Mjedise Të Mundshme Shpërthyese; Informacionet Për Certifikimin (Sar) - Nokia 6 Manual

Hide thumbs Also See for 6:
Table of Contents

Advertisement

Nokia 6 Udhëzues Përdorues
MJEDISE TË MUNDSHME SHPËRTHYESE
Fikeni pajisjen tuaj në ambiente të mundshme shpërthyese, si p.sh. pranë pompave të
benzinës. Shkëndijat mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr, me pasojë plagosjen trupore ose
vdekjen. Vini re kufizimet në zonat me karburant; uzinat kimike; ose aty ku janë duke u zhvilluar
shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundshme shpërthyese mund të mos jenë të shënuara
qartë. Këto janë zakonisht zona ku këshilloheni ta fikni motorin, poshtë kuvertës në anije, në
impiantet e transferimit ose të ruajtjes së kimikateve dhe aty ku ajri përmban lëndë kimike ose
grimca të tilla si kokrriza pluhuri ose metalesh. Këshillohuni me prodhuesit e automjeteve që
përdorin gaz natyror të lëngëzuar (si propani ose butani) nëse kjo pajisje mund të përdoret pa
rrezik në afërsi të tyre.
INFORMACIONET PËR CERTIFIKIMIN (SAR)
Kjo pajisje celulare përmbush udhëzimet për ekspozimin ndaj radiovalëve.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është projektuar
që të mos i kalojë kufijtë për ekspozimin ndaj radiovalëve (fushat elektromagnetike të
radiofrekuencave), të rekomanduara sipas udhëzimeve ndërkombëtare nga organizata
shkencore e pavarur ICNIRP. Këto udhëzime përfshijnë marzhe të konsiderueshëm për sigurinë
të planifikuara për të garantuar mbrojtjen e të gjithë personave, pavarësisht nga mosha dhe
gjendja shëndetësore. Udhëzimet për ekspozimin bazohen në Normën specifike të përthithjes
(SAR), e cila është një shprehje e sasisë të fuqisë së radiofrekuencës (RF) të depozituar në kokë
ose në trup kur pajisja është duke transmetuar. Kufiri i SAR-it sipas ICNIRP për pajisjet celulare
është mesatarisht 2 W/kg për 10 gramë ind.
Testet për vlerën SAR kryhen me pajisjen në pozicionet standarde të përdorimit, duke
transmetuar në nivelin më të lartë të fuqisë së certifikuar dhe në të gjitha bandat e
frekuencave.
Referojuni
www.nokia.com/phones/sar
për vlerën maksimale SAR të pajisjes.
Kjo pajisje përmbush udhëzimet për ekspozimin ndaj RF-së kur përdoret pranë kokës ose kur
vendoset të paktën 1,5 centimetra (5/8 inç) larg nga trupi. Kur përdoret një këllëf, kapëse rripi
ose një mbajtëse e një forme tjetër për përdorimin e pajisjes në kontakt me trupin, ajo nuk
duhet të përmbajë metale dhe duhet të sigurojë të paktën distancën ndarëse me trupin si më
sipër.
Dërgimi i të dhënave ose i mesazheve kërkon një lidhje të mirë me rrjetin. Dërgimi mund të
vonohet deri sa një lidhje e tillë të jetë e disponueshme. Ndiqni udhëzimet për distancën
ndarëse deri sa të përfundojë dërgimi.
Gjatë përdorimit të përgjithshëm, vlerat e SAR-it zakonisht janë shumë më të ulëta se vlerat
e deklaruara më sipër. Kjo ndodh sepse, për efektivitet në sistem dhe për të minimizuar
ndërhyrjet në rrjet, fuqia e përdorimit e celularit ulet automatikisht kur nevojitet fuqia e plotë
për një thirrje të caktuar. Sa më i ultë të jetë rezultati i fuqisë, aq më e ultë është vlera e SAR-it.
Modelet e pajisjeve mund të kenë versione të ndryshme dhe më shumë se një vlerë. Me kalimin
e kohës mund të ndodhin ndryshime të pjesëve përbërëse e të modelit dhe disa ndryshime
mund të ndikojnë në vlerat e SAR-it.
© 2021 HMD Global Oy. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
63

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

3

Table of Contents