Makita LH1040 Instruction Manual page 39

Table top miter saw
Hide thumbs Also See for LH1040:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e fletës të sharrës
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe e
hequr nga priza përpara se ta instaloni ose hiqni
diskun.
Përdorni vetëm çelësa hekzagonalë Makita për
instalimin apo heqjen e diskut. Mospërdorimi i
këtyre çelësave mund të çojë në mbishtrëngim
ose shtrëngim jo të mjaftueshëm të bulonit
hekzagonal. Kjo mund të shkaktojë lëndim trupor.
Sigurojeni bankën në pozicionin më të lartë.
Bllokoni dorezën në pozicionin e ngritur duke shtypur
kunjin bllokues.
Fig.16
Për të hequr diskun, fillimisht lironi vidën shtrënguese
në mënyrë që mbrojtësja e poshtme e diskut B të ulet
siç tregohet në figurë.
Fig.17
Më pas, përdorni çelësin me fole për të liruar bulonin
hekzagonal që mban kapakun qendror duke e rrotulluar
në drejtim kundërorar. Ngrini mbrojtësen e poshtme të
diskut A dhe kapakun qendror, ndërkohë që shtyni
majtas levën pranë dorezës.
Fig.18
Shtypni bllokuesin e boshtit për të bllokuar boshtin dhe
përdorni çelësin me fole për të liruar bulonin hekzagonal
në drejtim orar. Më pas, hiqni bulonin hekzagonal,
flanxhën e jashtme dhe diskun.
Fig.19
Për montimin e diskut, vendoseni me kujdes në bosht
duke u siguruar që drejtimi i shigjetës në sipërfaqen e
diskut të përputhet me drejtimin e shigjetës në kutinë e
diskut. Instaloni flanxhën e jashtme dhe bulonin
hekzagonal dhe më pas përdorni çelësin me fole për të
shtrënguar bulonin hekzagonal (majtas) në mënyrë të
sigurt në drejtim kundërorar, ndërkohë që mbani shtypur
bllokuesin e boshtit.
Fig.20
Fig.21
SHËNIM:
Gjatë instalimit të diskut të sharrës, sigurohuni që
fillimisht ta fusni nga pjesa e jashtme e mbrojtëses
së diskut B dhe më pas ngrijeni në mënyrë të tillë
që, si përfundim, disku të jetë vendosur në
mbrojtësen e diskut B.
Fig.22
KUJDES:
Unaza me diametër të jashtëm 25,0 mm ose 30
mm është instaluar në bosht që në fabrikë. Përpara
montimit të diskut në bosht, sigurohuni gjithmonë
që në bosht të jetë instaluar unaza e duhur për
vrimën e boshtit së diskut që synoni të përdorni.
Ktheni mbrojtësen e poshtme të diskut A dhe kapakun
qendror në pozicionin e tyre fillestar. Më pas shtrëngoni
bulonin hekzagonal në drejtim orar për të siguruar
kapakun qendror. Ngrini mbrojtësen e diskut B deri në
fund dhe shtrëngoni mirë vidën shtrënguese, ndërkohë
që e mbani në pozicionin ngritur. Ulni dorezën për t'u
siguruar se mbrojtëset e poshtme të diskut lëvizin siç
duhet. Përpara kryerjes së prerjes, sigurohuni që
bllokuesi i boshtit e ka liruar boshtin.
Rregullimi i thikës ndarëse
Fig.23
Përpara rregullimit të thikës ndarëse, lironi dy levat duke
i rrotulluar në drejtim kundërorar dhe shtyni bankën në
anën e djathtë pranë thikës ndarëse, në pozicionin e saj
të ulur. Më pas, siguroni bankën duke shtrënguar sërish
mirë dy levat, siç tregohet në figurë.
Duhet të ketë një hapësirë prej rreth 4 - 5 mm ndërmjet
thikës ndarëse dhe dhëmbëve të diskut. Rregullojeni
thikën ndarëse duke liruar dy bulonat hekzagonalë në
drejtim kundërorar me anë të çelësit me fole dhe duke
matur distancën. Shtrëngoni bulonat hekzagonalë në
mënyrë të sigurt dhe më pas kontrolloni nëse mbrojtësja
e sipërme e diskut funksionon shtruar përpara prerjes.
Fig.24
Thika ndarëse është instaluar përpara transportimit nga
fabrika, kështu që disku dhe thika ndarëse janë në vijë
të drejtë.
Fig.25
KUJDES:
Nëse
disku
bashkërenditur siç duhet, gjatë punës mund të
ndodhë ndonjë pickim i rrezikshëm. Sigurohuni që
thika ndarëse është vendosur ndërmjet dy pjesëve
të jashtme fundore të dhëmbëve të diskut, kur
shikoni nga lart. Mund të pësoni lëndim të rëndë
personal gjatë përdorimit të veglës nëse thika
ndarëse nuk është bashkërenditur siç duhet. Nëse
nuk janë të bashkërenditura, cilado qoftë arsyeja,
riparojeni gjithmonë te qendra e autorizuar e
shërbimit e Makita-s.
Mos e hiqni thikën ndarëse.
Instalimi dhe rregullimi i rigës drejtuese
Fig.26
1.
Instalojeni rigën drejtuese në tavolinë në mënyrë
që mbajtësja e rigës drejtuese të kapet te shina
udhëzuese. Shtrëngojeni fort vidën shtrënguese
(B) të rigës drejtuese në drejtim orar.
39
dhe
thika
ndarëse
nuk
janë

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Lh1040f

Table of Contents