Makita LS1040 Instruction Manual page 31

Hide thumbs Also See for LS1040:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Qese e pluhurit
Fig.21
Përdorimi i qeses së pluhurave e bën prerjen të pastër
dhe lehtëson thithjen e pluhurit. Për të montuar qesen e
pluhurave, vendoseni në hundëzën e pluhurit.
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e mbushur,
hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni
mbërthyesin. Boshatiseni qesen e pluhurit duke e
goditur lehtë që të hiqni grimcat që janë ngjitur nga
brenda, të cilat mund të vështirësojnë mbledhjen e
mëtejshme të pluhurit.
SHËNIM:
Nëse e lidhni sharrën me një fshesë me korrent Makita,
puna mund të rezultojë më efikase dhe më e pastër.
Sigurimi i materialit
PARALAJMËRIM:
Është shumë e rëndësishme që ta siguroni
gjithmonë materialin e punës siç duhet dhe fort me
morsetë. Në të kundërt, vegla mund të dëmtohet
dhe/ose materiali i punës mund të shkatërrohet.
MUND
SHKAKTOHET
PERSONAL. Gjithashtu, pas prerjes MOS e ngrini
diskun derisa disku të ketë ndaluar plotësisht.
KUJDES:
Gjatë prerjes së materialeve të gjata të punës,
përdorni mbështetëse që janë po aq të larta sa
niveli i sipërfaqes së bazës së rrotullimit. Për
sigurimin e materialit të punës mos u mbështesni
vetëm
te
morsa
horizontale.
Materialet e holla të punës kanë tendencën të
përkulen. Mbështeteni materialin e punës përgjatë
gjithë gjatësisë së tij për të shmangur kapjen te
disku dhe ZBRAPSJEN e mundshme.
Fig.22
Riga e poshtme
Fig.23
Kjo vegël është e pajisur me rigë të poshtme. Ajo duhet
pozicionuar siç tregohet në figurë.
KUJDES:
Kur kryeni prerje me kënd të pjerrët majtas,
kthejeni rigën në pozicionin majtas siç tregohet në
figurë. Përndryshe ajo do të prekë diskun ose një
pjesë të veglës, duke shkaktuar lëndime serioze
për përdoruesin.
Fig.24
Morsa vertikale
Fig.25
Morsa vertikale mund të instalohet në dy pozicione, në
anë e majtë ose të djathtë të rigës udhëzuese ose të
grupit të mbajtëses (aksesor opsional). Futeni shufrën e
EDHE
LËNDIM
vertikale
dhe/ose
morsa
morsës te vrima në rigën udhëzuese ose në grupin e
mbajtëses dhe shtrëngoni vidën për të siguruar shufrën
e morsës.
Pozicionojeni krahun e morsës sipas trashësisë dhe
formës së materialit të punës dhe siguroni krahun e
morsës duke shtrënguar vidën. Nëse vida për sigurimin
e krahut të morsës prek rigën udhëzuese, instalojeni
vidën në anën e kundërt të krahut të morsës. Sigurohuni
që asnjë pjesë e veglës të mos e prekë morsën gjatë
uljes së dorezës deri në fund. Nëse ndonjëra nga pjesët
prek morsën, ndërroni pozicionin e morsës.
Shtypni materialin e punës rrafsh me rigën udhëzuese
dhe bazën e rrotullimit. Vendoseni materialin e punës në
pozicionin e dëshiruar të prerjes dhe sigurojeni mirë
duke shtrënguar çelësin e morsës.
KUJDES:
Materiali i punës duhet të sigurohet mirë kundrejt
bazës së rrotullimit dhe rigës udhëzuese me anë
të morsës gjatë gjithë përdorimeve.
Morsa horizontale (aksesor opsional)
Fig.26
Morsa horizontale mund të instalohet në anën e majtë
ose të djathtë të bazës. Gjatë kryerjes së prerjeve me
kënd 15° ose me kënd më të madh, instaloni morsën
horizontale në anën e kundërt të drejtimit në të cilin do
të rrotullohet baza e rrotullimit. Vida lirohet dhe boshti i
morsës mund të nxirret dhe të futet shpejt duke
rrotulluar dorezën e morsës në drejtim kundërorar. Vida
qëndron e fiksuar duke rrotulluar dorezën e morsës në
drejtim orar. Për të kapur materialin e punës, rrotulloni
lehtë dorezën e morsës në drejtim orar derisa
projeksioni të arrijë pozicionin e tij më të lartë, më pas
shtrëngojeni në mënyrë të sigurt. Nëse doreza e morsës
shtyhet ose tërhiqet me forcë ndërkohë që rrotullohet në
drejtim orar, projeksioni mund të ndalojë në një kënd.
Në këtë rast, rrotullojeni dorezën e morsës sërish në
drejtim kundërorar derisa vida të lirohet, përpara se ta
rrotulloni sërish ngadalë në drejtim orar.
Gjerësia maksimale e materialit të punës që mund të
sigurohet me anë të morsës horizontale është 130 mm.
KUJDES:
Kapeni materialin e punës vetëm kur projeksioni të
jetë në pozicionin më të lartë. Në të kundërt, mund
të shkaktohet sigurim i pamjaftueshëm i materialit
të punës. Kjo mund të shkaktojë zhvendosjen e
materialit të punës, dëmtimin e diskut ose
humbjen e kontrollit, veprime të cilat çojnë në
LËNDIM PERSONAL.
Mbajtëset dhe grupi i mbajtëses
(aksesorë opsionalë)
Fig.27
Mbajtëset dhe grupi i mbajtëses mund të instalohen në
secilën anë, si mënyrë praktike për të mbështetur
materialet e punës horizontalisht. Instalojini siç tregohet
31

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ls1040s

Table of Contents