Makita CF003G Instruction Manual page 166

Cordless fan
Hide thumbs Also See for CF003G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
12. Mos e përdorni produktin pranë flakëve, prushit
të ndezur ose atmosferave shpërthyese, si p.sh.
në praninë e lëngjeve, gazeve ose pluhurave
të ndezshme. Pajisja krijon shkëndija që mund të
ndezin pluhurin ose avujt.
13. Asnjëherë mos e përdorni pajisjen në vende
me lagështirë si p.sh. në banjë.
14. Kjo pajisje është vetëm për përdorim të
brendshëm. Asnjëherë mos e përdorni pajisjen
në ambiente të jashtme.
15. Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe
manualin e përdorimit të karikuesit para përdorimit.
16. Ndaloni menjëherë punën nëse vini re diçka
jonormale.
17. Nëse pajisja ju rrëzohet ose goditet,
kontrollojeni me kujdes për plasaritje ose
dëmtim para përdorimit.
18. Mos e afroni pajisjen me sobat apo burime të
tjera nxehtësie.
19. Mos e përdorni nëse ka pjesë të thyera, të
përthyera, të krisura ose të dëmtuara. Çdo
pajisje që duket e dëmtuar në ndonjë mënyrë
apo funksionon në mënyrë anormale, duhet
të hiqet nga shërbimi menjëherë. Inspektojeni
përpara çdo përdorimi.
20. Mos e lini pajisjen të furnizuar me energji dhe
të pamonitoruar.
21. Mos abuzoni me përshtatësin AC. Asnjëherë
mos e përdorni kordonin e përshtatësit për
të transportuar pajisjen ose për të tërhequr
spinën nga priza. Mbajeni përshtatësin AC
larg nxehtësisë, vajrave, pjesëve të mprehta
ose pjesëve lëvizëse. Zëvendësoni menjëherë
përshtatësin e dëmtuar. Përshtatësi i dëmtuar
mund të rrisë rrezikun e goditjes elektrike.
PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR
VENTILATORIN ME BATERI
Përdorni ventilatorin e duhur me bateri për
1.
përdorimin tuaj. Mos e përdorni ventilatorin
për qëllime për të cilat nuk është prodhuar.
2.
Pajisja mund të punojë me kuti baterie me
jone litiumi Makita të përcaktuara në seksionin
"SPECIFIKIMET" në këtë manual udhëzimesh
ose me përshtatës AC. Përdorimi i baterive të
tjera mund të paraqesë rrezik zjarri.
3.
Rikarikojini bateritë vetëm me karikuesin e
specifikuar. Karikuesit e përshtatshëm për një
lloj baterie mund të paraqesin rrezik zjarri kur
përdoren me një bateri tjetër.
Kur nuk është në punë, ruajeni pajisjen në një
4.
vend larg fëmijëve dhe personave të tjerë të
patrajnuar.
5.
Shkëputeni kutinë e baterisë dhe përshtatësin
AC nga burimi i rrymës përpara se ta
magazinoni pajisjen, të kryeni procedura
inspektimi, mirëmbajtjeje ose pastrimi. Masa të
tilla parandaluese të sigurisë mund të ulin rrezikun
e ndezjes së pajisjes aksidentalisht.
6.
Kur kutia e baterisë nuk është në përdorim,
mbajeni larg nga objektet e tjera metalike.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë shkëndija, djegie ose
zjarr.
7.
Shkëputeni njësinë dhe lëreni të ftohet përpara
se të kryeni procedura inspektimi, mirëmbajtje,
pastrimi ose ta magazinoni.
8.
Mos lejoni që njohja juaj me pajisjet t'ju bëjë të
pakujdesshëm. Kini parasysh se një pakujdesi
në fraksion të sekondës mjafton që të sjellë
lëndim të rëndë.
9.
Gjithmonë vendoseni pajisjen në një sipërfaqe
të niveluar dhe të qëndrueshme. Nëse pajisja
bie, ajo mund të shkaktojë lëndim të personit ose
mund dëmtim të pajisjes.
10. Mos përdorni bateri, shtojca ose aksesorë
që nuk rekomandohen nga prodhuesi i kësaj
pajisjeje. Përdorimi i baterive, shtojcave ose
aksesorëve të parekomanduar mund të shkaktojë
lëndim të rëndë të personit.
Mbani larg nga ventilatori flokët ose veshjet e
11.
lirshme si shalli. Ato mund të kapen në ventilator
dhe mund të rezultojnë në lëndim të personit.
12. Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin e fikjes
përpara se ta ngrini ose ta transportoni pajisjen.
Transportimi i pajisjes me gishtin në çelës bëhet
shkak për aksidente.
SHËRBIMI
1.
Shërbimi i kësaj pajisjeje duhet të kryhet vetëm
nga personel i kualifikuar për riparimet. Shërbimi
ose mirëmbajtja e kryer nga personeli i pakualifikuar
mund të rezultojë në rrezik ose lëndim.
2.
Kur bëni shërbim të kësaj pajisjeje, përdorni
vetëm pjesë këmbimi identike. Përdorimi i
pjesëve të paautorizuara ose mosrespektimi i
udhëzimeve të mirëmbajtjes mund të krijojë rrezik
për goditje elektrike ose lëndim.
3.
Mos e digjni këtë pajisje, edhe nëse
është shumë e dëmtuar. Bateritë mund të
shpërthejnë në zjarr. Hidheni pajisjen në
përputhje me rregulloret lokale.
Paralajmërimet e sigurisë për pajisje
me bateri
Përdorimi dhe kujdesi për pajisjen
me bateri
1.
Parandaloni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni
që çelësi të jetë në pozicionin e fikjes përpara se ta
lidhni pajisjen me paketën e baterisë, ta ngrini ose
ta mbani atë. Mbajtja e pajisjes me gishtin mbi çelës
ose furnizimi me energji elektrike i pajisjeve që e kanë
çelësin të ndezur bëhet shkak për aksidente.
Shkëputni paketën e baterisë nga pajisja
2.
përpara se të bëni rregullime, të ndryshoni
aksesorët ose të magazinoni pajisjen. Masa
të tilla parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e
ndezjes së pajisjes aksidentalisht.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
3.
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm
për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik
zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.
4.
Përdorini pajisjet vetëm me paketat e baterisë
të prodhuara posaçërisht për këtë qëllim.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
166 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents