Makita 9741 Instruction Manual page 11

Wheel sander
Hide thumbs Also See for 9741:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM:
Boshti në dalje ka një fill në të majtë.
Për të instaluar rrotën, ndiqni procedurën e anasjellë të
heqjes. Kur ta instaloni sigurohuni që të rreshtoni në një
vijë dhëmbëzat në rrotë me kunjat në aks.
Fig.4
Lidhja e thithësit të pluhurit
Fig.5
Përdorimi i thithësit të pluhurit e bën smerilimin të pastër
dhe lehtëson thithjen e pluhurit. Për të lidhur thithësen e
pluhurit hapni daljen e pluhurit duke rrëshqitur pllakën e
mbulimit lart dhe në drejtim orar. Vendosni xhunton në
portën dalëse të pluhurit. Tani në këtë vegël mund të
lidhet një thithës pluhuri.
KUJDES:
Kur nuk përdorni një thithës pluhuri, mbyllni portën
dalëse të pluhurit duke hapur pllakën e mbulimit.
PËRDORIMI
Fig.6
Mbajeni veglën fort me të dyja duart në dorezë dhe në
mbajtësen e përparme. Vendoseni veglën në sipërfaqen e
materialit të punës dhe lëvizeni veglën me ngadalë përpara
dhe prapa ndërkohë që ushtroni presion të lehtë për poshtë.
KUJDES:
Vegla nuk duhet të jetë në kontakt me sipërfaqen e
materialit të punës kur ju e ndizni ose e fikni veglën.
Kjo mund të çojë në dëmtim të veglës ose sipërfaqes
së materialit të punës dhe lëndim të përdoruesit.
Ushtroni vetëm pak presion për poshtë. Presioni i
tepërt mund të ulë efikasitetin e veglës, mund të
ulë jetëgjatësinë e rrogës dhe mund të gërryejë
materialin e punës.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr
nga
korrenti
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.7
Hiqini
dhe
kontrollojini
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen zëvendësuar
në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
përpara
se
kryeni
rregullisht
karbonçinat.
Fig.8
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Rrotë me furçë najloni
Rrotë me letër të prerë 120 - 40
Rrotë me furçë teli 120
Rrotë me lustrues pambuku 120
Bashkuesi
Çelësi hekzagonal
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
11

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents