Makita LH1040 Instruction Manual page 38

Table top miter saw
Hide thumbs Also See for LH1040:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
pastrimi mund të kryhet më i plotë dhe më efikas. Pas
përfundimit të pastrimit, kryeni procedurën e anasjelltë
më sipër dhe siguroni bulonin.
Në të njëjtin rast për mbrojtësen e sipërme të diskut, siç
u përcaktua më sipër, lironi vidën që e mban atë me anë
të një kaçavide dhe hiqni mbrojtësen e sipërme të diskut.
Pas pastrimit, instalojeni sërish gjithmonë në mënyrë të
sigurt duke e shtrënguar vidën aq sa mbrojtësja e
sipërme e diskut të lëvizë lehtësisht lart e poshtë.
Nëse ndonjëra prej këtyre mbrojtëseve të diskut
çngjyroset si pasojë e vjetërsimit ose ekspozimit ndaj
rrezeve ultraviolet, kontaktoni qendrën e shërbimit të
Makita-s për një mbrojtëse të re. MOS I PENGONI DHE
MOS I HIQNI MBROJTËSET.
Fig.7
Ruajtja e kapacitetit prerës maksimal
Fig.8
Fig.9
Vegla është rregulluar në fabrikë për të ofruar kapacitet
maksimal prerjeje për një disk sharre 260 mm.
Gjatë instalimit të një disku të ri, kontrolloni gjithmonë
pozicionin e kufirit të poshtëm të diskut dhe, nëse është
e nevojshme, rregullojeni si vijon:
KUJDES:
Gjatë këtij rregullimi, pozicionojeni bankën në
pozicionin më të ulët pasi ta keni hequr veglën nga
priza.
Si fillim, hiqni veglën nga priza. Pozicionojeni bankën në
pozicionin më të ulët. Uleni dorezën plotësisht. Përdorni
çelësin me fole për ta rrotulluar bulonin e rregullimit, i cili
gjendet poshtë në vrimën më të madhe në bankë,
derisa pjesa periferike e diskut të zgjatet paksa nën
sipërfaqen e sipërme të bazës së rrotullimit, në pikën ku
pjesa ballore e rigës udhëzuese prek sipërfaqen e
sipërme të bazës së rrotullimit.
Me veglën të hequr nga priza, rrotulloni diskun me dorë
ndërkohë që mbani dorezën të ulur poshtë fare që të
siguroheni që disku të mos prekë asnjë pjesë të bazës
së poshtme. Rregullojeni pak, nëse është nevoja.
KUJDES:
Pas instalimit të një disku të ri, sigurohuni
gjithmonë që disku nuk prek asnjë pjesë të bazës
së poshtme kur doreza është e ulur plotësisht.
Bëjeni këtë veprim gjithmonë me veglën të hequr
nga priza.
Rregullimi i këndit të prerjes me kënd
Fig.10
Lironi dorezën duke e rrotulluar në drejtim kundërorar.
Rrotulloni bazën e rrotullimit ndërkohë që shtypni levën
e bllokimit. Kur të keni lëvizur dorezën në pozicionin e
treguar nga shigjeta në vizoren e këndit të prerjes me
kënd, shtrëngoni fort dorezën në drejtim orar.
KUJDES:
Kur rrotulloni bazën e rrotullimit, sigurohuni që të
ngrini dorezën plotësisht.
Pasi të keni ndryshuar këndin e prerjes me kënd,
gjithmonë siguroni bazën e rrotullimit duke
shtrënguar fort dorezën.
Rregullimi i këndit të pjerrët
Fig.11
Fig.12
Për të rregulluar këndin e pjerrët, lironi levën në pjesën
e pasme të veglës në drejtim kundërorar.
Shtyjeni dorezën majtas për të anuar diskun e sharrës
derisa treguesi të shënojë këndin e dëshiruar në
shkallën e prerjes së pjerrët. Më pas shtrëngoni levën
fort në drejtim orar për të siguruar krahun.
KUJDES:
Sigurohuni që ta ngrini dorezën plotësisht gjatë
animit të diskut të sharrës.
Pasi të keni ndryshuar këndin e prerjes së pjerrët,
gjithmonë siguroni krahun duke shtrënguar levën
në drejtim orar.
Veprimi i ndërrimit
Fig.13
KUJDES:
Përpara se të nisë puna, sigurohuni që vegla
mund të ndizet dhe të fiket.
Për të ndezur veglën, shtypni butonin ON ( I ) (ndezur).
Për ta fikur shtypni butonin OFF ( O ) (fikur).
Ndezja e llambave
Vetëm për modelin LH1040F
Fig.14
Shtypni pozicionin e sipërm të çelësit për ta ndezur
llambën dhe pozicionin e poshtëm për ta fikur.
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë papastërtitë
nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos gërvishtni
lentet e llambës, ose ajo do të ulë ndriçimin.
Rregullimi i nivelit të bankës
Fig.15
Për të rregulluar nivelin e bankës, lironi dy levat duke i
rrotulluar në drejtim kundërorar dhe më pas ngrini ose
ulni bankën. Shtrëngoni levat fort pas rregullimit.
PARALAJMËRIM:
Pozicionojeni bankën në pozicionin më të lartë
gjatë përdorimit të veglës në modalitetin e sharrës
për prerje me kënd dhe në pozicionin e dëshiruar
gjatë përdorimit në modalitetin e sharrës së
tavolinës (modaliteti i sharrës së bankës).
38

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Lh1040f

Table of Contents