Makita 9403 Instruction Manual page 11

Hide thumbs Also See for 9403:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIME PËR SIGURINË E
SMERILUESIT ME RRIP
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet e
1.
izoluara të kapjes sepse sipërfaqja smeriluse
mund të prekë kordonin e vet. Prerja e një teli
me rrymë mund të elektrizojë pjesët metalike të
ekspozuara të veglës elektrike dhe mund t'i japë
punëtorit goditje elektrike.
Ajrosni siç duhet mjedisin e punës kur kryeni
2.
veprime smerilimi.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
3.
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
Përdorni gjithmonë maskën kundër pluhurit/
4.
respiratorin e duhur për materialin dhe për
aplikacionin me të cilët po punoni.
Përdorni gjithmonë syze sigurie të mëdha ose
5.
të vogla. Syzet e zakonshme ose syzet e diellit
NUK janë syze sigurie.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
6.
Sigurohuni që rripi nuk e prek materialin e
7.
punës përpara se të ndizet çelësi.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
8.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
9.
vetëm duke e mbajtur në dorë.
10. Kjo pajisje nuk është rezistente ndaj ujit,
kështu që mos përdorni ujë mbi sipërfaqen e
materialit të punës.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
MOS lejoni që njohja
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.1: 1. Butoni bllokues 2. Këmbëza e çelësit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi
është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet
në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Instalimi ose heqja e rripit abraziv
► Fig.2: 1. Leva
Tërhiqeni levën jashtë deri në fund dhe instaloni rripin në
cilindra dhe më pas kthejeni levën në pozicionin fillestar.
KUJDES:
Kur të instaloni rripin sigurohuni që drejtimi
i shigjetës në pjesën e pasme të rripit të
korrespondojë me atë të vetë veglës.
► Fig.3
Rregulloni trajektoren e rripit
► Fig.4: 1. Çelësi rregullues
Ndërkohë që rripi është në punë, përdorni dorezën
rregulluese për ta vendosur trajektoren e rripit në
qendër. Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë
ngrënien e rripit në skaje dhe konsumimin e skeletit të
smeriluesit.
Qese e pluhurit
► Fig.5: 1. Qese e pluhurit 2. Vrima e shkarkimit të
pluhurave
Vendosni qesen e pluhurit në vrimën ku shkarkohet
pluhuri. Vrima ku shkarkohet pluhuri është në formë
hinke. Kur vendosni qesen e pluhurit shtyjeni me forcë
drejt vrimës ku shkarkohet pluhuri deri në fund për të
parandaluar rënien e saj gjatë punës.
11 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents