Makita TM3010C Instruction Manual page 16

Hide thumbs Also See for TM3010C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë e fikur dhe
e hequr nga priza përpara se të rregulloni ose të
kontrolloni funksionin e veglës. Nëse vegla nuk
fiket ose nuk hiqet nga priza, ndezja aksidentale
mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
Përpara se të lidhni veglën me korrentin,
kontrolloni gjithmonë që vegla të jetë fikur.
Për ta ndezur veglën, rrëshqitni çelësin e rrëshqitjes
drejt pozicionit "I (ON)" (NDEZUR).
Për ta fikur veglën, rrëshqitni çelësin e rrëshqitjes drejt
pozicionit "O (OFF)" (FIKUR).
Rregullimi i shpejtësisë së goditjes eliptike
Fig.2
Shpejtësia e goditjes eliptike është e rregullueshme. Për
të ndryshuar shpejtësinë e goditjes eliptike, rrotulloni
diskun midis 1 dhe 5. Sa më i lartë të jetë numri aq më
e lartë është shpejtësia e goditjes eliptike. Caktojeni
paraprakisht diskun në numrin e përshtatshëm për
materialin e punës.
SHËNIM:
Disku nuk mund të rrotullohet menjëherë nga 1 në
5 ose nga 5 në 1. Ushtrimi i forcës mbi disk mund
ta dëmtojë veglën. Kur ndryshoni drejtimin e diskut,
gjithmonë rrotullojeni atë duke e lëvizur përmes
secilit numër të ndërmjetëm.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Kontrolli elektronik i shpejtësisë për të përftuar një
shpejtësi konstante. Marrja e rezultateve të mira është e
mundur pasi shpejtësia e goditjes eliptike mbahet
konstante edhe në kushte kur vegla është e ngarkuar.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe hequr
nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë mbi të.
Instalimi ose heqja e veglës së përdorimit
(pjesë opsionale shtesë)
PARALAJMËRIM:
Mos e instaloni veglën e përdorimit me kokë
poshtë. Instalimi i veglës së përdorimit me kokë
poshtë mund ta dëmtojë atë dhe të shkaktojë
lëndim të rëndë personal.
Instalojeni veglën e përdorimit në drejtimin e duhur
sipas punës. Vegla e përdorimit mund të instalohet
në çdo kënd 30 gradë.
KUJDES:
Tregoni kujdes kur shtyni në vend levën e bllokimit.
Leva e bllokimit mund të shtyhet papritur dhe t'ju
kapë gishtin.
Pastroni pluhurin dhe lubrifikoni herë pas here
pjesën e lëvizshme të levës së bllokimit. Në të
kundërt, pluhuri mund të grumbullohet në pjesën e
lëvizshme të levës së bllokimit dhe të pengojë
lëvizjen pa problem të saj.
Mos e ndizni veglën kur hapet leva. Vegla mund të
dëmtohet.
Fig.3
1.
Hapeni levën e bllokimit plotësisht. Hiqni bulonin
mbajtës.
Fig.4
2.
Vendosni një vegël përdorimi(pjesë opsionale
shtesë) në flanxhën e veglës në mënyrë që pjesët
e dala të flanxhës të përshtaten në vrimat në
veglën e përdorimit.
Fig.5
3.
Shtyjeni bulonin mbajtës derisa të ndalojë. Më
pas kthejeni levën e bllokimit në pozicionin e saj
fillestar.
Kur përdorni veglën e smerilimit, montojeni veglën e
përdorimit në pllakën e smerilimit në mënyrë të tillë që
të përshtatet me drejtimin e pllakës së smerilimit.
Pllaka e smerilimit ka një lloj sistemi me kapje, i cili
mundëson përshtatjen e lehtë dhe të shpejtë të letrës
smerile.
Meqë letrat smerile kanë vrima për nxjerrjen e pluhurit,
montojeni letrën smerile në mënyrë të tillë që vrimat në
letrën smerile të përshtaten me ato në pllakën e
smerilimit.
Për ta hequr letrën smerile, ngrini pjesën fundore dhe
tërhiqeni.
Për të hequr bulonin mbajtës, ndiqni procedurat e
instalimit në rend të kundërt.
Fig.6
Kur përdorni vegla përdorimi me seksion të ndryshëm të
llojit të instalimit, përdorni përshtatësin e duhur (pjesë
opsionale shtesë).
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
Përpara se ta ndizni veglën dhe gjatë përdorimit
mbajeni dorën dhe fytyrën larg veglës së
përdorimit.
KUJDES:
Gjithmonë mbajeni fort veglën me njërën dorë në
trupin e saj. Mos e prekni pjesën metalike.
16

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents