Samsung 4 Series User Manual page 195

Hide thumbs Also See for 4 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Në skaj të ekranit ka një kontur me pika.
Nëse madhësia e figurës është caktuar në Përsht. Ekr., ndryshojeni në 16:9.
Ndryshoni rezolucionin e marrësit kabllor/satelitor.
Figura është bardhezi.
Nëse po përdorni hyrje Composite AV, lidheni kabllon e videos (e verdhë) me folenë e gjelbër të hyrjes Component 1 në
televizor.
Gjatë ndërrimit të kanaleve figura ngrin, shformohet ose vonohet.
Nëse është e lidhur me marrësin kabllor, përpiquni të rivendosni marrësin kabllor. Rilidhni kordonin AC dhe prisni derisa
marrësi kabllor të rindizet. Kjo mund të zgjasë deri në 20 minuta.
Caktojeni rezolucionin e daljes së marrësit kabllor në 1080i ose 720p.
Cilësia e zërit
Fillimisht kryeni Test i ting. për të konfirmuar që zëri i televizorit funksionon siç duhet. (shkoni te MENU - Mbështet -
Vetë-diagnostikim - Test i ting.)
Nëse zëri është në rregull, problemi i zërit mund të shkaktohet nga burimi ose sinjali.
Nuk ka zë ose zëri është shumë i ulët në maksimumin e volumit.
Kontrolloni volumin e pajisjes (marrës kabllor/satelitor, DVD, Blu-ray etj.) së lidhur me televizorin.
Figura është në rregull, por nuk ka zë.
Caktoni opsionin Zgjedhje altopar. në Altopar. TV në menynë e zërit.
Nëse përdorni pajisje të jashtme, sigurohuni që kabllot e zërit të jenë lidhur me foletë e duhura të hyrjes së zërit në
televizor.
Nëse përdorni pajisje të jashtme, kontrolloni opsionin e daljes së zërit të pajisjes (p.sh. mund t'ju nevojitet ta ndryshoni
opsionin e zërit të marrësit kabllor në HDMI kur keni kabllo HDMI të lidhur në televizor).
Nëse përdorni kabllo DVI në HDMI, kërkohet një kabllo e veçantë zëri.
Rindizeni pajisjen e lidhur duke e rivendosur në prizë.
Altoparlantët lëshojnë një zhurmë të çuditshme.
Kontrolloni lidhjet e kabllove. Sigurohuni që në hyrjen e zërit nuk është lidhur kablloja e figurës.
Për lidhjet me antenë ose kabllore, kontrolloni fuqinë e sinjalit. Niveli i ulët i sinjalit mund të shkaktojë prishje të zërit.
Nuk ka figurë, nuk ka video
Televizori nuk ndizet.
- Sigurohuni që kordoni elektrik AC të jetë futur mirë në prizë dhe në televizor.
- Sigurohuni që priza funksionon.
- Provoni të shtypni butonin POWER në televizor për t'u siguruar që problemi nuk vjen nga telekomanda. Nëse televizori
ndizet, drejtohuni tek "Telekomanda nuk punon" më poshtë.
Televizori fiket automatikisht.
- Sigurohuni që Kohëm. i fik. është caktuar në Fik. në menynë Ora.
- Nëse kompjuteri është i lidhur me televizorin, kontrolloni cilësimet e energjisë së kompjuterit.
- Sigurohuni që kordoni elektrik AC të jetë futur mirë në prizë dhe në televizor.
- Nuk ka sinjal energjie e fik televizorin nëse nuk ka marrë sinjal për një periudhë të caktuar kohore. Fikja automat. e fik
televizorin nëse nuk ka pasur komanda nga përdoruesi për katër orë.
UK5100B_XH_BN68-07346X-03_L09.indb 13
Shqip - 13
2016-07-11 오후 1:22:42

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents