Makita AF353 Instruction Manual page 27

Pneumatic pin nailer
Hide thumbs Also See for AF353:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Përpara se të rregulloni ose të
kontrolloni funksionin në vegël, gjithmonë ktheni
në vend këmbëzën dhe levën e bllokimit dhe
shkëputni tubin.
Këmbëza dhe leva e bllokimit
PARALAJMËRIM:
mos i vendosni mbi këmbëz dhe levën e bllokimit
kur lidhni tubin. Ndryshe vegla mund të shkrepet
pa dashje dhe të rezultojë në lëndim personal.
Vegla është e pajisur me një levë bllokimi për të mos
lejuar që këmbëza të tërhiqet pa dashje.
Për të ngulur gozhdët kunj, tërhiqni fillimisht levën e
bllokimit dhe më pas tërhiqni këmbëzën.
► Fig.5: 1. Leva e bllokimit
► Fig.6: 1. Këmbëza
Kontrollimi i sistemit të sigurisë
PARALAJMËRIM:
të gjitha sistemet e sigurisë përpara se të nisni
punën. Moskryerja e këtij veprimi mund të shkaktojë
lëndim personal.
KUJDES:
Sigurohuni që vegla të mos jetë e
ngarkuar me gozhdë kunj.
► Fig.7: 1. Këmbëza 2. Leva e bllokimit
Përpara veprimit të nguljes së gozhdëve kunj,
kontrolloni sistemin e sigurisë si vijon:
1.
Tërhiqni kapakun rrëshqitës të kasetës drejt vetes
për të liruar mekanizmin kundër shkrepjes pa material.
2.
Zbrazni veglën.
3.
Sigurohuni që të mos jeni në gjendje ta tërhiqni
këmbëzën kur leva e bllokimit nuk tërhiqet.
4.
Sigurohuni që të jeni në gjendje ta tërhiqni
këmbëzën pasi të tërhiqni levën e bllokimit.
Nëse vegla dështon në kontrollin e mësipërm, ndaloni përdorimin e
veglës dhe kërkoni që qendra e autorizuar e shërbimit ta riparojë.
Grepi
KUJDES:
Sigurohuni që gishtat të mos jenë
të vendosur mbi këmbëz ose levën e bllokimit dhe
shkëputni tubin nga vegla përpara përdorimit të
grepit.
KUJDES:
Mos e varni asnjëherë veglën në
vend të lartë ose në sipërfaqe që mund të jetë e
paqëndrueshme.
KUJDES:
Mos e varni grepin nga rripi i
mesit. Nëse gozhduesi bie aksidentalisht, kjo mund
të rezultojë në shkrepje aksidentale dhe lëndime
personale.
► Fig.8: 1. Grepi
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht.
Sigurohuni që gishtat të
Sigurohuni që të punojnë
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Kur nuk e përdorni çelësin hekzagonal, ruajeni siç
tregohet që të mos humbasë.
► Fig.9: 1. Çelësi hekzagonal
Kompresori me ajër
KUJDES:
Mos ia drejtoni dikujt tytën e
kompresorit me ajër. Gjithashtu, mbajini duart
dhe këmbët larg tytës. Nëse shtypet pa dashje
butoni i kopmresorit me ajër, ai mund të shkaktojë
lëndime personale.
KUJDES:
Gjithmonë kontrolloni mjedisin
rrotull përpara se të përdorni kompresorin me
ajër. Pluhuri ose objektet që fryhen mund të godasin
dikë.
KUJDES:
Mos e lidhni ose shkëputni tubin
e ajrit ndërsa shtypni butonin e kompresorit me
ajër.
Ajri i furnizuar në vegël mund të përdoret edhe si
kompresor me ajër. Mund ta pastroni zonën e punës
duke shtypur butonin në fundin e dorezës.
► Fig.10: 1. Butoni
VINI RE:
Pasi të përdorni kompresorin me ajër, forca
vidhosëse e veglës do të bjerë përkohësisht. Prisni
derisa të rikuperohet presioni i ajrit në këtë rast.
VINI RE:
Kryeni një test fryrjeje nëse përdorni
kompresorin me ajër menjëherë pasi është aplikuar
vaj. Vaji mund të spërkatet me ajrin.
MONTIMI
KUJDES:
Përpara se të kryeni punime në
vegël, gjithmonë ktheni në vend këmbëzën dhe
levën e bllokimit dhe shkëputni tubin.
Ngarkimi i gozhduesit të gozhdëve
kunj
KUJDES:
Mbajeni kapakun rrëshqitës kur
shtypni butonin e zhbllokimit. Në rast se në kasetë
janë ngarkuar gozhdë kunj, kapaku rrëshqitës lëviz
papritur kur shtypet butoni i zhbllokimit.
KUJDES:
Gjithmonë lëvizeni kapakun
rrëshqitës me ngadalë dhe kujdes. Rënia pa dashje
e gozhdëve kunj veçanërisht kur punohet në vende të
larta, mund të shkaktojë lëndime personale.
KUJDES:
Ngarkoni të njëjtin lloj, madhësi
dhe gjatësi uniforme të gozhdëve kur ngarkoni
gozhdë në kasetë.
27 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents