Makita DUB361 Instruction Manual page 17

Cordless blower
Hide thumbs Also See for DUB361:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
► Fig.1: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni
ose hiqni kutinë e baterisë.
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e baterisë
kur vendosni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe kutisë së baterisë
mund të bëjë që ato t'ju rrëshqasin nga duart
dhe të sjellë dëmtimin e veglës dhe të kutisë së
baterisë, si dhe lëndimin e personit.
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë e baterisë
derisa treguesi i kuq të mos duket. Nëse jo, ajo
mund të bjerë aksidentalisht nga vegla duke ju
lënduar ju ose personat pranë.
Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë.
Nëse kutia nuk rrëshqet me lehtësi brenda, ajo
nuk është futur siç duhet.
SHËNIM:
Vegla nuk punon vetëm me një kuti baterie.
Sistemi i mbrojtjes së veglës /
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë.
Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse
vegla ose bateria janë vendosur sipas një prej kushteve
të mëposhtme. Treguesit ndizen në rrethana të
caktuara.
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur vegla vihet në punë në një mënyrë që e bën atë
të tërheqë një korrent më të lartë nga normalja, vegla
fiket automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Nëse ndodh
kjo, fikeni veglën dhe ndaloni aplikacionin që shkaktoi
mbingarkesën e veglës. Më pas ndizeni veglën që të
rinisë punën.
Mbrojtja e baterisë nga mbinxehja
Kur bateria mbinxehet, vegla ndalon automatikisht
pa dhënë tregues. Vegla nuk do të ndizet edhe nëse
shtypet butoni i çelësit. Në këtë situatë, lëreni baterinë
të ftohet përpara se ta ndizni veglën sërish.
SHËNIM: Mbrojtja e baterisë nga mbinxehja
funksionon vetëm me kuti baterie me shenjën e yllit.
► Fig.2: 1. Shënim me yll
Mbrojtja nga mbishkarkimi
► Fig.3: 1. Treguesi i baterisë
Kur kapaciteti i baterisë së mbetur pakësohet, treguesi
i baterisë pulson në krahun përkatës të baterisë. Nëse
puna vazhdon, vegla ndalon dhe treguesi i baterisë
ndizet për rreth 10 sekonda. Në këtë rast, ngarkoni
kutinë e baterisë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.4: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.5: 1. Butoni HIGH/LOW 2. Butoni OFF
Për ta ndezur veglën, thjesht shtypni butonin "HIGH/
LOW" (LART/POSHTË). Për ta fikur, shtypni butonin
"OFF" (FIKJE). Për të ndryshuar shpejtësinë e veglës,
shtypni butonin "HIGH/LOW" (LART/POSHTË). Shtypja
e parë e këtij butoni është për shpejtësinë e lartë dhe
shtypja e dytë për shpejtësinë e ulët dhe më pas, çdo
shtypje e këtij butoni përsërit në mënyrë të ndryshme
ciklin e shpejtësisë së lartë/të ulët.
17 ALBANIAN
Fikur
Duke pulsuar
Kapaciteti i
mbetur
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents