Makita DFN350 Instruction Manual page 21

Cordless brad nailer
Hide thumbs Also See for DFN350:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1.
Shtypeni levën e bllokimit dhe hapni kapakun
rrëshqitës të kasetës.
► Fig.8: 1. Leva e bllokimit 2. Kapaku rrëshqitës
3. Udhëzuesi i grykës 4. Kaseta
2.
Vendosni një shirit gozhdësh në mënyrë që majat
e gozhdëve të prekin fundin e kasetës dhe rrëshqitni
shiritin e gozhdëve drejt grykës së shkrepjes.
► Fig.9: 1. Gozhdët 2. Kapaku rrëshqitës
3. Udhëzuesi i grykës
3.
Kthejeni kapakun rrëshqitës në pozicionin fillestar
derisa leva e bllokimit ta bllokojë atë.
Për të hequr gozhdët, shtypni levën e bllokimit dhe
rrëshqitni kapakun rrëshqitës. Nxirrni gozhdët nga
kaseta.
Përshtatësi i hundëzës
KUJDES:
Gjithmonë sigurohuni që gishtat
të mos vendosen në këmbëzën e çelësit ose
elementin e kontaktit dhe kutia e baterisë të
jetë hequr përpara montimit të përshtatësit të
hundëzës.
Kur shkrepni gozhdë mbi material me sipërfaqe që
dëmtohen lehtë, përdorni përshtatësin e hundëzës.
Për të bashkuar përshtatësin e hundëzës, futeni në
kapakun e udhëzuesit të grykës deri në fund.
Përshtatësin e hundëzës mund ta ruani në mbajtësen
në fundin e pasmë të kasetës për të mos e humbur.
► Fig.10: 1. Përshtatësi i hundëzës 2. Mbajtësja
Grepi
KUJDES:
Mos e varni grepin nga rripi i
mesit. Rrëzimi i gozhduesit, që shkaktohet nga dalja
aksidentale e grepit nga vendi, mund të shkaktojë
shkrepje të pavullnetshme dhe mund të rezultojë në
lëndime personale.
► Fig.11
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës.
Për të instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e
veglës në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një
vidë. Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.
► Fig.12: 1. Ulluku 2. Grepi 3. Vida
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që të mos ju humbë.
► Fig.13: 1. Çelësi hekzagonal
PËRDORIMI
Testimi i sistemit të sigurisë
PARALAJMËRIM:
të gjitha sistemet e sigurisë përpara se të nisni
punën. Moskryerja e këtij veprimi mund të
shkaktojë lëndim personal.
► Fig.14: 1. Butoni i bllokimit të këmbëzës
2. Këmbëza e çelësit 3. Elementi i kontaktit
4. Kaseta
Testoni sistemet e sigurisë për defekte të mundshme
përpara përdorimit, si vijon.
1.
Zbrazini gozhdët nga vegla dhe mbajeni kasetën
të hapur.
2.
Montoni kasetën e baterisë dhe lironi bllokuesin e
këmbëzës.
3.
Tërhiqni vetëm këmbëzën e çelësit pa prekur
elementin e kontaktit ndaj materialit.
4.
Prekeni elementin e kontaktit ndaj materialit pa
tërhequr këmbëzën e çelësit.
Nëse vegla vihet në punë në rastet 3 dhe 4 më lart,
sistemet e sigurisë janë me defekt. Ndaloni menjëherë
përdorimin e veglës dhe pyesni qendrën lokale të
autorizuar të shërbimit.
Ngulja e gozhdëve
PARALAJMËRIM:
elementin e kontaktit mbi material derisa gozhda
të ngulet plotësisht. Shkrepja e pavullnetshme
mund të shkaktojë lëndime personale.
1.
Lironi bllokuesin e këmbëzës.
2.
Vendoseni elementin e kontaktit rrafsh mbi
material.
3.
Tërhiqni plotësisht këmbëzën e çelësit për të
ngulur një gozhdë.
4.
Për të ngulur gozhdën tjetër, lironi gishtin nga
këmbëza e çelësit një herë, dhe më pas përsëritni hapin
2 dhe 3 më lart.
► Fig.15: 1. Këmbëza e çelësit 2. Elementi i kontaktit
Mund t'i ngulni gjithashtu gozhdët kur zvarrisni veglën
në zonën tjetër me elementin e kontaktit të shtypur
kundrejt materialit dhe duke tërhequr këmbëzën e
çelësit.
► Fig.16
Nëse koka e gozhdës mbetet mbi sipërfaqen e
materialit të punës, nguleni gozhdën gjatë kohës që
mbani fort kokën e gozhduesit kundrejt materialit të
punës.
► Fig.17
SHËNIM: Nëse koka e gozhdës vazhdon të mbetet
mbi materialin e punës edhe nëse mbani kokën e
gozhdës, materiali mund të jetë i papërshtatshëm për
gozhduesin. Vazhdimi i përdorimit të gozhduesit në
këtë material mund të rezultojë në dëmtim të grykës
së gozhduesit dhe/ose bllokim të gozhduesit.
21 ALBANIAN
Sigurohuni që punojnë
Vazhdoni të vendosni mirë

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dfn350z

Table of Contents