Makita HS7611 Instruction Manual page 19

Hide thumbs Also See for HS7611:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e
sharrës së rrumbullakët
Procedurat e prerjes
1.
RREZIK: Mbajini duart larg zonës së prerjes dhe
fletës. Mbajeni dorën tjetër në dorezën ndihmëse
ose në kasën e motorit. Nëse të dyja duart janë duke
mbajtur sharrën, atëherë nuk mund të priten nga fleta.
2.
Mos prekni pjesën e poshtme të materialit të
punës. Mbrojtësja nuk mund t'ju mbrojë nga fleta
poshtë materialit të punës.
3.
Rregulloni thellësinë e prerjes me thellësinë e materialit
të punës. Në pjesën e poshtme të materialit të punës duhet
të duket më pak se një dhëmb i fletës së sharrës.
4.
Asnjëherë gjatë prerjes mos e mbani në duar ose
nëpërmes këmbëve materialin e punës. Sigurojeni
materialin e punës në një platformë të qëndrueshme.
Është e rëndësishme që ta mbështetni materialin e
punës siç duhet për të minimizuar ekspozimin e trupit,
përthyerjen e fletës ose humbjen e kontrollit.
► Fig.1
5.
Mbajeni pajisjen elektrike në sipërfaqet kapëse të
izoluara, kur të jeni duke kryer një veprim në të cilin
pajisja prerëse mund të kontaktojë me tela të fshehur
ose kordonin e vet. Prekja e një teli me rrymë do ta përçojë
rrymën edhe te pjesët e ekspozuara metalike të veglës
elektrike dhe mund të shkaktojë goditje elektrike te punëtori.
6.
Gjithmonë përdorni një rigë drejtuese ose një
udhëzues për anët e drejta. Kjo përmirëson saktësinë
e prerjes dhe pakëson mundësinë e ngecjes së fletës.
7.
Gjithmonë përdorni fletë me madhësinë dhe
formën e duhur (ato të diamantit përkundrejt
atyre rrumbullake) të vrimave të boshtit. Fletët
që nuk përputhen me pjesën tjetër të sharrës do të
rrotullohen jashtë qendrës duke shkaktuar humbje
të kontrollit.
Lexoni të gjitha
8.
Asnjëherë mos përdorni rondele apo bulona të
dëmtuara ose jo të duhura të fletave. Rondelet e
fletëve janë projektuar veçanërisht për sharrën tuaj,
për performancë optimale dhe siguri të funksionimit.
Shkaqet e zmbrapsjeve dhe paralajmërime në lidhje me to
Zmbrapsja është një reagim i papritur ndaj një flete
sharre të ngecur, të bllokuar ose të zhvendosur, e
cila bën që sharra e pakontrolluar të ngrihet dhe të
dalë nga materiali i punës drejt punëtorit;
Kur fleta ngec ose bllokohet fort nga mbyllja e kanalit të
sharrës, ajo e humbet shpejtësinë dhe reagimi i motorit
e kthen pas pajisjen me shpejtësi drejt punëtorit;
Nëse fleta përthyhet ose zhvendoset gjatë prerjes,
dhëmbët në pjesën e pasme të fletës mund të ngecin në
sipërfaqen e drurit, duke bërë që fleta të dalë nga kanali
i sharrës dhe të kërcejë mbrapsht drejt punëtorit.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/ose
procedurave ose kushteve të pasakta të përdorimit dhe
mund të shmanget duke marrë masat e mëposhtme
parandaluese.
1.
Mbajeni fort sharrën me të dyja duart dhe
vendosini krahët në atë mënyrë që t'i rezistoni
forcave zmbrapsëse. Poziciononi trupin në
cilëndo anë të fletës, por jo në drejtim me
fletën. Zmbrapsja mund të bëjë që sharra të
kërcejë mbrapsht, por nëse merren masat e
duhura parandaluese, forcat e zmbrapsjes mund
të kontrollohen nga punëtori.
Kur fleta ka ngecur ose kur e ndërprisni prerjen
2.
për çfarëdo lloj arsyeje, lëshojeni këmbëzën dhe
mbajeni sharrën të palëvizur në material deri
sa fleta të ndalojë plotësisht. Asnjëherë mos u
përpiqni ta hiqni sharrën nga materiali ose ta
tërhiqni sharrën pas ndërkohë që fleta është në
lëvizje, përndryshe mund të ndodhë zmbrapsje.
Kontrolloni dhe ndërmerrni veprime korrigjuese për
të eliminuar shkakun e ngecjes së fletës.
Kur të rifilloni sharrimin në materialin e punës,
3.
vendoseni fletën e sharrës në mes të kanalit në
mënyrë që dhëmbët e sharrës të mos ngecin
në material. Nëse fleta e sharrës ngec, ajo mund
të dalë ose zmbrapset nga materiali ndërkohë që
rifillohet sharrimi.
4.
Mbështetni panelet e mëdhenj për të minimizuar
rrezikun e bllokimit dhe të zmbrapsjes së fletës.
Panelet e mëdhenj kanë tendencë të përkulen nga
pesha e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen
poshtë panelit në të dyja anët, pranë vijës së
prerjes dhe pranë buzës së panelit.
► Fig.2
► Fig.3
5.
Mos përdorni fletë të pamprehura ose të dëmtuara.
Fletët e pamprehura ose të vendosura në mënyrën e
gabuar bëjnë prerje të ngushtë, duke shkaktuar fërkim
të tepërt, ngecje të fletës dhe zmbrapsje.
6.
Thellësia e fletës dhe levat bllokuese të
rregullimit të buzëve duhet të shtrëngohen dhe
sigurohen përpara se të kryhet prerja. Nëse
rregullimi i fletës ndryshon gjatë prerjes, ajo mund
të shkaktojë ngecje dhe zmbrapsje.
7.
Bëni kujdes të veçantë kur sharroni në mure
ekzistues ose në breza të tjerë të shtruar.
Fleta e dalë mund të presë objekte që mund të
shkaktojnë kundërveprim.
19 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hs7611k

Table of Contents