Makita 6300-4 Instruction Manual page 11

4-speed drill
Hide thumbs Also See for 6300-4:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Ndryshimi i shpejtësisë
Fig.2
Fig.3
Për të ndryshuar shpejtësinë e veglës, rrëshqitni çelësat
e ndërrimit (A) dhe (B) në pozicionet "e lartë" ose "e
ulët". Rrëshqitni çelësin e ndërrimit të shpejtësisë (A)
ndërkohë që vegla është në punë pa ngarkesë.
Rrëshqitni çelësin e ndërrimit të shpejtësisë (B)
ndërkohë që vegla nuk është në punë.
Kombinimet e shpejtësisë së veglës tregohen në figurë.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi i mbajtëses anësore
(dorezës ndihmëse)
Fig.4
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja anësore është
instaluar siç duhet përpara përdorimit.
Vidhosni fort mbajtësen anësore mbi vegël.
Instalimi ose heqja e puntos së shpimit
Për veglën me mandrino standarde të pajisur me
çelësa
Fig.5
Vendosni punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni
mandrinën me dorë. Vendosni çelësin e shtrëngimit në
secilën nga tre vrimat dhe shtrëngojeni në drejtim orar.
Sigurohuni të shtrëngoni të tre vrimat e mandrinës
njësoj.
Për të hequr punton, ktheni çelësin e shtrëngimit në
drejtimin kundërorar vetëm në një vrimë, më pas lirojeni
mandrinën me dorë.
Pasi të keni përdorur çelësin e shtrëngimit, sigurohuni
që ta ktheni në pozicionin fillestar.
Për vegla me mandrino pa çelësa
Fig.6
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtimin
kundërorar për të hapur nofullat e mandrinës. Vendosni
punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni unazën
fort dhe ktheni bokullën në drejtimin orar për të
shtrënguar mandrinën.
Për të hequr punton, shtrëngoni unazën dhe ktheni
bokullën në drejtimin kundërorar.
PËRDORIMI
Mbajtja e veglës
Mbajeni veglën fort me një dorë në pjesën e mbajtjes së
veglës dhe me dorën tjetër në mbajtësen anësore kur
vini veglën në punë.
Funksionimi i shpimit
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq punton në
objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë,
bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të
shpohet. Pastaj në vendin e shënuar vendosni punton
dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
KUJDES:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës dhe
shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt të
objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë e
madhe përdredhëse. Mbajeni veglën fort dhe bëni
kujdes kur puntoja fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet.
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
Shmangni shpimin në materiale ku dyshoni se
ndodhen gozhdë të fshehura ose gjëra të tjera që
mund të shtrembërojnë ose thyejnë punton.
11

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents