Makita DSL801 Instruction Manual page 32

Cordless drywall sander
Hide thumbs Also See for DSL801:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1.
Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni
trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni
forcat kundërvepruese. Përdorni gjithmonë
dorezën ndihmëse, nëse mundësohet, për një
kontroll maksimal mbi kundërveprimin ose
reagimin rrotullues gjatë ndezjes. Përdoruesi
mund të kontrollojë reagimet rrotulluese ose forcat
kundërvepruese, nëse merren masa parandaluese.
2.
Mos e vini kurrë dorën pranë aksesorit rrotullues.
Aksesori mund të kundërveprojë mbi dorën tuaj.
3.
Mos e poziciononi trupin tuaj në zonën ku vegla
elektrike do të lëvizë nëse ndodh kundërveprimi.
Kundërveprimi do ta dërgojë veglën në drejtimin e
kundërt të lëvizjes së diskut në pikën e ngecjes.
4.
Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në cepa, anë
të mprehta etj. Shmangni kërcimet dhe ngecjen e
aksesorit. Cepat, anët e mprehta ose kërcimet kanë një
tendencë për të shkaktuar ngecjen e aksesorit rrotullues
që shkakton humbjen e kontrollit ose kundërveprimin.
5.
Mos vendosni një teh sharre me zinxhir për drutë
ose një teh sharre me dhëmbë. Disqe të tilla krijojnë
kundërveprime të shpeshta dhe humbje të kontrollit.
Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë
veprimeve të smerilimit:
1.
Mos përdorni një letër të madhe disku për smerilim.
Ndiqni rekomandimet e prodhuesve kur të
zgjidhni letrën smerile. Letra smerile më e madhe se
mbështetësja e rrotës krijon rrezik dëmtimi dhe mund të
shkaktojë ngecjen, thyerjen ose kundërveprimin e diskut.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
1.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
Kontrolloni që materiali i punës është
2.
mbështetur siç duhet.
3.
Tregoni kujdes, sepse pllaka smeriluese
vazhdon rrotullimin edhe pasi të jetë fikur vegla.
4.
Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një ndërprerës
qarku (30 mA) për të siguruar përdoruesin.
5.
Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
6.
Mos përdorni doreza pune prej lecke gjatë
punës. Fibrat e dorezave prej lecke mund të futen
te vegla, gjë e cila shkakton prishjen e veglës.
7.
Gjithmonë punoni në zona të ajrosura mirë.
8.
Kur ulni veglën, vendoseni në sipërfaqe të
sheshtë dhe të palëvizshme.
Kur përdorni veglën, lidheni veglën me një fshesë me
9.
korrent sa më shumë që të jetë e mundur për ta mbajtur
hapësirën e punës të pastër dhe për të mos lejuar që
përdoruesi të thithë grimcat e krijuara nga përdorimi.
10. Trajtojini dhe ruajini aksesorët me kujdes.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
MOS lejoni që njohja
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
2.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
3.
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
4.
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
5.
baterisë:
Mos i prekni terminalet me materiale
(1)
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
Mos e ruani dhe mos e përdorni pajisjen dhe
6.
kutinë e baterisë në vende ku temperatura
mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është
7.
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo rrëzoni
8.
kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë e baterisë
me një objekt të fortë. Një sjellje e tillë mund të
shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
9.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
11.
Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla
dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni
rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
12. Përdorini bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në
produkte të papajtueshme mund të rezultojë në
zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të
elektroliteve.
13. Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të
gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.
32 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dsl801z

Table of Contents