Makita 4351T Instruction Manual page 20

Hide thumbs Also See for 4351T:
Table of Contents

Advertisement

1. Prerjet e drejta
► Fig.19: 1. Riga drejtuese
► Fig.20: 1. Çelësi heksagonal 2. Buloni 3. Udhëzuesi
i rigës drejtuese
Kur prisni vazhdimisht gjerësi prej 160 mm ose më
pak, përdorimi i planit lëvizës siguron prerje të shpejta,
të pastra dhe të drejta. Për të instaluar planin lëvizës
në vrimën drejtkëndore në anë të bazës së veglës
me udhëzuesin e planit të drejtuar poshtë. Rrëshqisni
planin lëvizës në pozicionin e dëshiruar për gjerësinë e
prerjes, më pas shtrëngoni bulonin për ta siguruar.
2. Prerjet rrethore
► Fig.21
► Fig.22: 1. Udhëzuesi i rigës drejtuese 2. Çelësi me
filetim 3. Kunji udhëzues i rrumbullakët
Kur bëni prerje në formë qarkore ose harku me
rreze 170 mm ose më pak, instaloni planin lëvizës
si më poshtë.
Fusni planin lëvizës në vrimën drejtkëndore në anë
të bazës së veglës me udhëzuesin e planit të drejtuar
lart. Fusni kunjin e rrumbullakët udhëzues në një nga
dy vrimat në udhëzuesin e planit. Vidhosni çelësin
me vije në kunj për të siguruar kunjin.
Rrëshqisni planin lëvizës në rrezen e dëshiruar
të prerjes dhe më pas shtrëngoni bulonin për ta
siguruar. Më pas shtyjeni bazën përpara deri në fund.
SHËNIM:
Përdorni gjithmonë fletë Nr. B-17, B-18, B-26
ose B-27 kur bëni prerje në formë rrethi ose
harku.
Grupi i përshtatësit të shinës
udhëzuese (aksesor)
► Fig.23
Kur bëni prerje paralele dhe me gjerësi uniforme
ose prerje të drejta, përdorni shinën udhëzuese dhe
përshtatësi i shinës udhëzuese do të sigurojë prerje të
shpejta dhe të pastra.
Për të instaluar përshtatësin e shinës udhëzuese, fusni
shufrën e rigës në vrimën katrore të bazës deri në fund.
Siguroni bulonin fort me çelësin hekzagonal.
► Fig.24: 1. Buloni 2. Shufra e rregullimit
Instaloni përshtatësin e shinës udhëzuese në shinën
udhëzuese. Fusni shufrën e rigës në vrimën katrore të
përshtatësit të shinës udhëzuese. Vendoseni bazën në
anë të shinës udhëzuese dhe siguroni fort bulonin.
► Fig.25: 1. Vida 2. Përshtatësi i shinës drejtuese
3. Shina drejtuese
KUJDES:
Përdorni gjithmonë fletët Nr. B-8, B-13, B-16,
B-17 ose 58 kur përdorni shinën udhëzuese dhe
përshtatësin e shinës udhëzuese.
Pllaka e mbulimit
► Fig.26: 1. Pllaka e mbulimit 2. Bazamenti
Përdorni pllakën e mbulimit kur prisni rimeso
dekorative, plastikë etj. Kjo mbron sipërfaqet e
ndjeshme ose delikate nga dëmtimi. Përshtateni atë në
pjesën e pasme të bazës së veglës.
Pajisja kundër ciflave
► Fig.27: 1. Bazamenti 2. Pajisja kundër ciflave
Për prerje pa cifla mund të përdoret pajisja kundër
ciflave. Për të instaluar pajisjen kundër ciflave shtyjeni
bazën përpara deri në fund dhe përshtateni në anën
e pasme të bazës së veglës. Kur përdorni pllakën e
mbulimit, instalojeni pajisjen kundër ciflave në pllakën
e mbulimit.
KUJDES:
Pajisja kundër ciflave nuk mund të përdoret kur
kryeni prerje me kënd.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e
karbonçinave dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër
duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit
të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të
Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Fletët e sharrës për punime në forma
Çelësi hekzagonal 4
Grupi i planit lëvizës (rigë udhëzues)
Grupi i përshtatësit të shinës udhëzuese
Grupi i shinës udhëzuese
Pajisja kundër ciflave
Hundëza e pluhurit
Pllaka e mbulimit
Tubi (për fshesën me korrent)
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato
mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
20 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

4351ct4351fct

Table of Contents