Makita DML811 Instruction Manual page 111

Cordless worklight
Hide thumbs Also See for DML811:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
• Disa prej kutive të baterive të renditura më lart mund të mos jenë të disponueshme në varësi të zonës ku ju banoni.
• Koha e përdorimit mund të ndryshojë në varësi të llojit të baterisë, statusit të karikimit dhe kushteve të përdorimit.
PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm kutitë e baterisë të listuara më lart. Përdorimi i kutive të tjera të baterisë
mund të shkaktojë lëndim dhe/ose zjarr.
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet e përdorura për
pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre
përpara përdorimit.
• Lexoni manualin e përdorimit
• Vetëm për përdorim të brendshëm për
rrymë AC; për përdorim të brendshëm
dhe të jashtëm për rrymë DC
• Vetëm për shtetet e BE-së
Mos i hidhni pajisjet elektrike ose paketën
e baterisë së bashku me mbeturinat e
shtëpisë!
Në përputhje me Direktivën Evropiane
për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe
elektronike, për bateritë dhe akumulatorët
dhe mbetjet nga bateritë dhe
akumulatorët dhe implementimin e tyre
në përputhje me legjislacionin kombëtar,
pajisjet elektrike, bateritë dhe paketën(at)
e baterisë që kanë arritur fundin e
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen
veçmas dhe të dorëzohen në një objekt
riciklimi që nuk dëmton mjedisin.
• IZOLIM I DYFISHTË
• Rrezatimi optik (UV dhe IR).
Minimizoni ekspozimin ndaj syve ose
lëkurës.
• Mos shikoni drejtpërdrejt te llamba e
ndezur.
• Përdorni mbulesa ose mbrojtëse të
përshtatshme për sytë.
• Tregoni kujdes dhe vëmendje të veçantë!
• Mos e përdorni pajisjen në shi ose në
borë kur e përdorni me energjinë e
alternuar AC.
• IP65 për rrymë DC; IP20 për rrymë AC
IP
PARALAJMËRIME PËR SIGURINË
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
PËR SIGURINË
PARALAJMËRIM: Gjatë përdorimit të pajisjeve, duhet
të ndiqen gjithmonë masat parandaluese të sigurisë,
për të pakësuar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike dhe
lëndimit personal, duke përfshirë si vijon:
LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET.
1. Kur pajisja nuk është në përdorim, gjithmonë fikeni
dhe shkëputeni nga priza / hiqni kutinë e baterisë nga
pajisja.
2. Mos e mbuloni pajisjen në përdorim me rroba ose
kartonë etj. Në rast të kundërt, kjo mund të shkaktojë
flakë.
3. Kur e përdorni pajisjen me energjinë e alternuar AC,
mos e përdorni pajisjen në vende të njoma ose të
lagështa.
4. Mos e ekspozoni pajisjen në shi ose në borë. Mos e
lani asnjëherë me ujë.
5. Mos e përdorni pajisjen në atmosfera shpërthyese, si
p.sh. në praninë e lëngjeve, gazeve ose pluhurave të
ndezshme.
6. Spinat e pajisjes duhet të përshtaten me prizën.
Asnjëherë dhe në asnjë mënyrë mos i modifikoni
spinat. Mos përdorni spina përshtatëse me pajisje
të tokëzuara. Spinat e pamodifikuara dhe që i
përshtaten prizës do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes
elektrike.
7. Kur përdorni pajisjen, shmangni kontaktin e trupit
me sipërfaqe të tokëzuara si p.sh. tubat, radiatorët,
sobat dhe frigoriferët. Ka rrezik më të madh goditjeje
elektrike nëse trupi juaj prek tokën.
8. Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos e
përdorni kordonin për ta transportuar, për ta tërhequr
ose për ta hequr pajisjen nga priza. Mbajeni kordonin
larg nxehtësisë, lubrifikantit, pjesëve të mprehta
ose pjesëve lëvizëse. Kordonët e dëmtuar ose të
ngatërruar shtojnë rrezikun e goditjes elektrike.
9. Nëse kablloja elastike e jashtme ose kordoni i këtij
ndriçuesi është dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet
nga një kordon i veçantë ose një kordon i
disponueshëm ekskluzivisht nga prodhuesi ose
agjenti i tij i shërbimit.
10. Mos shikoni drejtpërdrejt te burimi i dritës.
11. Mos e prekni prizën me duar të lagura ose me
yndyrë.
12. Gjithmonë vendoseni pajisjen në një sipërfaqe të
niveluar dhe të qëndrueshme për të parandaluar
rënien e pajisjes.
13. Burimi i dritës i përfshirë në këtë ndriçues duhet të
zëvendësohet vetëm nga prodhuesi ose agjenti i tij i
shërbimit ose një person me kualifikime të ngjashme.
14. Mos e lini kordonin elektrik të shkëputur nga pajisja
ndërkohë që merr energji nga priza. Ky veprim mund
të shkaktojë goditje elektrike.
15. Mos lejoni që ndonjë gjë të mbulojë ose të bllokojë
grilat e ajrimit të pajisjes. Mbajini gjithmonë të pastra
grilat për ftohjen.
111

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents