Samsung SEK-4500 User Manual page 189

Evolution kit
Hide thumbs Also See for SEK-4500:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
• Para se të lidhni kordonin elektrik (AC) me folenë e ushqyesit (DC), sigurohuni që tensioni i përcaktuar i ushqyesit (DC) të
korrespondojë me linjën lokale elektrike.
• Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të shkaktojë rrezik goditjeje elektrike.
• Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga
tekniku i kualifikuar.
• Sigurohuni ta shtyni spinën në prizë derisa të puthitet mirë. Kur hiqni kordonin elektrik nga priza, tërhiqeni gjithmonë nga
spina. Mos e hiqni kurrë duke e tërhequr nga kordoni. Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
• Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga
priza dhe kontaktoni shitësin ose qendrën e autorizuar të shërbimit.
• Sigurohuni ta hiqni spinën nga priza nëse televizori dhe grupi "Evolution" nuk do të përdoren ose nëse do të ikni nga
shtëpia për një kohë të gjatë (veçanërisht kur fëmijët, të moshuarit ose ata me aftësi të kufizuara do të lihen vetëm në
shtëpi).
– Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke bërë që kordoni të
lëshojë shkëndija dhe nxehtësi, ose t'i prishet veshja izoluese.
• Sigurohuni të kontaktoni një qendër të autorizuar shërbimi "Samsung" për informacion nëse doni të instaloni grupin
"Evolution" në një vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të ulëta, me lagështi të lartë, me substanca kimike
ose diku ku do të funksionojë 24 orë në ditë si p.sh. Në një aeroport, stacion treni etj. Nëse nuk veproni kështu, mund të
çojë në dëme të rënda të grupit "Evolution".
• Përdorni vetëm spina dhe priza të tokëzuara siç duhet.
– Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim të pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë I.)
Shqip-9

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents