Makita DMR109 Instruction Manual page 45

Job site radio
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mbulojini me shirit ngjitës kontaktet e zhveshura dhe
paketojeni baterinë në mënyrë të atillë që të mos
lëvizë brenda paketimit.
11. Ndiqni rregulloret vendorenë lidhje me asgjësimin e
baterisë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES: Përdorini vetëm bateri origjinale "Makita".
Përdorimi i baterive joorigjinale "Makita" ose i baterive të
modifikuara mund të rezultojë në shpërthimin e baterisë,
duke shkaktuar zjarre, lëndim personal dhe dëme.
Gjithashtu, ky veprim do të bëjë të pavlefshme garancinë
e "Makita" për ngarkuesin dhe veglën "Makita".
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1. Ngarkojeni kutinë e baterisë përpara se të shkarkohet
plotësisht.
Ndaloni gjithmonë përdorimin e veglës dhe ngarkoni
kutinë e baterisë kur vëreni reduktim të fuqisë së
veglës.
2. Mos e ringarkoni asnjëherë kutinë e baterisë të
ngarkuar plotësisht.
Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë e shërbimit të
baterisë.
3. Ngarkojeni kutinë e baterisë në temperaturë
ambienti 10°C - 40°C (50°F - 104°F). Lëreni kutinë e
nxehtë të baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni.
4. Ngarkojeni kutinë e baterisë nëse nuk e përdorni për
një periudhë të gjatë (më shumë se gjashtë muaj).
SHPJEGIM I PAMJES SË
PËRGJITHSHME (Fig. 1- 12)
1.
Butoni i energjisë
2.
Butoni i brezave të frekuencës
3.
Butoni i parametrave të avancuara
4.
Butoni i informacionit
5.
Butoni i paracaktimit
6.
Butoni i sintonizimit automatik
7.
Doreza e volumit/kontrollit të sintonizimit/
përzgjedhjes
8.
Priza për rrymën e vazhduar
9.
AUX IN 1
10. Ekrani LCD
11. Antena në formë shufre të lakuar
12. Doreza
13. Kapaku i dhomëzës së baterisë (që mbulon kutinë e
baterisë)
14. Altoparlanti
15. Bllokuesi i dhomëzës së baterisë
16. Terminali i furnizimit (AUX IN 2)
17. Fole "Micro USB" për aktualizimin e softuerit
18. Dhomëza e baterisë
19. Treguesi i kuq
20. Butoni
21. Kutia e baterisë
22. Llambat treguese
23. Butoni i kontrollit
VEÇORITË
• FM/DAB (DMR109)
• FM/DAB ose DAB+ (DMR110)
• Ekran i madh LCD me ndriçim
• Sintonizim manual/i paracaktuar/me kërkim
• Sintonizim dhe komandim volumi me rrotullim
• 5 kanale të paracaktuara për çdo brez
• Fole "Micro USB" për aktualizimin e softuerit
• Altoparlant stereo për zë më të pasur
• Disenjim ultrarezistent
• Rezistente ndaj ujit deri në IP64
• Furnizohet me energji si nga paketa e baterisë "Makita"
ashtu dhe nga ushqyesi elektrik i ofruar
45

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dmr110

Table of Contents