Udhëzime Të Rëndësishme Sigurie - Makita DMR109 Instruction Manual

Job site radio
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHQIP (Udhëzimet origjinale)
SIMBOLET
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet e përdorura për
pajisjen. Sigurohuni që dini kuptimin e tyre përpara
përdorimit.
.................... Lexoni manualin e përdorimit.
................... Vetëm për vendet e BE-së
Mos i hidhni pajisjet elektrike ose
paketën e baterisë së bashku me
mbeturinat e shtëpisë!
Në përputhje me Direktivën
Evropiane 2002/96/KE për mbetjet
nga pajisjet elektrike dhe elektronike,
2006/66/KE për bateritë dhe
akumulatorët dhe mbetjet nga
bateritë dhe akumulatorët dhe
implementimin e tyre në përputhje me
legjislacionin kombëtar, pajisjet
elektrike dhe paketa e baterisë që
kanë arritur fundin e jetëgjatësisë së
tyre duhet të mblidhen veçmas dhe të
dorëzohen në një objekt riciklimi që
nuk dëmton mjedisin.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
SIGURIE
PARALAJMËRIM:
Gjatë përdorimit të veglave elektrike, duhet të ndiqen
gjithmonë masat bazë të sigurisë për të zvogëluar
rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike dhe lëndimit personal,
duke përfshirë sa më poshtë:
1. Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe
manualin e përdorimit të ngarkuesit para përdorimit.
2. Pastrojeni vetëm me leckë të thatë.
3. Mos e instaloni pranë burimeve të nxehtësisë si
radiatorët, regjistruesit e nxehtësisë, sobat ose
aparate të tjera (përfshirë amplifikatorët) që prodhojnë
nxehtësi.
4. Përdorni vetëm pjesët/aksesorët e specifikuar nga
prodhuesi.
5. Hiqeni këtë aparat nga priza gjatë stuhive me rrufe
ose kur nuk është në përdorim për një kohë të gjatë.
6. Radioja me bateri, e cila ka bateri të integruara ose
një paketë baterie të veçantë, duhet të ringarkohet
vetëm me ngarkuesin e specifikuar për baterinë. Një
ngarkues që mund të jetë i përshtatshëm për një lloj
baterie mund të shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me
një bateri tjetër.
7. Përdoreni radion me bateri vetëm me paketat e
specifikuara të baterisë. Përdorimi i baterive të tjera
mund të paraqesë rrezik zjarri.
8. Kur paketa e baterisë nuk është në përdorim, mbajeni
larg objekteve metalike si: kapëset e letrave,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objekte të tjera
të vogla metalike që mund të krijojnë lidhje nga njëri
terminal në tjetrin. Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet
terminaleve të baterisë mund të shkaktojë shkëndija,
djegie ose zjarr.
44
9. Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqet me tokëzim,
si p.sh. tubat, radiatorët, furnelat dhe frigoriferët. Ka
një rrezik më të madh goditjeje elektrike nëse trupi juaj
tokëzohet.
10. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse e prekni aksidentalisht,
shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu bie në kontakt me sytë,
kërkoni edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga
bateria mund të shkaktojë irritim ose djegie.
11. Spina elektrike përdoret si pajisje shkëputjeje dhe
duhet të mbahet gati për përdorim.
RUAJINI KËTO UDHËZIME
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
SIGURIE PËR KUTINË E BATERISË
1. Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni të
gjitha udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese në (1)
ngarkuesin e baterisë, (2) bateri dhe (3) produktin që
përdor baterinë.
2. Mos e çmontoni kutinë e baterisë.
3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar së tepërmi,
ndalojeni menjëherë përdorimin. Kjo mund sjellë rrezik
mbinxehjeje, djegie të mundshme, madje edhe
shpërthim.
4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë
të pastër dhe kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
Kjo mund sjellë humbje të shikimit.
5. Mos bëni qark të shkurtër në kutinë e baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në enë
me objekte të tjera metalike si gozhdë, monedha
etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ndaj ujit ose
shiut. Qarku i shkurtër i baterisë mund të
shkaktojë qarkullim të madh rryme elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë qarkullim
të madh rryme elektrike, mbinxehje, djegie të
mundshme dhe madje prishje.
6. Mos e ruani veglën dhe kutinë e baterisë në vende ku
temperatura mund të arrijë ose të tejkalojë 50°C
(122°F).
7. Mos e digjni kutinë e baterisë edhe nëse është shumë
e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht. Kutia e
baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8. Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Bateritë e përfshira me jone litiumi u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
Për transport tregtar, p.sh. nga palë të treta apo
agjentë përcjellës, duhet të zbatohen kërkesat e
posaçme për paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit që transportohet, nevojitet të
konsultoheni me një ekspert të materialeve të
rrezikshme. Ndiqni gjithashtu rregulloret më të
detajuara të mundshme kombëtare.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dmr110

Table of Contents