar në folenë ose mbajtësin e baterive.
- Mos kombinoni marka ose lloje të ndryshme baterish, mos kombinoni bateri të reja me të
përdorura dhe mos përdorni bateri me kode të ndryshme të datës.
Shqip
Shqip
75