Aksesorë Opsionalë - Makita DPB181 Instruction Manual

Cordless portable band saw
Hide thumbs Also See for DPB181:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
KUJDES:
Mbajeni
veglën gjithmonë nga doreza e
përparme dhe e pasme. Mos e mbani asnjëherë
veglën nga trupi i veglës ose nga mbrojtëset.
Duart mund të rrëshqasin nga këtë pozicione dhe
të prekin diskun. Kontakti me diskun mund të
shkaktojë lëndim personal.
Sigurohuni që ta mbani veglën fort kur e ndizni
ose e fikni ose gjatë prerjes. Përndryshe, vegla
mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndim personal.
Fig.11
Për prerje të qëndrueshme, mbani gjithmonë të paktën
dy dhëmbë në prerje.
Fig.12
Zgjidhni pozicionin e duhur për prerjen e materialit të
punës duke iu referuar figurës.
Fig.13
Mbajeni veglën me të dyja duart siç tregohet në figurë.
Përpara se të ndizni veglën, sigurohuni gjithmonë që
pllaka ndaluese të prekë materialin e punës dhe që
disku të jetë larg materialit të punës.
Ndizni veglën dhe prisni derisa disku të marrë
shpejtësinë e plotë. Uleni me ngadalë diskun për prerje.
Vetë pesha e veglës ose shtyrja e lehtë e saj do të
sigurojnë presionin e përshtatshëm për prerjen. Mos
ushtroni forcë te vegla.
Teksa arrini në fund të prerjes, lëshoni presionin dhe
ngrijeni pak që të mos bjerë sipër materialit të punës.
NJOFTIM:
Ushtrimi i një presioni të tepërt mbi vegël ose
përdredhja e diskut mund të shkaktojë prerje me
kënd ose dëmtim të diskut.
Kur vegla nuk është përdorur për një kohë të gjatë,
hiqeni diskun nga vegla.
Nëse vegla përdoret në mënyrë të vazhdueshme
derisa bateria të shkarkohet, mos e përdorni
veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni me një
bateri të re.
Lubrifikuesi për prerje
KUJDES:
Mos përdorni kurrë vaj për prerje ose të aplikoni
më tepër se sa duhet dyllë në disk. Kjo mund të
bëjë që disku të rrëshqasë ose të hiqet papritur.
Kur prisni gizë, mos përdorni dyllë për prerje.
Fig.14
Gjatë prerjes së metaleve, përdorni dyllë për prerje të
Makita-s si lubrifikues për prerje. Për të aplikuar dyllin
për prerje te dhëmbët e diskut, hiqni kapakun e dyllit për
prerje, ndizeni veglën dhe prisni dyllin për prerje siç
tregohet në figure.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Pastrimi
KUJDES:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Dylli dhe ashklat në goma mund të bëjnë që shiriti të
rrëshqasë ose të hiqet papritur. Përdorni një copë të
thatë për të hequr dyllin dhe ashklat nga gomat.
Pas përdorimit hiqni dyllin ashklat dhe pluhurin nga
vegla, gomat e disqeve dhe disku.
Zëvendësimi i gomave mbi disqe
Zëvendësoni gomat kur disku rrëshqet ose nuk lëviz drejt
siç duhet për shkak të gomave shumë të konsumuara.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
Disqet e sharrës me rrip
Çelësi hekzagonal 4
Parafina për prerje
Grepi
Kapaku i rrotës
NJOFTIM:
Kur hapni kapakun e rrotës, hapni dhe lëshoni
njëkohësisht të dy grepat. Hapja e vetëm një grepi
mund të shkaktojë krisje në kapakun e rrotës.
Fig.15
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
17

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents