Samsung SEK-4500 User Manual page 199

Evolution kit
Hide thumbs Also See for SEK-4500:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUSHTET E GARANCISË
1. Garancia është e vlefshme vetëm nëse ndiqet procedura e mësipërme për të bërë një
kërkesë shërbimi brenda garancisë.
2. Detyrimet e Samsung kufizohen deri në riparimin, ose sipas zgjedhjes së saj, në
zëvendësimin e produktit ose të pjesëve defektoze.
3 Riparimet brenda garancisë duhet të kryhen nga qendrat e autorizuara të shërbimit të
Samsung. Nuk do të jepet asnjë dëmshpërblim për riparimet e kryera nga qendrat e
shërbimit ose shitësit e paautorizuar nga Samsung dhe këto riparime dhe dëmtimet e
produktit të shkaktuara gjatë këtyre riparimeve nuk do të mbulohen nga kjo garanci.
4. Ky produkt nuk konsiderohet defektoz për sa i përket materialeve apo cilësisë së punës,
për arsye se kërkohet përshtatje për të qenë në përputhje me standardet kombëtare,
teknike dhe të sigurisë që janë në fuqi në çdo vend ku përdoret dhe që janë të ndryshme
nga vendi në të cilin është krijuar dhe prodhuar.
Kjo garanci nuk mbulon dhe nuk do të ofrohen dëmshpërblime për këtë përshtatje dhe
as për dëmtimet që mund të rezultojnë.
5. Garancia nuk aplikohet për asnjë produkt që është dëmtuar ose është ka pësuar defekte
si pasojë e ndonjë prej arsyeve të mëposhtme të papërfshira, përkatësisht:
− si pasojë e aksidenteve, keqpërdorimit ose abuzimit;
− përmes mospërdorimit të produktit për qëllimet e tij normale;
− nga përdorimi i pjesëve që nuk janë prodhuar ose shitur nga Samsung;
− nga modifikimi pa lejen me shkrim të Samsung;
− nga dëmtimi i shkaktuar nga transportimi, pakujdesia, luhatjet ose ndërprerja
e energjisë;
− nga dëmtimi i shkaktuar nga rrufetë, uji, zjarri ose fatkeqësitë natyrore;
− si rezultat i përdorimit të zakonshëm; ose
− nga ndryshimet në mënyrat e transmetimit ose standardet e produktit nga
njëri shtet në tjetrin.
6. Kjo garanci është e vlefshme për çdo person që ka marrë produktin në pronësi me rrugë
ligjore gjatë periudhës së garancisë.
7. ASNJË NGA KUSHTET E KËSAJ GARANCIE NUK PËRJASHTON DHE NUK KUFIZON
PËRGJEGJËSINË E SAMSUNG NË RAST VDEKJEJE OSE LËNDIMI PERSONAL TË
SHKAKTUAR NGA NJË NEGLIZHENCË E PROVUAR NGA ANA E SAMSUNG, PËRVEÇSE
KUR KUFIZIME OSE PËRJASHTIME TË TILLA LEJOHEN NGA LIGJI.
8. ME PËRJASHTIM TË PËRGJEGJËSISË SË SAMSUNG, E CILA NUK MUND TË
PËRJASHTOHET OSE TË KUFIZOHET NGA LIGJI, SAMSUNG NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS
PËR: DËMTIME, HUMBJE OSE SHPENZIME TË TËRTHORTA, AKSIDENTALE, TË VEÇANTA
OSE SHKAKËSORE; OSE PËR HUMBJE TË FITIMEVE; OSE PËR HUMBJEN E PËRDORIMIT
OSE HUMBJEN E TË DHËNAVE; OSE PËR DËMTIM TË IMAZHIT, TË REPUTACIONIT
OSE PËR HUMBJE TË AKTIVITETIT, TË CILAT RRJEDHIN DREJTPËRDREJT OSE
JODREJTPËRDREJT NGA BLERJA, PËRDORIMI OSE SHITJA E PRODUKTIT, PAVARËSISHT
NËSE SAMSUNG ËSHTË KËSHILLUAR OSE KA QENË NË DIJENI TË MUNDËSISË SË
KËTYRE DËMTIMEVE, HUMBJEVE APO SHPENZIMEVE.
9. PËRVEÇ PËRGJEGJËSISË SË SAMSUNG, E CILA NUK MUND TË PËRJASHTOHET OSE
TË KUFIZOHET NGA LIGJI, PËRGJEGJËSIA E SAMSUNG SIPAS OSE NË LIDHJE ME KËTË
GARANCI, BLERJE, PËRDORIM OSE SHITJE TË PRODUKTIT NUK DO TA KALOJË ÇMIMIN E
PAGUAR PËR PRODUKTIN SI TË RI.
10. ME PËRJASHTIM TË RASTIT KUR PARASHTROHEN NË GARANCI, TË GJITHA KUSHTET,
GARANCITË DHE KUSHTET E DEKLARUARA SIPAS OSE JO SIPAS LIGJIT, PËRJASHTOHEN
NË MAKSIMUMIN E LEJUAR ME LIGJ.
11. Kushtet e mësipërme të garancisë nuk ndikojnë tek të drejtat ligjore si konsumator ose
jo.
Shqip-19

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents